Kerko Mesazhet ketu

Monday 18 April 2016

Ti do të urrehesh në shumë rrethe dhe do të ta kenë frikën në të tjera

E Hënë, 7 Nëntor 2011, në 20:50

Bija Ime e dashur, ti duhet të dëgjosh. Ndërsa profecitë e Mia shpalosen dhe kur Fjala Ime e Shenjtë të fillojë të pranohet dhe të dëgjohet, ti duhet të bësh kujdes. Ti, bija Ime, do të urrehesh në shumë rrethe dhe do ta kenë frikën në të tjera.

Profecitë e Mia, të cilat do të jepen ty, janë për të siguruar që të mos ketë asnjë dyshim në mendjet e të gjithë fëmijëve të Mi se premtimi i shpëtimit të përjetshëm më në fund do të realizohet.

Bija Ime, ti do të ndjehesh e izoluar, e refuzuar, e frikësuar dhe do të vuash rëndë në Emrin Tim.

Pa sakrificën tënde, Unë nuk mund ta përmbushja premtimin Tim për ta shpëtuar njerëzimin, që çdo shpirti t’i jepet mundësia për të përfituar nga trashëgimia që iu takon atyre.

Unë iu bëj thirrje shërbëtorëve të Mi të shenjtë që të të mbrojnë, bija Ime, sepse do të jetë detyra e tyre e shenjtë. Me kalimin e kohës ata do ta kuptojnë se cili është roli i tyre. Ndërkohë, Unë iu bëj thirrje të gjithë ndjekësve të Mi të shtrenjtë që të luteni për mbrojtjen tuaj kundër forcave djallëzore, që udhëhiqen nga Satani, të cilët kërkojnë ta shkatërrojë botën për përfitimin e tyre vetjak.

Qëndroni të fortë. Lutuni për mbrojtje dhe përfshini ndihmën e Nënës Sime të Bekuar në çdo kohë.

Jezusi juaj
Shpëtimtari dhe Shpenguesi i Njerëzimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/11/07/you-will-be-hated-in-many-quarters-and-feared-in-others/