Kerko Mesazhet ketu

Sunday 24 May 2020

Menjëherë sa paganizmi ta mbërthej Kishën Time, kjo do të shënoj kapitullin e fundit

E Shtunë, 24 Maj 2014, në 21:20

Bija Ime fort e dashur, arsyeja kryesore që shumë njerëz sot, dhe në veçanti të rinjtë, që nuk duan t’ja dinë për Mua është për arsye të vetë-interesit të plotë të tyre. Vetë-kënaqësia, dhe një dëshirë për të kënaqur veten dhe qefet e tyre, ka bërë që dashuria e vërtetë për njëri tjetrin të ketë humbur dhe ka fare pak bamirësi të pranishme tek shpirtra të tillë. Kur ata e largojnë veten nga të tjerët, për të ndjekur vetë-kënaqësitë, ata nuk mund ta duan fqinjin e tyre. Kur ata nuk e duan fqinjin e tyre, ata nuk mund të më duan Mua.

Ndarja nga Hyji kurrë nuk ka qënë kaq e përhapur. Me fare pak dashuri në zemrat e tyre, i ligu gjen një ambjent mikpritës në të cilin ai zë rrënjë. Kur i ligu është vendosur, tek shpirtrat që ai gjuan, do të rritet dhe do të përhapet me të shpejtë.

Sa më shumë që përhapet, aq më pak dashuri do të jetë tek shpirti dhe një urrejtje për të tjerët do të futet brënda tij. Së shpejti, urrejtja, xhelozia, zilia, kopracia dhe lakmia do të bëhen tipare të zakonshme, që e bashkojnë shoqërinë moderne, deri kur gradualisht, ajo do të bëhet e përshtatshme sa shpirtrat nuk do të ndjejnë asgjë. Boshllëku i shpirtit çon në rrezik të madh, sepse i ligu është inteligjent dhe ai do t’i përdori shpirtrat në atë fazë të fillojnë luftë kundër Pranisë së Hyjit në botë. Kur bota jepet pas vetë-interesit dhe kërkon çdo lloj të drejte, gjë që duket të jetë shumë më e rëndësishme se dhënia me bujari e vetë-vetes – atëherë asgjë e mirë nuk mund të vij prej kësaj.

Kur Luciferri nuk ju bind Atit Tim, ishte krenaria, që e çoi atë drejt rënies së tij. Krenaria dhe një dashuri për veten, ku gjithçka tjetër vjen dytësore, do të çojnë në rënien finale të rracës njerëzore. Mosbindja ndaj Hyjit është e shfrenuar në këtë kohë. Fare pak respekt për Urdhërimet e Tij mund të shihet dhe kjo do të thotë se njeriu do t’i thyej secilin nga 10 Urdhërimet. Kur Urdhërimi i Parë të thyhet nga Kisha Ime në Tokë – fortesa finale e Atit Tim mbi fëmijët e Tij – bota do të dëshmoj ndëshkimin më të keq që nga përmbytja.

Menjëherë sa paganizmi ta mbërthej Kishën Time, kjo do të shënoj kapitullin e fundit.

Kur fëmijët e Hyjit e duan veten e tyre dhe krekosen para Tij, Ai derdh Lotë të hidhur. Por, kur Ai është zëvëndësuar me paganizmin dhe një zot të rremë në zemrat e të gjithëve, Zemërimi I Tij do të jetë i padëgjuar.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/05/24/once-paganism-grips-my-church-this-will-mark-the-final-chapter/