Kerko Mesazhet ketu

Sunday 29 June 2014

Mos i shkëpusni lidhjet me ata që ju urrejnë për shkakun Tim

E Mërkurë, 25 Qershor 2014, në 23:37

Bija Ime fort e dashur, nuk është aspak nevoja për njerëzit t’i ndalojnë gjithë aktivitetet e tyre ditore normale kur ata premtojnë besnikëri ndaj Meje. Unë nuk Jam një Zot që ju urdhëroj të bini tek Këmbët e Mia, në dëm të përgjegjësive tuaja ditore. Unë nuk krekosem; të qëndroj me madhështi, me një qëndrim krenar, për të sunduar racën njerëzore, as dhe nuk komandoj çdo lëvizje tuajën apo të përpiqem t’ju shtyj të më serviloseni Mua. Unë nuk Jam i tillë, sepse Unë erdha si një shërbëtor i përulur për ta çliruar njeriun nga prangat e djallit.

Unë erdha për t’ju shpëtuar dhe Unë vij përsëri për të kompletuar Planin Tim të Shpëtimit. Unë Jam këtu për t’ju shërbyer. Unë vij për t’ju sjellë tek Unë dhe ndërsa Unë kënaqem në dashurinë tuaj për Mua dhe në kohën që ju më përkushtoni Mua, qëllimi Im është që ta bëj këtë në një mënyrë që nuk ju shkakton ju shqetësim të panevojshëm. Ndërsa Unë e mirëpres kohën që ju më jepni Mua dhe lutjet që ju ofroni, ju prapë duhet ta jetoni jetën juaj me qëllim që të ushqeni dhe të mbathni veten dhe familjen tuaj. Gjithçka që Unë kërkoj është që ju ta jetoni jetën ashtu si është e nevojshme me qëllim që të më shërbeni Mua. Dhe ndërsa lidhja juaj me Mua thellohet, ju do të ndjeni një dëshirë shtytëse për të folur me Mua përmes mendimeve dhe fjalëve tuaja.

Unë kërkoj që ju t’i trajtoni të tjerët me respektin që më tregoni Mua. Mos argumentoni apo të nevrikoseni me të tjerët për Mua. Megjithatë, kurrë mos i justifikoni veprimet apo fjalët e atyre që më fyejnë Mua – thjesht lutuni për ata. Ndërsa dashuria juaj për Mua rritet, lidhja juaj me Mua do të bëhet më intime. Kur kjo të ndodhi, ajo do të jetë koha kur ju do të tërhiqni mbi veten tuaj zemërimin e atyre besimi i të cilëve është i dobët. Priteni këtë të ndodhi dhe mos u alarmoni apo të shqetësoheni, sepse kur jeni të bashkuar me Mua, atëherë ju do të urreheni për këtë. Kini durim me këta njerëz. Të jeni të dashur. Të jeni të sjellshëm. Mos u mundoni të argumentoni, sepse asgjë që ju thoni nuk do të sjelli ndonjë ndryshim. Përkundrazi, tregojuni atyre kuptimin e Krishtërimit duke ju përgjigjur urrejtjes me dashuri.

Mos i shkëpusni lidhjet me ata që ju urrejnë për shkakun Tim. Përkundrazi, ju lutem të luteni për ata. Ju duhet të përpiqeni të ruani një balancë në jetën tuaj kur ju jeni të bashkuar me Mua. Ndërsa Unë e dëshiroj shoqërinë tuaj, Unë gjithashtu dëshiroj që ju t’i doni ata që kanë nevojë për Mua, por që nuk mund të më shikojnë Mua; të cilët nuk mund ta gjejnë në zemrat e tyre të më pranojnë Mua apo që nuk kanë asnjë koncept se çfarë do të thotë Jeta e Përjetshme. Detyra juaj është ndaj Meje dhe Dëshira Ime është që ju ta përdorni kohën tuaj me mënçuri për t’i dashur këta shpirtra. Përmes fjalëve, punëve, veprave dhe lutjeve tuaja, ju mund dhe do të m’i sillni Mua këta shpirtra.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/06/25/do-not-cut-off-ties-with-those-who-hate-you-because-of-me/