Kerko Mesazhet ketu

Sunday 10 February 2013

Nuk do të zgjasi shumë para se faza finale e pastrimit të racës njerëzore të filloj

E Dielë, 3 Shkurt 2013, ora 22:50

Bija Ime fort e dashur, sot është një ditë e veçantë, ku Dashuria Ime për njerëzimin bymehet si një oqean i madh, si një përpjekje e fundit për të hedhur Hiret e Mia mbi shpirtrat e tyre.

Unë tërheq zemrat e çdo burri, gruaje dhe fëmije, në mënyra të ndryshme, që ata të jenë të vetëdijshëm për praninë e dashurisë dhe dashamirësisë. Shumë përgjigjen, por shumë të tjerë nuk përgjigjen. Prapë, është një ndjenjë e dashurisë, e rrënjosur thellë brënda zemrave të tyre, e kësaj Pranie Hyjnore të Hyjit.

Njeriu është i lidhur pas Zemrës Sime të Shenjtë, edhe pse ai nuk mund ta kuptoj këtë. Gjaku Im rrjedh, ashtu is nëpër një arterje, në jetën e secilit prej fëmijve të Hyjit. Është lidhja, që i bashkon të gjithë në një familje. Kjo familje e shenjtë do të formoj rrënjët e pemës, e cila do të nxjerri shumë degë në Parajsën Time të Re.

Shumë prej atyre, me zemrat e ngurtësuara, do të zbuten me kalimin e kohës dhe do të më lejojnë Mua t'i përqafoj ata. Unë Jam duke ju pregatitur të gjithëve ju për Mëshirën Time të Madhe. Disa prej atyre shpirtrave të ngurtë do të largohen dhe do të humbasin dhe pastaj do të zhduken pa u mbetur aspak jetë. Por, shumë nga fëmijët e Hyjit do ta kuptojnë, instinktivisht, kur koha të jetë gati. Ata do ta dinë, se të gjithë ata vijnë nga e njëjta familje, dhe do ta pranojnë se janë të krijuar nga Ati Im.

Ai, më i Dashuri i të gjithë Etërve, është në dhimbje të madhe, në këtë moment, dhe Ai është thellësisht i lënduar nga errësira që Ai dëshmon në shpirtrat e shumë fëmijve të Tij. Nuk do të zgjasi shumë para se faza finale e pastrimit të racës njerëzore të filloj.

Kjo do të thotë ndarjen e të mirëve nga të pabesët.

Sa do ta thyej kjo Zemrën e Atit Tim, por kjo duhet bërë.

Është njësoj sikur Ai po pregatit kopshtin e Tij, që të jetë i shëndetshëm dhe i përkryer. Barërat e këqinj duhet të shkatërrohen se përndryshe ato do të përhapen dhe do të infektojnë të mbjellat e shëndetshme.

Të jeni të pregatitur gjatë gjithë kohës.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/02/03/it-wont-be-long-before-the-final-phase-of-the-purification-of-the-human-race-begins/