Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 11 April 2012

Jezusi zbulon detajet e Kryqëzimit të Tij

E Enjte, 29 Mars 2012, në 13:15

Bija Ime fort e dashur, koha që Unë të vuaj më shumë do të vijë, kur Mundimi Im në Kryq të përkujtohet.

Asnjë njeri nuk e kupton shkallën e vuajtjes Sime, gjatë Kryqëzimit Tim apo se në çfarë mënyre Unë u fshikullova.

Torturimi Im me kamzhik ishte më i keqi i mundshëm. Unë u godita egërsisht - nga dhjetë burra dhe çdo centimetër i trupit Tim u fshikullua.

Mishi në pjesën e Kurrizit Tim u shqye dhe Kockat e Shpatullave të Mia ishin të dukshme.

Unë mezi mund të qëndroja në këmbë dhe njërin Sy e kisha të nxirë dhe të dërrmuar.

Unë mund të shikoja vetëm me Syrin e majtë.

Në kohën kur më çuan Mua para Poncit Pilat dhe më vendosën Kurorën me Gjemba në Kokë, Unë mezi mund të qëndroja në këmbë.

Më pas ata më zhveshën komplet, përpara se të më vinin një rrobë të kuqe të shkurtër përmbi Kokë, dhe pastaj vendosën një degë palme në Dorën Time të djathtë.

Çdo gjemb ishte si një gjilpërë, kaq të mprehtë ishin. Njëri prej këtyre gjembave gjithashtu e shpoi Syrin Tim të djathtë, i cili më la Mua pothuajse të pa-aftë për të shikuar.

Unë humba kaq shumë Gjak sa fillova të vjell dhe isha kaq i trullosur sa kur fillova ngjitjen Time për në Kalvar, nuk isha në gjendje të mbaja Kryqin.

Unë rashë aq shumë herë, sa u deshën orë përpara se të arrija majën e kodrës.

Unë isha goditur dhe fshikulluar në çdo hap të udhës.

Trupi Im ishte i tëri i gjakosur dhe i mbuluar me një djersë të trashë e prodhuar prej diellit përcëllues.

Disa herë më ra të fikët.

Për sa shumë kjo të ishte e dhimbshme dhe agonizuese, më e frikshmja nga të gjitha ishte urrejtja e treguar ndaj Meje, jo vetëm nga të rriturit përgjatë rrugës, por edhe nga fëmijët, të cilët më godisnin Mua me shkelma, pasi ata ndiqnin shembullin e prindërve të tyre.

Britmat që dilnin prej gojëve të tyre dhe urrejtja nuk ishin asgjë në krahasim me frikën që ata kishin ndaj Meje. 

Sepse, pas gjithë kësaj, ata nuk ishin akoma të sigurt nëse Unë isha apo jo, në të vërtetë, Mesia, që ata ishin duke e pritur prej kaq kohësh.

Ishte më e lehtë, kështu, që të më urrenin Mua, të më mohonin Mua, sesa të më pranonin Mua, sepse kjo do të thoshte që atyre do iu duhej të ndryshonin udhët e tyre.

Momenti Im më i dhimbshëm, ishte kur Unë dergjesha në tokë në njërën anë, i goditur përsëri me shkelma në kurriz, dhe pashë Nënën Time të dashur që po më shikonte Mua.

Ajo ishte me zemër të thyer dhe duhej të mbahej nga dy prej dishepujve të Mi.

Unë mund ta shikoja atë vetëm përmes njërit Sy të mbetur, dhe nuk mund të duroja të shikoja vuajtjen e saj.

Talljet, britmat dhe ulërimat nga turmat prej qindra njerëzish mund të ndjeheshin nga toka ku Unë dergjesha dhe u deshën 600 ushtarë për të organizuar dhe mbikëqyrur Kryqëzimin Tim dhe të gjashtë të tjerëve.

Unë isha qendra kryesore e vëmendjes së tyre dhe të tjerët nuk vuajtën siç vuajta Unë.

Kur Kyçet e Duarve të Mia, tek baza e Gishtave të Mëdhenj, u gozhduan në Kryq, Unë nuk mund të ndjeja më asgjë.

Trupi Im ishte kaq i dëmtuar dhe i ënjtur saqë kisha kaluar në shok.

Shpatullat e Mia ishin zhvendosur dhe Krahët e Mi ishin shkulur nga vendi i tyre.

Dëmi më i keq fizik u krye mbi Trupin Tim, përpara se Unë të gozhdohesha në Kryq.

Unë nuk nxora asnjë britmë.

Asnjë protestë.

Vetëm një pëshpërimë.

Kjo i tërboi ekzekutuesit e Mi, të cilët donin të shikonin një reagim për të kënaqur epshet e tyre.

Unë kurrë nuk u angazhova me ata, sepse po ta bëja, kjo do të thoshte që Unë të angazhohesha me Satanin dhe djajtë e tij, që i infektonin shpirtrat e tyre.

Kjo ishte arsyeja se përse egërsia e tyre ndaj Meje ishte kaq intensive.

Unë qëndrova i varur në Kryq për pesë orë.

Dielli ishte përcëllues dhe nuk kishte re për ta penguar djegien e Lëkurës Sime.

Sapo Unë dhashë frymën Time të fundit, Ati Im dërgoi re të zeza, si dhe bubullima e vetëtima.

Stuhia që filloi ishte e një shkalle kaq të frikshme dhe aq e papritur, sa spektatorët e Mi nuk kishin më asnjë dyshim në atë moment se Unë isha, me të vërtetë, Shpëtimtari që kishte qenë dërguar nga Hyji Atë. 

Unë ta zbuloj këtë, bija Ime, si një Dhuratë për ty, si shpërblim për aktin madhështor të vuajtjes që ti më ke ofruar Mua.

Tregoju fëmijëve të Mi se Mua nuk më vjen keq për Mundimin Tim në Kryq.

Ajo që më vjen keq është se Sakrifica Ime është harruar dhe se shumë njerëz e mohojnë që Kryqëzimi Im ndodhi me të vërtetë.

Shumë nuk e kanë fare idenë se çfarë m’u desh Mua të vuaja, sepse shumë nga apostujt e Mi nuk e dëshmuan ngjitjen Time drejt Kalvarit.

Ajo çfarë më lëndon Mua sot është se shumë njerëz më mohojnë Mua akoma.

Thirrja Ime për ju, ndjekësit e Mi, është që të mos lejoni që Kryqëzimi Im të shkojë dëm.

Unë vdiqa për TË GJITHA mëkatet, duke përfshirë ato që kryhen sot.

Unë dëshiroj dhe Unë duhet t’i shpëtoj, madje edhe ata që më mohojnë Mua, edhe sot.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti