Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 18 April 2012

Papa tjetër, mund të zgjidhet nga anëtarët brenda Kishës Katolike, por ai do të jetë profeti i rremë

E Enjte, 12 Prill 2012, në 11:27

Bija Ime më e dashur, shumë njerëz akoma më refuzojnë Mua nëpër botë dhe kjo ka të bëjë me opinionin publik. Aq shumë errësirë ka zbritur mbi të gjithë fëmijët e Hyjit, saqë fare pak e kanë guximin për ta shpallur publikisht Fjalën Time.

Besimtarët janë të frikësuar ndaj abuzimeve verbale dhe talljeve të liga që do t’iu duhej të duronin nëse ata do të flisnin hapur për Fjalën Time të Shenjtë.

Madje edhe ndjekësit e devotshëm nuk e kanë guximin që të ngrihen dhe t’i luftojnë ligjet e liga të futura në vendet e tyre, të cilat e kund
ërshtojnë Fjalën e Atit Tim.

Priftërinjve iu vjen turp të shihen se e mbrojnë të Vërtetën e Mësimeve të Mia, nga frika se mos izolohen.

Tani, më shumë se kurrë, për shkak të turpit që atyre iu duhet të durojnë, si pasojë e mëkateve të liga të disave prej vetë urdhrave e tyre, ata e gjejnë të pamundur që t’ju dëgjohet zëri i tyre.

Kur një shërbëtor i shenjtë trim vendos të ngrihet dhe ta mbrojë të Vërtetën e Mësimeve të Mia, ai do të vuaj tmerrësisht. Ata akuzohen për mungesë tolerance, mungesë dhembshurie, mungesë dashurie dhe mungesë respekti për të drejtat e njeriut.

E shikoni pra, fëmijë, se e Vërteta e Mësimeve të Mia, e folur përmes shërbëtorëve të Mi të shenjtë, po trajtohet si një gënjeshtër.

Përkundrazi, gënjeshtrat, ato versione të shtrembëruara të së Vërtetës së përmbajtur në Shkrimin e Shenjtë, janë duke u paraqitur si e vërteta.

Satani ka fituar mbi kaq shumë shpirtra, përfshirë edhe udhëheqës brenda vetë Kishës Sime, duke rezultuar në faktin se shumë njerëz të pafajshëm e kanë të vështirë që t’i kushtojnë besnikëri Vullnetit Tim të Shenjtë.

Sa shumë Unë kam qenë braktisur dhe shtyrë mënjanë, për të lejuar që gënjeshtrat, e mbjella në mendjet e Shërbëtorëve të Mi të Shenjtë, të pranoheshin nga shumica.

Këto gënjeshtra të liga shtrihen përtej kësaj.

E Vërteta e Shkrimit Tim, e përmbajtur në Librin e Zbulesës, ka qenë interpretuar nga kishat e Mia të shumta, prandaj kaq shumë variacione, dhe të gjitha janë të bazuara në interpretimin njerëzor.

Papa Im i dashur Benedikti XVI është papa i fundit i vërtetë mbi këtë Tokë.

Pjetër Romaku, është Pjetri Im, apostulli origjinal, i cili do ta drejtojë Kishën Time nga Qielli, nën komandën e Atit Tim të Përjetshëm. Pastaj, kur Unë të vij për të Mbretëruar, në Ardhjen Time të Dytë, ai do të qeverisë mbi të gjithë fëmijët e Hyjit, kur të gjitha fetë do të bëhen një Kishë e vetme e Shenjtë, Katolike dhe Apostolike.

Unë flas vetëm të Vërtetën, bija Ime.

Unë duhet të të paralajmëroj se shumë profetë të rinj të vet-shpallur do të dalin tani, të cilët do ta kundërshtojnë Fjalën Time të Shenjtë që po të jepet ty, profetit të vërtetë të kohës së mbarimit.

Në fillim ata do t'i bindin besimtarët se fjalët e tyre vijnë nga Unë.

