Kerko Mesazhet ketu

Monday 19 May 2014

Unë nuk i kërkoj të liqtë për t’i shkatërruar ata lehtë. Dëshira Ime e vetme është t’i shpëtoj ata të gjithë

E Dielë, 11 Maj 2014, në 18:00

Bija Ime fort e dashur, dëshira Ime m
ë e shtrenjtë është të sjell dashuri, paqe dhe lumturi tek të gjithë fëmijët e Hyjit. Kurrë Unë nuk e dëshiroj hakmarrjen, pavarësisht se sa të liga janë veprimet e njerëzve. As edhe nuk kërkoj të shkaktoj poshtërim për ndonjë, edhe pse ata mund t’i poshtërojnë të tjerët në Emrin Tim. Unë kurrë nuk kërkoj të shkatërroj reputacionin e njeriut kur ai është shkaku i shumë shkatërrimeve në botë. Unë nuk i kërkoj të liqtë për t’i shkatërruar ata lehtë. Dëshira Ime e vetme është t’i shpëtoj ata të gjithë. Unë kënaqem me shpirtrat e secilit prej fëmijve të Hyjit. Unë vazhdimisht i kërkoj ata. Unë përpiqem t’i tërheq ata tek Unë. Madje edhe ata që nuk e pranojnë Ekzistën Time po kërkohen nga Unë çdo ditë. Unë e bëj Praninë Time të ndjehet në jetën e tyre duke i mbushur shpirtrat e tyre me dashuri për të tjerët, duke treguar mirësinë brënda tyre, që të mund t’i mposhti mëndimet, sjelljet dhe veprimet negative.

Disa shpirtra afrohen natyrshëm ndaj Meje dhe Unë kënaqem me përgjigjen e tyre bujare dhe zemrën e butë. Të tjerët kanë një pengesë mes tyre dhe Meje, prandaj dhe Unë e kam të vështirë t’i prek shpirtrat e tyre. Por, Unë do të vazhdoj të përpiqem ta arrij atë shpirt në shumë mënyra të ndryshme, deri kur të mund t’i hap zemrat e tyre ndaj Fuqisë së Dashurisë së Hyjit.

Dashuria është forca shtytëse që çon në të gjitha gjërat e mira. Dashuria është e pranishme tek çdo fëmij i Hyjit që nga momenti që ata lindin. Dhurata e Hyjit e dashurisë e ndihmon njerëzimin ta mposhti të ligun. Kur Hyji ndërhyn dhe e rrit dashurinë tek një shpirt, Ai e bën këtë për të mbrojtur fëmijët e Tij kundër ligësisë së djallit. Dashuria është më e fuqishme se urrejtja, por urrejtja është e duruar. Satani, i mbushur me urrejtje për njerëzimin, nuk ka asnjë lloj dashurie, përveç vetes së tij. Ai e infekton njerëzimin duke mbjellë urrejtje brënda shpirtrave që janë dobësuar për shkak të mëkatit. 

Urrejtja e gjen banesën gati tek shpirtrat e atyre që janë xhelozë, të mbushur me krenari, të vetmuar dhe të ngatërruar. Satani kurrë nuk do ta tundoj një shpirt ndaj urrejtjes duke e treguar atë tek shpirti për çfarë është. Përkundrazi, ai do ta tundoj shpirtin përmes mëkatit të krenarisë, gjithmonë, si taktika e tij e parë. Shpirti do të bëhet të besoj se ai duhet të kundërvihet ashtu si vetë nevojat e tij ja diktojnë këtë, sepse ai e di më mirë dhe se është duke bërë një gjë të mirë.

Dashuria e Hyjit po përhapet mes të gjithë fëmijve të Tij në këtë kohë. Ai e bën këtë prej Mëshirës së Tij. Ai do ta shtoj dashurinë brënda zemrave të njeriut për ta ndihmuar njerëzimin të luftoj kundër urrejtjes që së shpejti do të intensifikohet në botë, kur zemrat e njerëzve do të bëhen të ftohta si guri.

Unë kërkoj që ju të recitoni këtë Kryqëzat
ë Lutje për të kërkuar Dashurinë e Hyjit në këtë kohë.

Lutja e Kryqëzatës (149) Për të kërkuar Dashurinë e Hyjit


O Jezus, më mbush me Dashurinë e Hyjit. Më mbush me Dritën Tënde Hyjnore dhe më mbulo me dashurinë e nevojshme për të përhapur farën e Mëshirës së Hyjit mes të gjithë kombeve. 

Lejoje Dashurinë Tënde Hyjnore të përhapet nga unë mes të gjithë atyre që i takoj. Përhape Dashurinë Tënde, që ajo të zbresë mbi të gjithë shpirtrat, mbi të gjitha fetë, mbi të gjithë besimet, mbi të gjithë kombet – si një re për t’i ngazëllyer të gjithë fëmijët e Hyjit së bashku. Na ndihmo të përhapim Dashurinë e Hyjit, që ajo të arrijë dhe të mposhtë të gjitha ligësinë në botë. Amen.

Gjithmontë ta shoqëroni dashurinë me Praninë e Hyjit. Dijeni se vetëm dashuria mund të më sjelli Mua shpirtra. Dijeni se vetëm dashuria mund të vij nga Hyji. Vetëm dashuria e ka fuqinë të sjelli paqe, kënaqësi dhe bashkim mes kombeve. Urrejtja vjen nga Satani dhe kudo që ju e dëshmoni atë, ju duhet të recitoni Lutjen e mësipërme për të kërkuar Dashurinë e Hyjit. Mos harroni se dashuria do të fitoj mbi të gjitha sepse ajo vjen nga Hyji.

Jezusi juaj