Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 2 October 2012

Kjo është përgjegjësia që Unë ju jap juve, Dishepujve të Mi, që të ktheni në besim shpirtrat për të cilët Unë kam më shumë etje

E Hënë, 27 Gusht 2012, në 19:20
Bija Ime fort e dashur, Dashuria Ime për dishepujt e Mi, të cilët i janë përgjigjur Mesazheve të Mia, e ka zmadhuar Zemrën Time të Shenjtë në përmasa të tilla saqë ajo tani do të shpërthejë me një bollëk Hiresh.
Hiret e Mia zbrazen mbi ju, ndjekësit e Mi të dashur në këtë kohë.
Ato po ju jepen për ta forcuar vendosmërinë tuaj për të përhapur Fjalën Time të Shenjtë.
Mesazhet e Mia nga Qielli do t'i ushqejnë shpirtrat, përfshirë edhe ato më të nxirat, me oksigjenin që iu nevojitet për t’i mbijetuar errësirës së hedhur mbi botë nga Satani.
Influenca e tij e padukshme por e fuqishme, i dobëson madje edhe besimtarët më të fortë të cilët fillojnë që ta vënë në dyshim besimin e tyre.
Kur Unë ju jap këto Hire, Unë e bëj këtë për një arsye.
Ju, dishepujt e Mi, jeni spiranca nga e cila do të tërhiqen të gjithë shpirtrat që enden të hutuar dhe pa një qëllim. Edhe nëse ata nuk do t'ju dëgjojnë në fillim, ju duhet të këmbëngulni.
Jepuni atyre kopje të Mesazheve të Mia dhe të Lutjeve të Mia të Kryqëzatës dhe largohuni në heshtje.
Ata do të preken në një farë mënyre nga Shpirti i Shenjtë. Nëse ata nuk i pranojnë ato, ata do ta kenë të vështirë që thjesht të largohen dhe t'i harrojnë. Jo, ata do të kthehen për Mua.
Disa do të kthehen pa shumë qejf. Kurioziteti do t’i shtyjë më tepër.
Disa të tjerë do të kthehen me pikëpamjen për të provuar që t'i mënjanojnë këto Mesazhe dhe për t'ju bindur juve që të bëni të njëjtën gjë.
Të tjerë do të kthehen që të debatojnë me ju, të tallen me ju dhe t'ju sfidojnë.
Të tjerë do t'ju thonë se këto Fjalë nuk vijnë nga Unë dhe kjo do t'jua thyejë zemrat.
Por më pas do të jenë të konvertuarit. Ata që do të vijnë duke vrapuar drejt jush me gëzim të pastër në zemrat e tyre duke u lutur për më shumë.
Do të jenë këta shpirtra ata të cilët do e bëjnë të tërë punën të vlefshme.
Megjithatë janë shpirtrat e errët për të cilët ju duhet të luteni më së tepërmi dhe është për shkak të tyre që Unë i hedh Hiret e Mia përmbi ju, me qëllim që ju të mund të ndihmoni të shpëtoni shpirtrat e tyre. Sepse pa ndihmën tuaj, nuk ka asnjë shpresë për ta.
Kjo është përgjegjësia që Unë ju jap juve, Dishepujve të Mi, që të ktheni në besim shpirtrat për të cilët Unë kam më shumë etje. 
Jezusi juaj