Fjalët e tyre do të jenë të zgjedhura me kujdes dhe kuptimi i tyre do të jetë i paqartë dhe pak ngatërrues. Por shumë nuk do ta vënë re këtë dobësi dhe do t'i përkrahin mesazhet e tyre, sepse ato do të duken të jenë në përputhje me Shkrimin e Shenjtë.

Kur shumë shpirtra të jenë joshur, atëherë do të fillojë sulmi.

Ata, bija Ime, janë duke u dërguar për t’i përgatitur fëmijët e Hyjit që ta pranojnë papën tjetër, i cili vjen pas Zëdhënësit Tim të dashur, Papa Benediktit. Ky papë, mund të zgjidhet nga anëtarët brenda Kishës Katolike, por ai do të jetë profeti i rremë.

Zgjedhësit e tij janë ujqër të veshur si dele dhe janë anëtarë të grupit sekret Masonik dhe djall
ëzor që drejtohet nga Satani.

Në këtë mënyrë Satani do të provojë ta shkatërrojë Kishën Time.

Për fat të keq, ky profet i rremë, do të tërheqë një numër të madh ndjekësish. Ata që do ta kundërshtojnë atë, do të persekutohen.

Vraponi fëmijë, për sa ta keni mundësinë. Hidhini posht
ë gënjeshtrat që do të paraqiten nga ata që përpiqen për t'ju bindur mbi vërtetësinë e profetit të rremë.

Jini të fortë. Qëndroni besnikë ndaj Meje, Jezusit tuaj. Kurrë mos e dyshoni Fjalën Time të Shenjtë.

Libri i Zbulesës, është Fjala e Vërtetë e Hyjit. Ai nuk gënjen.

Jo të gjitha sekretet e përmbajtura në të, janë të njohura për ju akoma. Unë do të zbuloj gjithçka, përmes Marias së Mëshirës Hyjnore, megjithëse e Vërteta do të sulmohet vrullshëm dhe do të trajtohet si herezi.

Kujtoni një mësim të rëndësishëm. Fjala Ime, kur Un
ë isha në Tokë, qe trajtuar si herezi kur Unë erdha herën e parë.

Fjala Ime, që po ju jepet tani, në Ardhjen Time të Dytë, do të trajtohet gjithashtu si e tillë, nga besimtarët, përfshirë edhe shërbëtorët e Mi të shenjtë, që përfaqësojnë Kishën Time në Tokë.

Satani do të sakrifikojë shumë shpirtra që të kënaqë synimet e tij përfundimtare për të shkaktuar dhimbjen më të madhe të mundshme të zemrës.

Të jeni të sigurt se do të jetë Kisha Katolike, e themeluar nga Unë dhe e vendosur nën komandën e apostullit Tim të dashur Pjetër, ajo e cila do të vuajë më shumë në kohët e fundit.

Të jeni vigjilentë në çdo kohë. Ju lutem recitojeni këtë

Lutje të Kryqëzatës (44) Forcë për të mbrojtur Besimin tim kundër profetit të rremë

I dashur Jezus, më jep forcë të përqendrohem në Mësimet e Tua dhe të shpall Fjalën Tënde të Shenjtë në çdo kohë. Kurrë mos më lejo të tundohem të adhuroj profetin e rremë, i cili do të përpiqet të paraqitet si Ti. Ruaje të fortë dashurinë time për Ty. Më dhuro Hiret e dijes, që kurrë të mos e mohoj të Vërtetën e përmbajtur në Biblën e Shenjtë, pavarësisht se sa shumë gënjeshtra do të më paraqiten për të më inkurajuar që t'i kthej shpinën Fjalës Tënde të Vërtetë. Amen.

E Vërteta është shkruar në Shkrimin e Shenjtë.

Libri i Zbulesës nuk i zbulon të gjitha sepse Unë vij vetëm tani, Qengji i Hyjit, për të hapur Librin që bota ta shikojë.

Çdo lloj interpretimi njerëzor në lidhje me 1,000 vjetët, nuk është p
ër t'u besuar.

Ju duhet të besoni vetëm në Fjalën e Hyjit.