Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 25 June 2014

Nëna e Shpëtimit: Për çdo hap që ju merrni për t’u afruar me Birin tim të Shtrenjtë, ju do të bëni dy hapa mbrapsht

E Mërkurë, 18 Qershor 2014, në 14:51

Bijtë e mi, më ndiqni mua, Nënën e Shpëtimit, dhe merreni dorën time ndërsa ju drejtoj përgjatë udhës të së Vërtetës të Birit tim. Do të jetë përmes ndërhyrjes sime që shumë nga ju do të gjejnë guximin të ecin në këtë udhë me gjëmba dhe të shtruar me gurë drejt Shpëtimit të Përjetshëm.

Fëmijë të dashur, për ta njihur Birin tim me të vërtetë, kërkohet këmbngulje e madhe. Ju duhet ta hapni mëndjen tuaj, zemrën dhe shpirtin tuaj, pa asnjë shenjë dyshimi apo krenarie, përpara se të jeni të aftë të shikoni. Kur e Vërteta t’ju zbulohet brënda zemrave tuaja, ju duhet të kapeni pas saj, sepse ajo do të jetë mjeti me të cilën ju do të çliroheni.

Për çdo hap që ju merrni për t’u afruar me Birin tim të Shtrenjtë, ju do të bëni dy hapa mbrapsht, për shkak të mënyrës me të cilën i ligu do t’ju ngacmoj.

Ai kurrë nuk do të pushoj së provuari dhe për t’ju larguar nga Krishti, sepse ai e ka bërë atë misionin e tij të turpshëm për t’ju tërhequr në drejtim të kundërt. Prandaj kur ju të rrëzoheni përgjatë udhëtimit tuaj ju duhet të ngriheni përsëri dhe t’ja filloni nga fillimi. Për çdo herë që ju bëni një hap mbrapsht, dijeni se gjithçka që influencon Satani gjithmonë do të jetë mbrapsht – në kundërshtim me gjithçka që Biri im i dhuroi racës njerëzore.

Prandaj do t'ju kërkohet durim i madh, por menjëherë sa ju e keni kapërcyer çdo pengesë, ju do të ecni më shpejt përgjatë udhës drejt Birit tim.

Çdo pengesë, kur është kapërcyer, do t’ju bëj më të fortë në besimin tuaj. Dhe kur besimi juaj të bëhet i fortë, asgjë nuk do të qëndroj në udhën tuaj për t’u bërë dishepull i vërtetë i Jezu Krishtit.

Shkoni në paqe, fëmijë të dashur, dhe më lejoni mua, Nënën e Shpëtimit, t’ju ndihmoj të bëheni më të fortë në dashurinë tuaj për Jezu Krishtin, sepse pa Atë ju kurrë nuk do të gjeni paqen dhe ngushëllimin që kërkoni në këtë jetë apo përtej.