Kerko Mesazhet ketu

Friday 21 March 2014

Është shumë më mirë të duroni dhimbjen në Emrin Tim sesa të lavdëroheni nga mëkatarët për kryerjen e gabimeve në Sytë e Mi

E Martë, 18 Mars, 2014, në 16:20

Bija Ime fort e dashur, 
asnjë njeri të mes ketë turp prej persekutimit që mund të hasi për shkakun se më mbron Mua si një i Krishterë. Ju kurrë nuk duhet të keni frikë prej persekutimit në Emrin Tim të Shenjtë, sepse kur ta shikoni se jeni kritikuar që flisni të Vërtetën, dijeni atëherë se ju jeni një shërbëtor i vërtetë i Imi.

Vetëm ata që janë në Mua dhe me Mua e vuajnë talljen apo urrejtjen në Emrin Tim. Ata prej jush që janë me të vërtetë të Mitë dhe kur ju e dorëzoni vullnetin tuaj që të bëhet i Imi do të vuajnë më shumë. Ju gjithmonë duhet ta kuptoni se kur urrejtja kundër çdo ndjekësi Im të dashur është në pikën më intensive, ju mund të jeni të sigurtë se është pikërisht atje ku Prania Ime është më e fortë. Është shumë më mirë të duroni dhimbjen në Emrin Tim sesa të lavdëroheni nga mëkatarët për kryerjen e gabimeve në Sytë e Mi. 

Të dashur ndjekësit e Mi, më lejoni Mua t’ju siguroj se Dora Ime po ju drejton çdo ditë në këtë, Misionin Tim të fundit në Tokë. Fjala Ime do t’i trazoj shpirtrat tuaj dhe shpirtrat e të gjithë atyre miliardave që do t’ju ndjekin juve – sepse së shpejti bota do ta dëgjoj Zërin Tim. 

Lë të mos qëndroj asnjë pengesë në udhën tuaj kur ju flisni për Mua; kur ju i kujtoni njerëzit për Mësimet e Mia dhe kur ju i kujtoni shërbëtorët e Mi të shenjtë për detyrimin e tyre për të qëndruar besnikë ndaj Fjalës Sime, e përmbajtur në Ungjillin e Shenjtë.

Kur t’ju kërkohet të më mohoni Mua, si nëpërmjet Eukaristisë së Shenjtë apo përmes një versioni të ndryshuar të Biblës së Shenjtë, ju duhet të refuzoni ta bëni këtë, hapur dhe pa ndrojtje. Ju duhet ta mbroni Fjalën duke refuzuar të pranoni gënjeshtrat në Emrin Tim. 

Për t’ju mbrojtur nga persekutuesit, që do të shkaktojnë zemërime kundër Kishës Sime dhe të gjithë ata që qëndrojnë besnikë ndaj Fjalës së Hyjit, ju lutem të recitoni këtë Lutje të Kryqëzatës.

Lutja e Kryqëzatës (141) Mbrojtje kundër persekutimit

I dashur Jezus, më mbro në betejën time për të mbetur besnik ndaj Fjalës Tënde me çdo kusht. Më mbro kundrejt armiqve të Tu. Më mbro nga ata që më persekutojnë për shkakun Tënd. 

Ndaje me mua dhimbjen time. Lehtësoje vuajtjen time. Më ngrit në Dritën e Fytyrës Tënde, deri Ditën që Ti të kthehesh për t’i sjellë botës Shpëtimin e Përjetshëm. 

Fali ata që më persekutojnë. Përdore vuajtjen time për të shlyer mëkatet e tyre, që ata të mund të gjejnë paqe në zemrat e tyre dhe të mirëpresin Ty, me pendesë në shpirtrat e tyre, në Ditën e Fundit. Amen.

Shkoni dhe ngushëllohuni me shpresën se Unë do t’i marr të gjithë armiqtë e Mi dhe ata që persekutojnë ndonjë nga ju në Emrin Tim në Strehën e Mëshirës Sime të Madhe.

Jezusi juaj