Kerko Mesazhet ketu

Thursday 31 May 2012

Hyji Atë: Vuajtjet në botë u janë bashkuar vuajtjeve të Birit Tim, Jezusit, në këtë kohë

E Mërkurë, 23 Maj 2012, në 15:38

Bija Ime më e dashur, tregoju të gjithë fëmijëve të Mi për dashurinë dhe mbrojtjen që Unë iu ofroj atyre që më thërrasin Mua.

Fjala Ime e Shenjtë në tokë, më në fund, po dëgjohet dhe shumë shpirtra janë gati që të hedhin hapin më të madh të besimit për të mbështetur Mëshirën Hyjnore të Birit Tim, Jezu Krishtit.

Fare pak ata e dinë se për të hyrë në Parajsën e Re, Epokën e Re të Paqes, është veçse një gjë e thjeshtë.

Hidhini sytë lart dhe pranojeni se si fillim ju jeni një fëmijë i Imi.

Pranojeni se Unë e krijova secilin prej jush, asnjërin prej jush aksidentalisht, dhe se ju jeni fëmijët e Mi. Familja ime. Të Dashurit e Mi.

Mirësia në Zemrën Time është plot me dashuri për secilin prej jush.

Shumë mendojnë se meqenëse Unë Jam, Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi, se Fuqia Ime më bën Mua krenar. Kjo, sigurisht, nuk mund të ndodhë kurrë.

Si mundet që dashuria e vërtetë e një prindi për një fëmijë të mbulohet nga krenaria?

Unë vuaj për secilin prej jush. Unë lotoj për ata që janë të humbur për Mua. Unë do të përdor çdo fuqi për t'i sjellë fëmijët e Mi të humbur përsëri në Familjen Time, Mbretërinë Time.

Imagjinoni një prind që është i refuzuar nga fëmija i vet. Dhimbja që ndjej nuk është për Mua, Atin e tyre, por për ata dhe për torturat që ata do të vuajnë nëse Unë nuk arrij t'i shpëtoj ata. 

Vuajtjet në botë u janë bashkuar vuajtjeve të Birit Tim, Jezusit, në këtë kohë.

Përse e bëj Unë këtë? Përse Unë e lejoj vuajtjen? Kjo është për shkak të mëkatit.

Mëkatarët që nuk do të vijnë tek Unë me dëshirë mund të shpëtohen vetëm përmes vuajtjeve të të tjerëve.

Ata që vuajnë në këtë jetë do të shpërblehen me Dhuratat e Mia në jetën tjetër.

Ndihma e ofruar lirshëm nga ata fëmijë që më duan Mua, është një armë e fuqishme kundër fuqisë që i është dhënë Satanit.

Ata që luftojnë përkrah Birit Tim për të shpëtuar shpirtrat e të tjerëve mund ta shpëtojnë të gjithë njerëzimin.

Satani ka fuqi, por vetëm atë që i është dhënë atij – një fuqi që nuk mund t’i merret deri në Ditën e Gjykimit.

Shumë prej jush, fëmijë të dashur, nuk i kuptojnë ligjet Hyjnore që i lejojnë këto gjëra. Por kini besim tek Unë ndërsa Unë ju zbuloj këtë.

Satani do t’i grabisë shpirtrat e Fëmijëve të Mi që nuk besojnë tek Unë apo në mirësinë që Unë iu jap fëmijëve të Mi. 

Ai bëhet i pafuqishëm kur mëkatarët bëjnë sakrifica, përmes vuajtjeve, për t’i shpëtuar vëllezërit dhe motrat e tyre prej rënies në ferr.

Ai bëhet i pafuqishëm kur fëmijët e Mi luten që ata mëkatarë të shpëtohen.

Lutja është mburoja e fëmijëve të Mi të cilët duan të më ndihmojnë Mua për ta shpëtuar të gjithë njerëzimin.

Mblidhuni së bashku, fëmijët e Mi, me Birin Tim dhe më ndihmoni Mua që ta bashkoj më në fund familjen Time.

Më ndihmoni që t'ju sjell të gjithëve në Epokën e re të mrekullueshme të Paqes. 

Vetëm atëherë mund të bëhet Vullneti Im në tokë ashtu si është në Qiell.

Shkoni fëmijë. Bashkohuni në lutje.

Punoni me Mua, Atin tuaj, për të ndihmuar në shpëtimin e familjes Sime.

Ati juaj i Dashur
Hyji Më i Larti