E
Martë, 31 Janar 2012, në 21:30
Bija Ime fort e dashur, sa gëzohem për dashurinë që tregohet ndaj
Meje, nga ndjekësit e Mi të shtrenjtë, dashuria e të cilëve është e ndërthurur
kaq pranë me Zemrën Time të Shenjtë.
Unë kënaqem me fëmijët e Mi besnikë, dashuria e të cilëve për Mua
më sjell Mua kaq gëzim në mes të Dhimbjes Sime. Ata janë drita që më sjell Mua forcën e nevojshme për të udhëhequr Ushtrinë Time. Këta, fëmijët e Mi të zgjedhur, besojnë se ka qenë vetëm besimi i
tyre që i ka sjellë ata tek Unë.
Çfarë ata nuk e kuptojnë, është se Shpirti Im i Shenjtë zbriti përmbi ata, veçanërisht mbi ata me zemër të
hapur, që ata të mund t’i bashkoheshin Kishës Sime të Mbetur mbi Tokë.
Ata,
ndjekësit e Mi të dashur, që tregojnë bindje, vullnet të vendosur dhe dashuri
të pastër në shpirtrat e tyre, do të jenë themeli mbi të cilin Unë tani do ta
rindërtoj Kishën Time mbi Tokë. Ushtrisë
Sime, përmes dashurisë së tyre për Mua, do t’i jepen Hire shumë të veçanta
tani.
Unë iu
dhuroj atyre këtë Indulgjencë Plenare për t'iu mundësuar që të mbajnë pishtarin
Tim të zjarrtë, në mënyrë që të mund të përhapin kthimin në besim. Kjo Dhuratë nga Unë do t'i mundësojë ata që ta përhapin të Vërtetën e Fjalës Sime
të Shenjtë, që ajo t’i prekë zemrat ngado që ata të shkojnë.
Ata
duhet të thonë këtë lutje për shtatë
ditë të njëpasnjëshme dhe atyre do t’iu jepet Dhurata e Shfajësimit të Plotë dhe Fuqia e Shpirtit të Shenjtë.
Lutja e Kryqëzatës (24)Dhuratë për Faljen e Plotë të mëkateve
O
Jezusi im, Ti je Drita e Tokës. Ti je Flaka që i prek të gjithë shpirtrat.
Mëshira dhe Dashuria Jote nuk njohin kufi. Ne
nuk jemi të denjë për Sakrificën që Ti bëre me vdekjen Tënde në Kryq, dhe prapë
ne e dimë se Dashuria Jote për ne është më e madhe se dashuria që ne mbajmë për
Ty.
Na
dhuro, O Zot, Dhuratën e përulësisë, që ne ta meritojmë Mbretërinë Tënde të Re. Na
mbush me Shpirtin e Shenjtë, që ne të mund të marshojmë përpara dhe të
udhëheqim Ushtrinë Tënde për të shpallur të Vërtetën e Fjalës Tënde të Shenjtë
dhe të përgatisim vëllezërit dhe motrat tona për Lavdinë e Ardhjes Tënde të
Dytë në Tokë.
Ne
të nderojmë Ty. Ne të Lavdërojmë Ty. Ne të ofrojmë veten tonë, shqetësimet tona
dhe vuajtjet tona si një dhuratë për Ty, për të shpëtuar shpirtrat. Ne të duam
Ty, Jezus. Ki Mëshirë për të gjithë fëmijët e Tu, kudo që të jenë. Amen.
Shkoni përpara në paqe, ndjekësit e Mi të dashur,
dhe mbajeni mend se dashuria juaj për Mua e ndez Zemrën Time dhe i sjell gëzim
të madh Atit Tim të Përjetshëm, Nënës Sime të Bekuar, engjëjve dhe gjithë
shenjtërve në Qiell.
Unë ju dua të gjithëve. Unë pres momentin kur Unë
ta përqafoj secilin dhe çdonjërin prej jush në Krahët e Mi, në mënyrë që ju të
mund të gjeni paqen, dashurinë dhe gëzimin që ju i keni pritur gjatë gjithë
jetës suaj mbi tokë.
Jezu Krishti juaj i
dashur