Kerko Mesazhet ketu

Friday 14 March 2014

Nëna e Shpëtimit: Ata do të paraqesin një libër të ri të kuq, me kokën e bricjapit të gdhëndur nga branda kapakut të tij

E Martë, 11 Mars 2014, në 20:39

Medalja e Shpetimit
Bija ime e dashur, kur unë e linda Birin tim, kjo do të thoshte se unë jo vetëm që solla Birin e njeriut, Shpëtimtarin e botës, por gjithashtu solla një fillim të ri. Bota u shpengua prej lindjes së Birit tim të shtrenjtë dhe njerëzimit ju dha një Dhuratë shumë e veçantë. Kjo Dhuratë u refuzua, por njerëzimi akoma përfiton sot, sepse shumë e kanë pranuar të Vërtetën.

Lindja e Birit tim lajmëroi lindjen e Kishës së Tij në Tokë, pasi të dyja lindën prej meje, një shërbëtore e thjeshtë e Zotit. Do të jem unë, gruaja e veshur me diell, ajo që do të dëbohem nga gjarpëri, së bashku me Kishën e Birit tim, në shkretëtirë. Çdo gjurmë e imja, Nënës së Hyjit, do të fshihet. Shfaqjet, që më referohen mua, do të vihen në lojë dhe njerëzit do të udhëzohen, nga armiqtë në Kishën e Birit tim, t’i refuzojnë të gjitha të vërtetat e shoqëruara me ato. Pastaj, Kisha e Birit tim do të hidhet poshtë, së bashku me ata që janë ndjekës të vërtetë të Krishtit. Meshat e Shenjta do të ndalojnë dhe ndërsa e gjithë kjo vazhdon, gjarpëri do t’i shpërndaj shërbëtorët e vet dhe ata do të deklarojnë vëndet e tyre në çdo kishë t
ë Krishtere. E tillë do të jetë shkalla e këtij pushtimi sa shumë njerëz, besimtarë të vërtetë, do të jenë kaq të habitur sa do të jenë tepër të friksuar të ngrihen dhe të kundërshtojnë shkatërrimin që ata do të dëshmojnë, nga frika për jetën e tyre.

Gjatë kësaj kohe, Ushtria e Mbetur e Birit tim do të mblidhet në çdo vënd, në mbarë botën, dhe do të udhëheqi të humburit dhe të çorjentuarit, gjatë kësaj periudhe të tmerrshme të infektimit. Kësaj Ushtrie do t’i jepet fuqi e madhe mbi të ligun, që do të dëshmohet në 
çfarë dikur ishin Kishat e Birit tim. Me Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë, ata do të predikojnë të Vërtetën – Ungjillin e Vërtetë – Fjalën e Vërtetë, e dhënë botës në Biblën e Shenjtë. Bibla do të ndryshoj haptasi, nga mashtruesit në kishat e Krishtere dhe ata do të vënë në pyetje çdo Mësim, që paralajmëron për rrezikun e mëkatit. 

Ata do ta shtrëmbërojnë përmbajtjen e saj dhe ata do të paraqesin një libër të ri të kuq me kokën e bricjapit të gdhëndur nga brënda kapakut të tij, e fshehur brënda simbolit të kryqit.

Ndaj botës së jashtme të jobesimtarëve, kjo do të shfaqet të jetë një revolucion dhe i tillë, që do t’i tërheqi ata dhe do t’i përshtatet atyre që e refuzojnë Ekzistencën e Hyjit. Festime të mëdha do të fillojnë në shumë vënde. Ato do të bëhen festimet e lirisë, nga të gjitha detyrimet morale, në emër të bashkësisë globale dhe një festim i të drejtave të njeriut.

Drita e Pranisë së Birit tim do të mbahet lart, si një fener, nga ata që do të udhëheqin Ushtrinë e Mbetur të Birit tim. Kjo Dritë do të vazhdoj t’i tërheqi shpirtrat, ngado, pavarësisht nga përhapja e paganizmit përgjatë të gjitha kishave, besimeve, me përjashtim të dy dëshmitarëve – t
ë Krishterëve dhe Hebrenjve, të cilët do të qëndrojnë besnikë ndaj Vullnetit të Hyjit.

Pastaj, kur Dita e Madhe të agoj dhe pasi tre ditët e tmerrshme të errësirës të kenë marrë fund, një Dritë e madhe do të shfaqet mbi Tokën. Kjo Dritë do të rrethoj Birin tim dhe diellin, që do të jetë në focën e vet më të madhe, do të zbresin mbi botë – të dy në të njëjtën kohë. As edhe një person i vetëm nuk do të shpëtoj pa e parë këtë spektakël të mbinatyrshëm. Britma e njoftimit do të dëgjohet nga të gjithë përmes çdo lloj forme të komunikimit e njohur nga njeriu. Për këtë arsye, të gjithë do të presin një ngjarje të madhe, por ata nuk do ta dinë kohën, orën apo datën. Dhe pastaj ata, emrat e të cilëve janë shënuar në Librin e të Gjallëve, do të mblidhen.

Lutuni, lutuni, lutuni që bota të mos e refuzoj pregatitjen, që kërkohet para se njerëzimi të mund të shikoj Dritën e Fytyrës së Birit tim.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit