Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 28 May 2014

Nëna e Shpëtimit: Si të Krishterë, ju duhet të pregatiteni për të luftuar për Besimin tuaj

E Enjte, 22 Maj 2014, në 15:26

Fëmijët e mi të dashur, vuajtja, të cilën Biri im e duron, për shkak të mëkateve të njeriut, është intensive në këtë kohë. Urrejtja kundër Tij dhe Fjalës së Tij Më Të Shenjtë – ashtu si përmbahet në Biblën Më të Shenjtë – po shfaqet brënda zemrave të shumë njerëzve dhe kjo përfshin fetë e rreme, ku nuk e pranojnë Hyjin e Trinisë, si dhe ata që pohojnë të jenë të Krishterë.

Çdo mëkat që kryhet e lëndon Birin tim dhe çdo mëkat mortor ndjehet si një goditje e ashpër e shkaktuar mbi Trupin e Tij. 
Për çdo vepër herezie të kryer, është sikur një tjetër gjëmb i është ngulur në Kurorën e Dhimbjes, të cilën Ai tashmë po e duron. Ndërsa vuajtja e Birit tim shtohet, në një kohë kur çdo mëkat kundër Hyjit do të mohoet, po ashtu dhe vuajtja e të Krishterëve të vërtetë do të rritet.

Ndërsa vuajtja është një gjë e tmerrshme dhe ndërsa dhimbja e atyre që e mbrojnë Fjalën e Tij është e padurueshme, ajo mund të jetë mënyra për t’u bërë më të afërt me Birin tim. Nëse ju e pranoni vuajtjen si një bekim, se sa ta shikoni si një mallkim, ju do ta kuptoni se si Biri im e përdor atë për të mposhtur fuqinë e të ligut. Kur ju e pranoni dhimbjen e abuzimit dhe të talljes, të cilat ju gjithmonë do t’i prisni kur ecni të bashkuar me Birin tim, shumë Hire do t’ju jepen. Jo vetëm që një dhimbje e tillë do t’ju bëj më të fortë, por Biri im do t’ju shfaqi Dhembshurinë e Tij për të tjerët, mëkatet e të cilëve Ai mund t’i shlyej, me anë të sakrificës suaj për Atë.

Sa shumë njerëz nuk e kuptojnë se kur ju krijoni një afrimitet me Birin tim, dhe kur Ai banon tek disa shpirtra, kjo do të çoj gjithmonë në dhimbje për ata që pranojnë ta marrin Kryqin e Tij. Biri im mund të depërtoj thellë në të vërtetë vetëm tek shpirtrat, që janë të hapur ndaj Tij dhe që janë pa krenari, pa ligësi apo vetë-pëlqim. Por menjëherë sa Ai banon plotësisht tek shpirtra të tillë, Drita e Pranisë së Tij do të ndjehet nga shumë me të cilët ata vijnë në kontakt. Ata do të tërheqin të tjerë të bëhen dishepujt e Birit tim. Ata do të bëhen gjithashtu shënjestër për të ligun, i cili do të luftoj fort për t’i larguar ata nga Biri im. Kur i ligu dështon t’i tundoj këta shpirtra, lufta e tij kundër tyre do të bëhet më e egër dhe ai do të infektoj të tjerët për t’i sulmuar ata; për t’i abuzuar dhe për t’i fyer ata.

Është e rëndësishme që të gjithë të Krishterët të qëndrojnë vigjëlentë ndaj planeve që janë përpiluar nga Satani, për të pushtuar shpirtrat e atyre që e duan dhe i shërbejnë Birit tim. Ai i dëshiron këta shpirtra më shumë se ndonjë tjetër dhe kurrë nuk do të jetë i kënaqur deri kur ata të dorëzohen ndaj tundimeve të tij.

Si të Krishterë, ju duhet të pregatiteni për të lufruar për Besimin tuaj, sepse gjithçka që ju e mbani të shtrenjtë në zemrat tuaja do t’ju hiqet, pjesë pjesë. Ju duhet të kërkoni Sakramentin e Rrëfimit si kurrë më parë, sepse pa atë, ju do ta keni të pamundur t’i bëni ballë infektimit që është duke u ushtruar në botë në këtë kohë kundër Krishtërimit.

Kujtoheni veten, fëmij të dashur, për gjithçka që Biri im ju mësoi, sepse Fjala e Tij do të sfidohet deri kur të bëhet e padallueshme. Ejani dhe më kërkoni mua, Nënën tuaj të dashur, Nënën e Shpëtimit, të lutem për secilin prej jush, që të mund të qëndroni besnik ndaj të Vërtetës, duke e recituar këtë Lutje për të mbrojtur Besimin tuaj.

Lutja e Kryqëzatës (151) Për të Mbrojtur Besimin:

O Nëna e Hyjit, Zemra e Papërlyer e Marisë, Nëna e Shpëtimit, lutu që ne të mbetemi besnikë ndaj Fjalës së Vërtetë të Hyjit në çdo kohë. Na përgatit për të mbrojtur Besimin, për të mbështetur të Vërtetën dhe për të refuzuar herezinë.

Mbroji të gjithë fëmijët e tu në kohë mundimesh dhe na jep secilit prej nesh Hiret për të qenë të guximshëm kur të sfidohemi për ta refuzuar të Vërtetën dhe për ta mohuar Birin tënd.

Lutu, Nëna e Shenjtë e Hyjit, që të na jepet Ndërhyrja Hyjnore për të qëndruar të Krishterë sipas Fjalës së Shenjtë të Hyjit. Amen.

Secili prej jush është i bekuar me kurajo të madhe kur e recitoni këtë Kryqëzatë Lutje. Shkoni në paqe, fëmijët e mi, për ta dashur dhe për t’i shërbyer Birit tim, Jezu Krishtit.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/05/22/mother-of-salvation-as-christians-you-must-prepare-to-fight-for-your-faith/