Kerko Mesazhet ketu

Sunday 23 June 2013

Hyji nuk pret që ju ta kaloni kohën tuaj duke lënë pas dore çështjet ditore apo kohën që ju kaloni me familjen dhe miqtë

E Premte, 14 Qershor 2013

Bija Ime e dashur, kur një njeri fillon të besoj në pathyeshmërinë e tij, ai është i humbur. Kaq shumë njerëz, që nuk e pranojnë se jeta në Tokë është veçse një pjesë e vogël e udhëtimit të tyre shpirtëror drejt Mbretërisë Sime, po harxhojnë kot kaq shumë kohë të çmuar. Koha që Unë i referohem është ajo e dhënë juve nga Hyji, në të cilën ju duhet të jetoni sipas Urdhërimeve të Tij, nëse do të përfitoni Jetën e Përjetshme.

Nëse ju nuk e pranoni Hyjin, atëherë ju e shkëpusni veten tuaj prej Atij. Kur ju e bëni këtë, jeta juaj do të ndërpritet, dhe kështu në vënd të Dhuratës së Jetës së Përjetshme, jeta juaj do të mbaroj kur ju të vdisni në këtë jetë. Ju nuk duhet ta shpenzoni kot kohën e dhënë ju në këtë jetë duke e kaluar atë në përndjekje të gjërave të padobishme, që do të jenë veçse pluhur, me kalimin e kohës.

Hyji nuk pret që ju ta kaloni kohën duke lënë pas dore çështjet e ditës apo kohën që ju kaloni me familjen dhe miqtë. Nuk do të thotë se, nëse ju i shijoni frytet e jetës në Tokë, ju nuk mund t’i përmbaheni udhëve të Zotit. Ju e keni mundësi.

Bija Ime, Unë dëshiroj ta bëj të ditur se ka shumë paqartësira për sa i përket dëshirave të Mia për njerëzimin kur Unë i dëshiroj ata të ndjekin Mësimet e Mia.

E qeshura është mirë. Shoqëria është e rëndësishme. Shijimi i një jetë të kënaqshme është e mirë, kur ju tregoni përulësi dhe e lavdëroni Hyjin dhe pastaj ofroni falenderime madje dhe për kënaqësitë më të vogla. Çdo Dhuratë që ju merrni në këtë jetë, për të mirën e të tjerëve, mund të vij vetëm nga Hyji. Si i përdorni ju këto Dhurata do të jetë e rëndësishme për shpëtimin e shpirtit tuaj, kur Dhuratat e dhëna nga Hyji ndahen me të tjerët. Disave ju janë dhënë talente të mëdha, por të gjithë shpirtrat kanë lindur me Dhunti.

Ato kanë si qëllim që t’ju ndihmojnë juve për t'i ndihmuar të tjerët.

Ata të lindur me një talent për biznes, e kanë një detyrë të sigurojnë që kjo është vënë në përdorim të mirë, për të mirën e të tjerëve. Të tjerët do t’i përdorin Dhuratat e tyre për t'u kujdesur për fqinjin e tyre dhe për të sjellë gëzim në jetën e njerëzve të tjerë. Dhe pastaj janë shpirtrat që vuajnë. Vuajtja e tyre është gjithashtu një Dhuratë, sepse ata do të ndihmojnë në shpëtimin e shpirtrave të tjerë, dhe duke e bërë këtë, do të fitojnë Dhuratën më të madhe nga të gjitha – Jetën e Përjetshme.

Jeta është dhënë nga Hyji, për një arsye. Ajo është për t’i dhënë Lavdi Hyjit dhe për të inkurajuar fëmijët e Tij të bashkohen më Atë, përfundimisht, kur jeta të ndryshoj. Fëmijët e Hyjit po pregatiten për këtë ndryshim, kur më në fund, Jeta e Përjetshme e lavdishme e premtuar Adamit dhe Evës do të bëhet e tyre.

Është e rëndësishme të përpiqeni dhe të tregoni shumë dashuri dhe dhembshuri ndaj njëri tjetrit, ashtu si do të prisnit të trajtoheshit nga Unë, kur Unë të vij të Gjykoj. Çdo ditë ju duhet ta pyesni veten, për çdo veprim që kryeni, a do ta kënaqte kjo Hyjin? A po bëj unë aq sa duhet për të ndjekur Urdhërimet e Hyjit? A po i thyej unë Ligjet e Hyjit, dhe nëse është kështu, cilat do të jenë pasojat?

Shpërfillini nevojat e të tjerëve dhe nevojat tuaja do të shpërfillen. Lëndoni ndonjë nga fëmijët e Hyjit me qëllim të caktuar dhe ju do të vuani. Vrisni ndonjë nga fëmijët e Hyjit dhe ju nuk do të keni jetë. Jeta në Tokë, edhe pse mund të sjelli shumë dashuri, gëzim dhe shpresë, është e mbushur me sprova. Çdo sprovë duhet të përballet dhe ju duhet të pranoni se ajo është pjesë e planit të Hyjit në pastrimin e fëmijve të Tij.

Kur ju e jetoni jetën tuaj pa e njohur Hyjin, ju e jetoni jetën për t’ju përshtatur dëshirave tuaja vetjake. Kur ju nuk vendosni parime, të krijuara nga Hyji, ju do të humbisni udhën tuaj. Nëse ju endeni shumë larg sa nuk mund ta gjeni udhën e kthimit, atëherë ju duhet të luteni për Hirin e Hyjit për t’ju ndihmuar.

Çdo kërkesë e vetme e bërë ndaj Hyjit, nëse është për të mirën e shpirtit tuaj dhe për nevojat e ayre që ju i doni, gjithmonë do të përgjigjen.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/06/14/god-does-not-expect-you-to-spend-your-time-ignoring-day-to-day-matters-or-the-time-you-spend-with-family-and-friend/