Kerko Mesazhet ketu

Monday 30 July 2012

Nuk mjafton që të besoni në Atin sepse ata që e refuzojnë Birin e Tij, refuzojnë shpëtimin

E Shtunë, 14 Korrik 2012, në 15:15

"Kush dëgjon ju, dëgjon mua.
Kush përbuz ju, përbuz mua.
Kush përbuz mua, përbuz
Atë që më ka dërguar."
Luka 10:16
Bija Ime fort e dashur, kaq shumë besime fetare në botë ndjekin udhën e gabuar duke e bërë kështu të vështirë për fëmijët e Hyjit që të marrin jetën e përjetshme.

Jeta e përjetshme qe bërë e mundur vetëm prej Vdekjes Sime në Kryq.

Ati Im që më dërgoi Mua, Birin e Tij të vetëm, si Qengjin e sakrificës, bëri të mundur që i gjithë njerëzimi të mund të merrte shpëtimin dhe jetën e përjetshme.

Jeta e përjetshme iu dha Adamit dhe Evës si një dhuratë. Pastaj, për shkak të njollës së mëkatit dhe të mosbindjes, ajo u hoq prej tyre.

Në vend të saj, njeriu u bë i vdekshëm, trupi i tij u bë i papastër, jeta e tij në formën fizike u bë me defekte dhe toka u bë një imitim i varfër i tokës së pasur dhe të shkëlqyer që u krijua për Adamin dhe Evën në Kopshtin e Edenit.

Hyji, Ati Im i Përjetshëm, pastaj iu dha shpëtimin atyre që më pranuan Mua, Birin e Tij të vetëm-lindur, si udha drejt Parajsës së Tij të Re.

Vetëm përmes Meje, ju mund të pranoheni prej Atit Tim.

Nuk mjafton që të besoni në Atin sepse ata që e refuzojnë Birin e Tij, refuzojnë shpëtimin.

Kujtoni se sa shumë prej fëmijëve të Hyjit, të cilët përmes paditurisë, nuk më njohin Mua, Shpëtimtarin e Njerëzimit. Por, për shkak të Mëshirës Sime të Madhe, e Vërteta do t'iu tregohet atyre me anë të ndërhyrjes hyjnore.

Ata janë të gjithë të barabartë në sytë e Atit Tim dhe Ai dëshiron t’i bashkojë të gjithë këta shpirtra në gjirin e Tij. Ai i do ata të gjithë.

Kur ata të shohin provën, ata do ta pranojnë se Hyji, Më i Larti, ua dha atyre dhuratën e jetës së përjetshme përmes Sakrificës Sime në Kryq. Në këtë mënyrë të gjithë do të adhurojnë të vetmin Hyj.

Sepse është vetëm një Hyj që e krijoi secilin prej jush.

Tani shko, bija Ime, dhe ndihmo për të siguruar që mesazhet e Mia t’i jepen çdo feje, çdo kombi, dhe çdonjërit prej fëmijëve të Hyjit.

Unë i përfshij këtu edhe ata që janë Paganë dhe ata me zemra të ngurtësuara.

Nuk ka rëndësi nëse të pështyjnë, apo refuzojnë që të dëgjojnë, ti duhet t'ua japësh atyre mesazhet.

Cilido njeri, apo ndjekës i Imi, Jezu Krishtit, që nuk arrin ta pranojë se Unë dëshiroj t’ua komunikoj Fjalën e Shenjtë të Hyjit të gjitha besimeve fetare, nuk është një i Krishterë i vërtetë.

Sa shumë i kanë refuzuar këto, mesazhet e Mia drejtuar botës, sepse Unë e përqafoj të gjithë njerëzimin dhe çdo fe tjetër duke përfshirë edhe Ateistët.

Ju nuk keni asnjë të drejtë për të supozuar se vetëm ju, të Krishterët e vërtetë, jeni të dashur 
nga Hyj, Ati Im i Përjetshëm.

Ju jeni të bekuar dhe të dashur, por pa kthimin në besim të të gjithë njerëzimit, Ati Im nuk do ta arrijë fitoren që Ai dëshiron, për t’i bashkuar të gjithë fëmijët e Tij.

Ju, ndjekësit e Mi, keni një përgjegjësi të madhe për shkak të Dhuratës së të Vërtetës që ju është dhënë.

Është detyra juaj që ta përhapni Fjalën Time të Shenjtë për t’i sjellë këta shpirtra të gjorë, të cilët janë të paditur mbi ekzistencën Time, 
brenda Mbretërisë së Hyjit.