Kerko Mesazhet ketu

Sunday 24 February 2013

Ata do t’i sjellin fëmijët e Hyjit nën sundimin e bririt të vogël, i cili do të ulet me madhështi pompoze në Fronin e Pjetrit

E Hënë, 18 Shkurt 2013, ora 18:00

Bija Ime fort e dashur, ndërsa ndryshimet brënda Kishës Sime në tokë intensifikohen, po ashtu dhe zërat e profetëve të rremë do të ngrihen, të bashkuar, për të futur paturpësinë në Kishën Time. Nd
ërsa Unë të zbuloj ty, profete e vërtetë e kohëve të fundit, të Vërtetën – shumë prej të cilës është tashmë e njohur – gënjeshtra do të përhapen për të ngatërruar të gjithë ata që më ndjekin Mua.

Për çdo udhëzim që Unë të jap ty, për botën, pikërisht e kundërta do të deklarohet nga gojët e profetëve të rremë. Ata do të deklarojnë fjalë ngushëllimi tek ndjekësit e Mi të cilët do ta shohin të Vërtetën si tepër të tmerrshme për t'u pranuar. Përmes gënjeshtrave të tyre djallëzore ata do t'i sjellin fëmijët e Hyjit nën sundimin e bririt të vogël, i cili do të ulet me madhështi pompoze në Fronin e Pjetrit.

Kur Unë të tregova ty për përçarjen e madhe në Kishën Time, Unë nuk të tregova se si kjo do të ndodhte. Prandaj më dëgjo Mua tani. Ashtu si priftërinjtë gjatë kohës Sime në tokë e refuzuan Fjalën Time të Shenjtë, po ashtu edhe priftërinjtë pikërisht para Ardhjes Sime të Dytë do të më refuzojnë Mua. Jo vetëm që ata do të refuzojnë Fjalën Time, të dhënë ty, bija Ime, por ata do të pranojnë ndryshimet, të cilat do të imponohen mbi ata. Dhuratat e tyre të shenjta do të bëhen të pafuqishme, menjëherë sa, ata të pranojnë blasfemitë dhe rregullat e reja që ju paraqiten atyre.

Ndjekësit e Mi besnik do të ndahen gjithashtu në besnikërinë e tyre ndaj Kishës Sime në tokë. Gjithçka që ju duhet të bëni është të ndiqni Mësimet e Mia e dhëna në Librin e Atit Tim. Nuk është nevoja të vraponi askund, sepse Unë Jam I pranishëm mes jush.

Ju e dini të Vërtetën.
Ajo është ushqyer tek ju, si të Krishterë. Prandaj kur të shikoni që Urdhërimet e Hyjit dhe Mësimet e Mia janë ri-shkruar, dhe Sakramentet e Mia të Shenjta kanë ndryshuar, atëherë ju duhet të ktheni shpinën. Mos lejoni gënjeshtrat t'ju frikësojnë, por kini frikë për ata që i pranojnë këto vepra dhe ligje të reja djallëzore, të deklaruara se vijnë nga Unë dhe që nuk arrijnë të kuptojnë të Vërtetën.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/02/18/they-will-bring-gods-children-under-the-rule-of-the-little-horn-who-will-sit-in-pompous-splendour-in-the-seat-of-peter/