Kerko Mesazhet ketu

Saturday 2 April 2016

Ju, bijtë e Mi, jeni të bekuar nëse vuani në Emrin Tim

E Enjte, 27 Tetor 2011, në 15:30 

Bija Ime fort e dashur, numri në rritje i sprovave që ti po kalon tani në emrin Tim nuk është një rastësi. Ndërsa Satani vazhdon të të torturojë, vetëm mendo për shpirtrat që po shpëton përmes kësaj vuajtjeje. Përpiqu që të ngrihesh përmbi këto vështirësi dhe më mbaj Mua në mendimet e tua gjatë gjithë kohës. 

Lutu tek Nëna Ime e dashur për mbrojtje dhe recitoje Rruzaren e Shenjtë sa më shpesh që të mundesh. 

Është e rëndësishme që të gjithë ndjekësit e Mi të kërkojnë mbrojtje kundër mashtruesit i cili pret për çdo rast që të krijojë dyshime në mendjet e tyre. 

Ai dhe djajtë e tij janë kudo. Ata do të përdorin çdo taktikë të mundur për të shkaktuar ç’rregullsi në jetën tuaj. Ta dini, kur kjo të ndodhë, se ju keni qenë prekur nga Mësimet e Mia dhe se ju tani po mbani Kryqin Tim. 

Kurrë mos u frikësoni, fëmijë, sepse ju të gjithë jeni të aftë për t’u ngritur nga kjo shkretëtirë përmes forcës që Unë tani hedh mbi secilin prej jush, ushtria Ime. Ju do të triumfoni mbi të ligun dhe ligësinë e tij. Sa më shumë që të luteni të bashkuar, aq më i madh do të jetë muri i mburojës. As edhe një nga fëmijët e Mi që vuan persekutim si rezultat direkt i punës për Mua nuk mund të preket nga i ligu. 

Ju, fëmijët e Mi, jeni të bekuar nëse vuani në Emrin Tim megjithëse ju do ta keni të vështirë për ta kuptuar këtë. 

Shpërfillini të tilla sulme. Kthejuni shpinën. Mos reagoni. Qëndroni të heshtur. Lutuni për forcë. Unë Jam me ju. 

Jezu Krishti juaj i dashur