Kerko Mesazhet ketu

Sunday 1 July 2018

Virgjëra Mari: Askush nuk do ta pengojë Librin e së Vërtetës që t’i zbulohet botës

E Mërkurë, 1 Shkurt 2012, në 20:15

Fëmija im, kur ti punon për Birin tim të dashur, Jezu Krishtin, ti duhet të tregosh bindje gjatë gjithë kohës.

Kurrë mos e vër në pyetje Fjalën e Tij të Shenjtë sepse Ai flet të Vërtetën dhe vetëm të Vërtetën.

Kaq shumë prej fëmijëve të mi e vënë në pyetje çdo Fjalë që Ai thotë, që nga fillimi. Për çdo njeri që i bindet Fjalës së Tij të Shenjtë, ashtu siç është e përmbajtur në Librin e Atit tim, gjithmonë do të ketë një tjetër që e interpreton Fjalën e Tij në një mënyrë të ndryshme.

Ti duhet të bësh gjithçka që të kërkohet nën drejtimin e Birit tim. Kurrë mos u dorëzo ndaj atyre që kërkojnë që Fjalët e Tij t’i përshtaten interpretimit të tyre.

Lëviz tani, fëmija im, me shpejtësi që t'i mbartësh Mesazhet e dhëna botës nga Biri im për të shpëtuar mëkatarët që janë të humbur. Biri im ka vetëm një qëllim dhe ai është që të shpëtohen shpirtrat. Mos ki frikë, fëmija im, sepse çdo gjë që Biri im të thotë nuk bie në kundërshtim me Mësimet e Kishës së Tij Më të Shenjtë në Tokë.

Dhuratat e Tij ndaj fëmijëve të mi janë shumë të veçanta dhe po jepen në këto, kohët e fundit, për të gjithë shpirtrat.

Kaq bujar dhe i Mëshirshëm është Biri im saqë Ai do t’i vërshojë mëkatarët me Hire të veçanta, për të siguruar shpëtimin e tyre. 

Kushdo që përpiqet ta ndalojë Birin tim në Misionin e Tij, për ta përgatitur botën për Ardhjen e Tij të Dytë, do të ndalohet nga Dora e Atit tim të Përjetshëm.

Kjo Punë, për të zbuluar Librin e së Vërtetës, ndërsa Vulat po hapen, është një nga Misionet më të rëndësishme mbi Tokë për Atin tim.

Botës i është premtuar e Vërteta, në këtë kohë.

Të gjithë shpirtrave, besimtarëve dhe jo-besimtarëve, iu duhet treguar e Vërteta, sepse ata janë aq të larguar nga Kisha, sa duhet t’iu jepet atyre në këtë mënyrë.

Të gjithë engjëjt kanë qenë dërguar në Tokë për të mbrojtur njerëzimin kundër mashtruesit, dhe gënjeshtrave që ai përhap rreth të Vërtetës së shpëtimit të përjetshëm.

Njerëzimi mund të mos dëshirojë ta dëgjojë të Vërtetën dhe shumë pengesa do të vihen para teje, fëmija im, por do të jetë e kotë.

Askush nuk do ta pengojë Librin e së Vërtetës që t’i zbulohet botës,
sepse po të përpiqen ta bëjnë këtë, Fuqia e Atit tim do të lëshohet, si Flakët e Zjarrit t
ë derdhura prej Qiejve. Bija ime kurrë mos i dysho këto Mesazhe ndërsa ato po të jepen ty.

Kurrë mos e ndrysho as edhe një fjalë për t’iu përshtatur atyre që përpiqen të të bëjnë ty ta ndryshosh Fjalën e Hyjit.

Mund të ketë vetëm një Mësues dhe ky është Hyji - në Emër të Atit, të Birit, dhe të Shpirtit të Shenjtë.

Shko tani me sigurinë që të nevojitet.

Mbaje mend, këto Mesazhe prej Birit tim, janë për të gjithë fëmijët e Hyjit dhe nuk janë vetëm për Kishën e Tij Katolike apo për popullin e tij të zgjedhur Hebrenjtë. Ato janë për çdokënd.

Çdo shpirt është i dashur nga Ati im, njëlloj. Asnjë shpirt nuk konsiderohet më i rëndësishëm se tjetri.

Nëna juaj Qiellore
Nëna e Shpëtimit