Kerko Mesazhet ketu

Monday 2 July 2012

Ejani tek Unë të gjithë ju që ndjeheni të padenjë. Unë po ju pres

E Enjte, 21 Qershor 2012, në 00:05

Bija Ime fort e dashur, ndjekësit e Mi duhet ta kuptojnë se, ashtu si çdo prind i mirë, Unë do të dua gjithmonë çfarë është më e mira për ta.

Unë kurrë nuk do t’iu jap atyre gjithçka që ata kërkojnë, por vetëm atë që është sipas Vullnetit Tim Më të Shenjtë.

Unë kurrë nuk do t'i lejoj ata të largohen nga udha e së Vërtetës pa i bindur që të kthehen përsëri tek Unë.

Unë gjithmonë do të përpiqem t’i mbroj ata nga të gjitha lëndimet.

Unë gjithashtu do t'i ndëshkoj ata për ndonjë keqbërje.

Unë mundem dhe do të zemërohem kur ata t’iu bëjnë ligësi të tjerëve.

Unë gjithashtu do t'i fal ata kur të bëjnë faj, nëse ata pendohem me të vërtetë për gabimin e udhëve të tyre.

Unë jam i duruar. Unë nuk tronditem lehtë dhe kurrë nuk mbaj inat, dhe as që mundem Unë, të mbaj inat.

Ja se përse edhe ata që enden të humbur dhe që ndjehen bosh përbrenda, duhet të më kërkojnë Mua që t'i mbaj, t'i dua dhe t’iu sjell atyre Dashurinë Hyjnore që do t'iu sjellë atyre paqe të vërtetë.

Kaq shumë njerëz janë të humbur dhe më kanë harruar Mua.

Shumë të tjerë, për shkak të jetëve mëkatare që ata kanë bërë, ngurrojnë që të kthehen tek Unë. Ata ndjehen në siklet, nuk dinë se si të luten dhe besojnë, gabimisht, se është tepër vonë për ta. Sa gabim e kanë. Ata kurrë nuk duhet të harrojnë se Unë e ofrova jetën Time në tokë për secilin prej jush.

Unë nuk i lë të shkojnë shpirtrat kaq lehtë. Unë i dua të gjithë ata që, përmes veprimeve, punëve dhe mendimeve të tyre, i thyejnë Ligjet e Atit Tim. 

Ju jeni të çmuar për Mua. Unë ju dua juve ashtu si Unë i dua të gjithë fëmijët e Hyjit.

Kurrë mos besoni se jeni më pak të dashur, për shkak të mëkatit tuaj. Mëkati, edhe pse i neveritshëm për Mua, është njolla me të cilën ju keni qenë lindur.

Është pothuajse e pamundur për cilindo shpirt në tokë që të mos mëkatojë.

Asnjëherë të mos ndjeheni sikur Unë kurrë s’mund t’ju ndihmoj apo t’ju mirëpres në Krahët e Mi.

Ju do të qëndroni të parët në radhë për të hyrë në Parajsën Time të Re në tokë, e cila do të zgjasë 1,000 vjet, kur ju të ktheheni tek Unë.

Gjithçka që kërkoj është që ju të flisni me Mua me këto fjalë.

Lutja e Kryqëzatës (62) Për Mëkatarët e Humbur dhe të Pashpresë

O Jezus, më ndihmo sepse unë jam një mëkatar, i humbur, i pashpresë dhe në errësirë. Jam i dobët dhe më mungon guximi për të të kërkuar Ty. Më jep forcën për të të thirrur Ty tani, që të mund të çlirohem nga errësira brenda shpirtit tim. Më sill tek Drita Jote, i dashur Jezus. Më fal mua. Më ndihmo të bëhem përsëri i plotë dhe më udhëhiq drejt Dashurisë Tënde, Paqes dhe Jetës së Përjetshme. Unë kam besim të plotë tek Ti dhe të kërkoj Ty të më marrësh në mendje, trup dhe shpirt, ndërsa i dorëzohem Mëshirës Tënde Hyjnore. Amen.

Ejani tek Unë të gjithë ju që ndjeheni të padenjë. Unë po ju pres. Gjithçka që duhet është që ta zgjatni dorën dhe të më kapni Mua.

Unë dëgjoj. Unë shikoj. Unë lotoj. Unë ju dua.

Unë kurrë nuk do të heq dorë derisa ju të jeni në Krahët e Mi dhe Mëshira Ime Hyjnore ta vërshojë shpirtin tuaj.

Së shpejti ju më në fund do ta shikoni të Vërtetën e Mëshirës Sime të Madhe. 

Dyshimet tuaja do të bien tutje si një guaskë për ta zbuluar shpirtin tuaj, i cili do të mbushet me dritë dhe ju do të vini duke vrapuar drejt Meje.

Unë e pres atë ditë me shpresë dhe gëzim të madh.

Vetëm kur çdo shpirt i gjorë e i humbur ta marrë vesh se vetëm Unë, Jezu Krishti, mund t’i shpëtoj ata, atëherë Zemra Ime do të shërohet.

Dijeni se Unë mund ta dënoj mëkatin por Unë e dua çdo mëkatar pavarësisht se çfarë ata kanë bërë.

Kurrë mos kini frikë për të ardhur tek Unë, për të folur me Mua, sepse Unë ju dua kaq fort saqë nuk mund t’ju refuzoj kur ju tregoni keqardhje të vërtetë.