Kerko Mesazhet ketu

Thursday 14 February 2013

Hyji Atë: Ejani, ndiqeni Birin Tim, përgjatë Udhës së Vërtetës

E Enjte, 7 Shkurt 2013, ora 23:30

Bija Ime e dashur, çfarë rëndësie ka që fëmijët e Mi kaq shumë i duan gjërat e mira që Unë ju jap në tokë?

Çfarë rëndësie ka që bota e bukur që Unë e Krijova, duhet dhe admirohet nga fëmijët e Mi?

Çfarë rëndësie ka që fëmijët e Mi e duan njëri tjetrin dhe gjejnë gëzim tek të tjerët?

Këto janë të gjitha Dhurata nga Unë, Ati juaj i dashur. Ju kurrë nuk duhet t'i trëmbeni këtyre Dhuratave të mbrekullueshme, as të ndjeheni fajtor kur ato ju sjellin kënaqësi.

Megjithatë, Dhurata më e rëndësishme, që Unë ju sjell, është Dashuria Ime për secilin nga ju. Kjo është një Dashuri e veçantë dhe dashuria që ju mbani në zemrat tuaja, për të tjerët, ka vetëm një ngjajshmëri të vogël me Dashurinë Time të Plotfuqishme.

Është vetëm kur ju e vendosni dashurinë tuaj, për këto Dhurata të veçanta, para dashurisë suaj për Hyjin, që ju nuk do të arrini të ndjeni paqe. Prandaj, ndërsa ju gjeni kënaqësi në Dhuratat që Unë ju dhashë, ato mund të shijohen ashtu si duhet kur janë të kombinuara me një dashuri të pastër për Krijuesin tuaj.

Prova Ime për ju e Dashurisë Sime përherë dashamirëse ishte kur Unë ju dërgova Birin Tim të vetëm-lindur për t'ju çliruar nga mëkati. Ai ishte Dhurata Ime më e madhe dhe, përmes Tij, ju do të gjeni jetën e përjetshme në Parajsën Time të Re.

Udha është shtruar për ju dhe do të marri formë me kujdes, gjatë gjithë udhës për tek Portat e Parajsës, përmes këtij Misioni përfundimtar nga Qielli.

Ejani, ndiqni Birin Tim përgjatë Udhës së Vërtetës dhe lejoheni Atë t'ju mbledhi në një strehë mbrojtëse, përmes Mëshirës së Tij të Madhe.

Unë i shtrij Krahët e Mi të Shenjtë dhe ju përqafoj ju në Besëlidhjen e Birit Tim, ndërsa Ai pregatit fazat përfundimatare për të sjellë të gjithë fëmijët e Mi në shtëpi tek Unë.

Shtëpia juaj do të ndërthuret me Timen. Durimi, këmbëngulja, vuajtja, lotët dhe dashuria për Birin Tim, të gjitha do të kombinohen, ndërsa ju ecni nëpër këtë udhë të vështirë drejt Meje. Vetëm ata që janë mjaft të fortë do të arrijnë hapat e fundit.

Ati juaj i dashur
Hyji Më I Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/02/07/god-the-father-come-follow-my-son-along-the-path-of-truth/