Kerko Mesazhet ketu

Friday 25 May 2012

Krijoni Grupe Lutjesh me përkushtimin ‘Jezusi për Njerëzimin’

E Mërkurë, 16 Maj 2012, në 17:38

Bija Ime fort e dashur, Unë duhet t’ua theksoj, të gjithë atyre që besojnë tek Unë, se është e rëndësishme që të luteni për secilin prej kombeve tuaja.

Për ta bërë këtë me efektivitet ju duhet të krijoni Grupe Lutjesh, me përkushtimin ‘Jezusi për Njerëzimin’.

Përdoreni këtë grup për t’i recituar të gjitha Lutjet e Kryqëzatës që ju janë dhënë.

Bija Ime, Maria, do të bëjë të mundur organizimin e tyre në mënyrë të tillë që t'ju lejojë t'i printoni ato nga kudo që të jeni në botë.

Ju lutem përhapeni Fjalën Time të Shenjtë tek të gjithë anëtarët e klerit. Disa do t'i refuzojnë Mesazhet e Mia.

Të tjerët do t'i mbështesin ato me dashuri në zemrat e tyre.

Megjithatë, në pjesën më të madhe, ju do të nënçmoheni dhe refuzoheni në Emrin Tim të Shenjtë.

Ju do të vuani ashtu si apostujt e Mi vuajtën dhe do të bëheni objekt talljeje në disa qarqe të Kishës Sime mbi Tokë.

Këto fyerje gojore dhe abuzuese do të jenë intensive dhe ju do të lëndoheni. Por, Unë ju them këtë.

Dijeni se urrejtja e treguar ndaj jush do të vërtetojë se jam, me të vërtetë Unë, Jezusi juaj që po ju flas nga Qielli.

Për këtë vuajtje Unë do t'ju bëj që të ngriheni përsëri dhe përsëri sa herë që të jeni hedhur përtokë.

Unë do t'ju ngre dhe do t'ju bëj më të fortë se më parë.

Përse e bëj Unë këtë? Unë e bëj këtë me qëllim që ju të bëheni të aftë dhe më të fortë për ta përhapur Fjalën Time të Shenjtë.

Sepse vetëm atëherë ju do të merrni Dhurata më të mëdha, të cilat Unë do t'jua jap përmes Shpirtit Tim të Shenjtë.

Prandaj ngrihuni dhe lëvizni për ta përgatitur vendin tuaj, me qëllim që ai të marrë mburojën që i duhet për ta shmangur vulën e bishës.

Kurrë mos e harroni rëndësinë e Vulës së Hyjit të Gjallë.

Ajo do t'ju ofrojë mbrojtje për ju dhe familjen tuaj, jo vetëm shpirtërisht por edhe mbrojtje fizike gjithashtu.

Ju jeni të bekuar që e merrni Vulën dhe është detyra juaj të siguroni që sa më shumë prej fëmijëve të Hyjit kudo ta marrin atë.

Kujtoni se Unë qëndroj pranë të gjithë Ndjekësve të Mi çdo minutë dhe kur ata të kryejnë Punën Time, do të marrin Hire të veçanta për t’i bërë trima, të fortë dhe të vendosur për të shpëtuar shpirtrat e çdo burri, gruaje apo fëmije në botë.