Kerko Mesazhet ketu

Sunday 8 April 2012

Koha për përçarjen brenda Kishës, pothuajse ka ardhur dhe ju duhet të përgatiteni tani

E Martë, 20 Mars 2012, në 21:20

Bija Ime fort e dashur, Unë dëshiroj t'i përqafoj të gjithë dishepujt dhe ndjekësit e Mi kudo që janë në Krahët e Mi në këtë moment.

Unë kam nevojë për ngushëllimin tuaj fëmijë. Unë kam nevojë për ngushëllimin tuaj në vuajtjet e Mia, ndërsa Unë derdh lot për Kishën Time mbi Tokë.

Kaq shumë të larguar janë bërë disa nga shërbëtorët e Mi të shenjtë, sa shumë nuk besojnë në Ardhjen Time të Dytë.

Ata priftërinj, peshkopë dhe kardinalë që besojnë, po shtyhen mënjanë dhe po detyrohen të mbajnë heshtjen.

Sa lot derdh Unë për këta dishepuj të Mi të gjorë, të çmuar që e kanë premtuar jetën e tyre tek Unë dhe në përhapjen e Mësimeve të Mia tek njerëzimi.

Shumë shpejt ata do të duhet të kenë kujdes se çfarë thonë për Fjalën Time të Shenjtë, sepse ata do të detyrohen të shpallin mësimet e një gënjeshtari, shpirti i të cilit nuk vjen nga Drita.

Bashkohuni tani, fëmijët e Mi, priftërinjtë e Mi të dashur dhe të gjithë ata që më duan Mua dhe më ndihmoni Mua t’i shpëtoj shpirtrat. Për ta bërë këtë ju nuk duhet të humbisni as edhe një moment. Ju duhet t’i tregoni të tjerëve për Lavdinë e Madhe që shtrihet përpara për secilin dhe çdonjërin prej jush në Ardhjen Time të Dytë.

Kjo Ngjarje Madhështore dhe e Lavdishme do të jetë momenti kur ju përfundimisht do të bashkoheni me Mua, Jezusin tuaj të shtrenjtë, I cili ju do kaq shumë të gjithëve.

Ju, ndjekësit e Mi të dashur, duhet të qëndroni në gatishmëri gjatë gjithë kohës.

Ju do të tundoheni për të më braktisur Mua, për t'i mohuar Mësimet e Mia të Vërteta dhe do të detyroheni që ta nderoni dhe t’i bindeni ujkut të veshur me lëkurë deleje.

Kaq shumë shpirtra të shkretë jo vetëm që do të bien pre e papës së rremë – profetit të rremë, të parathënë kaq kohë më parë – por ai do t’ju bëjë që të besoni se ai ka fuqi hyjnore.

Fëmijë koha për përçarjen brenda Kishës pothuajse ka ardhur dhe ju duhet të përgatiteni tani.

Bashkohuni në një.

Mbështetuni tek njëri-tjetri.

Mbrojeni njëri-tjetrin dhe lutuni për ata që do të ndjekin udhën e gabuar dhe do t'i bëjnë nderime profetit të rremë.

Shumë lutje kërkohet, por nëse bëni ashtu si ju them Unë, ju mund të shpëtoni shpirtra.

Ju, ndjekësit e Mi të shtrenjtë, do të formoni Kishën Time të Mbetur mbi Tokë dhe do të udhëhiqeni nga ata shërbëtorë të shenjtë trima, të cilët do ta njohin profetin e rremë për çfarë ai është në të vërtetë.

Mos kini frikë, sepse Unë Jam duke ju dhuruar Hiret e urtësisë, qetësisë dhe dijes mbi secilin prej jush që ma kërkon ta bëj këtë, me anën e kësaj lutjeje:

O Jezus, më ndihmo ta shoh të Vërtetën e Fjalës Tënde të Shenjtë, në çdo kohë, dhe të qëndroj besnik ndaj Mësimeve të Tua, pa marrë parasysh se sa shumë jam i detyruar të të refuzoj Ty. Amen.

Ngrihuni tani dhe të jeni të guximshëm, të gjithë ju, sepse Unë kurrë nuk do t’ju braktis.

Unë do të eci me ju në udhën me gjemba dhe do t’ju udhëheq të sigurt drejt Portave të Parajsës së Re.

Gjithçka që ju duhet të bëni është të keni besim të plotë tek Unë.

Shpëtimtari juaj i dashur 
Jezu Krishti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/03/20/the-time-for-the-schism-in-the-church-is-almost-here-and-you-must-get-prepared-now/