Kerko Mesazhet ketu

Thursday 10 May 2012

Hyji Atë: Pranojeni Shpirtin Tim të Shenjtë me admirim dhe me falenderime

E Shtunë, 5 Maj 2012, në 12:00

Bija Ime, sa madhështore do jetë dita kur Shpirti i Shenjtë, Drita e Dashurisë Sime, të derdhet përmbi Tokën. Kjo është një Dhuratë shumë e veçantë. Ajo do t’i çelë zemrat e shumë njerëzve dhe do të përgatisë shumë shpirtra për Paralajmërimin. Dashuria Ime nuk ka kufi.

Nuk ka asnjë burrë, grua apo fëmijë, të cilin Unë e përjashtoj nga dëshira Ime për ta mbajtur fort secilin në Krahët e Mi. As edhe një mëkatar nuk është i përjashtuar.

Dhuratat e Mia për njerëzimin janë të bollshme dhe Unë do të vazhdoj t'i derdh Dhuratat e Mia si përgjigje ndaj atyre që i recitojnë Lutjet e Kryqëzatës, që të janë dhënë ty, bija Ime.

Këto Lutje janë nga Qielli dhe nuk kanë ardhur nga pena e njeriut.

Ato janë për këto kohë dhe janë një armë e fuqishme kundër persekutimit.

Këto lutje dëgjohen sa herë që ato dalin nga buzët tuaja, fëmijët e Mi.

Ato do t’ju sjellin shpërblime të mëdha.

Pranojeni Shpirtin Tim të Shenjtë me admirim dhe me  falenderime.

Kjo është një mrekulli dhe është duke u dërguar tek secili prej jush me Dashurinë Time për të gjithë.

Shkoni tani në paqe dhe dashuri.

Ati juaj
Hyji Më i Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/05/05/accept-my-holy-spirit-with-wonder-and-with-thanks/