Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 6 May 2014

Kërkoni dhe ju do të merrni nuk është një premtim i kotë që Unë e bëj

E Shtunë, 3 Maj 2014, në 15:50

Bija Ime fort e dashur, kur Unë i kërkoj njerëzve të besojnë tek Unë, kjo është një gjë shumë e vështirë, për ta bërë shumë njerëz. Sa shumë e kanë të vështirë të besojnë në Dashurinë Time për njerëzimin, kur ata bazohen në besimin e tyre, për t’u dorëzuar plotësisht tek Unë. Është vetëm kur ju e dorëzoni veten plotësisht, në kujdesin Tim, ju mund të ndjeheni të sigurtë, të mbrojtur dhe në paqe.

Dashuria Ime, kur kërkohet nga ju, do t’ju mbuloj, kur ju i hapni krahët dhe më thërrisni Mua si një fëmij i vogël. Fëmijët e vënë gjithë besimin tek prindërit e tyre, kur janë të vegjël. Ata dinë vetëm ndryshimin se çfarë ndjehet e drejtë dhe çfarë ndjehet e gabuar dhe prandaj ata mbështeten plotësisht tek një i rritur për t’i mbrojtur. Fëmijët nuk mendojnë dy herë për të vrapuar tek prindërit e tyre për siguri dhe për të kërkuar mbrojtje. Besimi i një fëmije është i fortë. Ai nuk bën pyetje, sepse ai beson, me të vërtetë se do të gjej mbrojtje në krahët e prindit të tij të dashur.

Unë Jam për t’u besuar, sepse gjithçka që kërkohet nga Unë do të kryhet, nëse është për të mirën e shpirtit. Kërkoni dhe ju do të merrni nuk është një premtim i kotë që Unë e bëj. Unë kënaqem me Veprimin e dhënies së Dhuratave të Mia mbi secilin prej jush. Kur ju më kërkoni Mua t’ju ndihmoj, Unë dëgjoj, ndjej dhe i përgjigjem gjithçkaje që ju dëshironi. Më jepni Mua mundësinë ta provoj Dashurinë Time për secilin prej jush. Më lejoni Mua ta tregoj provën e Ndërhyrjen Sime. Është në këtë përiudhë të ekzistencës, që Unë, Jezu Krishti, do ta bëj Praninë Time të njohur tek të gjithë ju që më kërkoni Mua. Është në këtë kohë, që Unë do t’ju bëj të mundur ta ndjeni Praninë Time, të dëshmoni Veprat e Mia të Mëdha të Ndërhyrjes në jetën tuaj të përditshme dhe të kuptoni fuqinë e lutjeve tuaja. Sepse këto janë ditët e mrekullive të mëdha, që Unë i dhuroj njerëzimit, më shumë se ndonjë herë tjetër, që nga koha që Unë erdha në Tokë.

Kur ju me të vërtetë e vendosni gjithë besimin tuaj tek Unë, Unë mund të kryej mrekulli të mëdha për t’ju sjellë ju, jo vetëm lehtësim nga vuajtja, por për t’ju afruar ju më shumë tek Zemra Ime e Shenjtë. Kur një fëmij e di se një prind e do atë, ai ndjehet i sigurtë duke e ditur se ai është i mbrojtur. Dijeni se duke besuar tek Unë, Unë ju mbroj të gjithëve ju dhe Unë do ta vërshoj secilin shpirt nga ju me një ndjenjë të thellë paqeje, që ju nuk do ta gjeni askund në këtë Tokë.

Ejani tek Unë sot dhe më thërrisni Mua t’ju ndihmoj – pavarësisht se çfarë shqetësimesh ju mund të keni. Recitojeni këtë Lutje të veçantë, sa herë që jeni të shqetësuar, dhe Unë do të përgjigjem çdo herë.

Lutja e Kryqezates (148) Eja në ndihmën time:

O Jezusi im, më ndihmo, në kohën e dëshpërimit tim të madh. Më mbaj në Krahët e Tu dhe më fut në Strehën e Zemrës Tënde. Fshiji lotët e mi. Qetësoje gjendjen time. Ngrite shpirtin tim dhe më mbush me Paqen Tënde. Të lutem ma plotëso këtë kërkesë të veçantë (përmende atë këtu .....). Eja në ndihmën time, që kërkesa ime të marrë përgjigje dhe që jeta ime të mund të bëhet paqësore dhe në bashkim me Ty, i dashur Zot. Nëse kërkesa ime nuk mund të plotësohet, atëherë më mbush me Hirin që të pranoj se Vullneti Yt i Shenjtë është për të mirën e shpirtit tim dhe që të mbetem besnik ndaj Fjalës Tënde, përgjithmonë, me një zemër të dashur dhe bujare. Amen.

Gjithmonë më thërrisni Mua, kurdoherë që jeni të dëshpëruar apo në nevojë për ndihmë dhe Unë premtoj se do t’ju jepet një shenjë që Unë i jam përgjigjur thirrjes suaj ndaj Meje, Shpëtimtarit tuaj të dashur.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/05/03/ask-and-you-will-receive-is-not-an-idle-promise-that-i-make/