Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 31 July 2012

Hyji Atë: Unë do t’i fshij kishat e tyre të rreme, kultet e tyre të liga, idhujt e tyre fals, qytetet e tyre dhe kombet e tyre

E Diel, 15 Korrik 2012, në 17:45

(Marrë gjatë Adhurimit të Eukaristisë së Shenjtë)

Bija Ime më e dashur, është e vështirë për fëmijët e Mi që të mbeten të lirë prej mëkatit për shkak të mallkimit të rënë mbi ta prej dorës së gjarprit.

Unë kurrë nuk pres që fëmijët e Mi të jetë plotësisht të çliruar nga mëkati në çdo kohë, sepse kjo është e pamundur.

Është e rëndësishme që të gjithë ata që i dinë mësimet e Kishës së Birit Tim në tokë të kërkojë falje për mëkatet e tyre sa më shpesh të jetë e mundur.

Përmes pendesës do të jetë më e lehtë për të qëndruar në një gjendje hiri dhe kjo do të krijojë një mbrojtje ndaj tundimeve të mëtejshme.

Fëmijët e Mi, ju tani keni për të dëshmuar ndryshime të mëdha të përjetshme në botë. Ato do të zhvillohen pasi të ndodhë Paralajmërimi.

Ndërsa shumë do t'i nënvlerësojnë këto mesazhe nga Qielli, është e rëndësishme që ata që i pranojnë ato si Fjala e Hyjit, të përgatiten.

Ju jeni pika lidhëse në mburojën Time kundër armikut dhe përmes besimit tuaj Unë do t'ju ngre lart dhe do t'ju mbroj kundër persekutimit.

Do të jetë prej dashurisë suaj për Birin Tim, Jezu Krishtin, Shpëtimtarin e universit, që Unë do të jem në gjendje për t’i shpëtuar ata fëmijë që nuk arrijnë të qëndrojnë në Dritën e Hyjit.

Përkushtimi juaj me dashuri, vuajtje dhe lutje do të jetë hiri i tyre i shpëtimit nga flakët e Ferrit.

Mos kini frikë për veten por për ata që, jo vetëm nuk arrijnë t’i shohin, por që edhe refuzojnë t’i shohin, kohët në të cilat ju po jetoni sot.

Përgatitjet kanë përfunduar dhe koha është gati që ndryshimet të fillojnë, sepse Unë nuk do ta lejoj Bishën që t’i vjedhë shpirtrat.

Kjo ndërhyrje, që i është premtuar njerëzimit për një kohë aq të gjatë do të ndodhë shumë shpejt dhe pastaj do të fillojë beteja për të shpëtuar fëmijët e Mi.

Mos iu trembni Dorës Sime sepse, kur ajo të bjerë, do të përdoret për t’i ndëshkuar ata që po përpiqen të shkatërrojnë fëmijët e Mi.

Unë do t'i ndaloj ata të mashtrojnë shpirtrat.

Unë do t'i ndaloj ata nga qëllimet e tyre vrasëse dhe do t'i fshij kishat e tyre të rreme, kultet e tyre të liga, idhujt e tyre fals, qytetet e tyre dhe kombet e tyre, nëse ata vazhdojnë ta refuzojnë Dorën që i ushqen.

Ata janë të paralajmëruar. Ju, fëmijët e Mi të dashur do ta ndihmoni Birin Tim që t’i shpëtojë ata.

Kurrë mos kini frikë, sepse ata me Vulën e Hyjit të Gjallë, jo vetëm që janë të mbrojtur, por edhe u janë dhënë hiret për ta mbrojtur Fjalën e Hyjit, me qëllim që sa më shumë shpirtrave të jetë e mundur t’iu jepet Dhurata e Jetës.