Kerko Mesazhet ketu

Friday 19 October 2012

Kthimi në besim ndodh i pari. Pastaj persekutimi. Pastaj Shpëtimi. Sipas këtij rendi.

E Mërkurë, 19 Shtator 2012, në 20:45

Bija Ime fort e dashur, një ndryshim i madh është duke ndodhur tani në botë dhe Drita e Mëshirës Sime po afrohet.

Asnjë njeri të mos besojë se, ajo që Unë them se ka për të ndodhur, nuk do të ndodhi.

Unë flas vetëm të Vërtetën prandaj ju duhet të keni besim tek Unë.

Shpirti Im i Shenjtë po zbret me shpejtësi mbi njerëzimin tani për t’i përgatitur ata për Mëshirën Time të Madhe.

Asnjë njeri të mos dështojë në përgatitje apo në përhapjen e Fjalës Sime, që shpirtrat të mund të shpëtohen.

Gjithçka është mirë tani, bija Ime, sepse gjithçka është në vend që Fjala Ime të përhapet si një lule e egër që do të lëshojë rrënjë në çdo komb.

Aroma e ëmbël e Dhuratës Sime të dashurisë po ndjehet madje edhe nga ata me pak besim. Sepse ata janë të vetëdijshëm për një ndryshim dhe një transformim, por nuk e kuptojnë se çfarë është duke ndodhur.

Tregoju atyre se Hyji Zot, Mbreti i Mëshirës, po përgatitet që të kthehet për herën e dytë për t'i shpëtuar ata.

Besëlidhja Ime po i afrohet fazës kur kthimi në besim të kryhet i pari. Pastaj persekutimi. Pastaj Shpëtimi. Sipas këtij rendi.

Kini besim tek Unë dhe përgatiteni veten sepse koha e kthimit në besim të shumë prej njerëzve për shumë prej njerëzimit është afër.

Shumë pengesa po vihen para jush dishepujt e Mi. Kjo është ajo që duhet të bëni.

Ecni drejt. Drejtohuni drejt Meje përgjatë udhës dhe qëndroni me dinjitet pavarësisht se çfarë fyerjesh t’ju jenë hedhur ju hidhen. Duke bërë kështu, dhe duke mos u ngatërruar me bishën që punon përmes të tjerëve për t'ju bërë që të dyshoni në besimin tuaj, ju e mposhtni atë.

Kjo është arsyeja pse Unë qëndrova i heshtur dhe rrallë herë iu përgjigja akuzuesve të Mi, ekzekutuesve të Mi. Sepse nëse do ta bëja, kjo do t’i kishte dhënë fuqi Satanit.

Vdekja Ime e shkatërroi fuqinë që ai kishte përmbi fëmijët e Hyjit. Ai më pas e humbi fuqinë e tij për t’i vjedhur të gjithë shpirtrat. Tani që Unë vij përsëri, shumë shpejt ai do ta humbasë të gjithë fuqinë. Por deri atëherë, ai do të vazhdojë të vjedhë shpirtra.

Jini të fortë. Jini të qetë. Jini të guximshëm. Unë jam me ju. Kur ju e dorëzoni vullnetin tuaj dhe besoni tek Unë plotësisht, ju do të jeni të sigurt.

Jezusi juaj