E
Diel, 2 Janar 2011, në 21:45
Bija
Ime e dashur, kur njerëzit t’i dëgjojnë këto Mesazhe, do t’i vënë ato në
pyetje, do t’i sfidojnë dhe do t’i tërheqin mënjanë. Më tepër se kaq, ata do të
hedhin përbuzje mbi to dhe do të bëjnë pyetjen: Përse këto Mesazhe nuk flasin
më shumë për gëzim dhe lumturi? Përse ato janë të frikshme? Sigurisht që kjo
mënyrë e të komunikuarit ndaj botës nuk do të vinte nga Jezu Krishti? Sigurisht
që Jezu Krishti predikon dashuri dhe jo terror?
Përgjigja Ime ndaj këtyre
akuzave është e thjeshtë. Është për arsyen se Unë ju dua të gjithëve që Unë e
tregoj tani Mëshirën Time përmes këtyre Mesazheve. Unë vij fillimisht si
Shpëtimtar për të gjithë, për t’ju çliruar, me qëllim që çdo njeri të mund të
përfitojë nga shpëtimi. Vdekja Ime në Kryq ishte për t’ju dhënë një mundësi të
dytë për të hyrë në Mbretërinë e Atit Tim.
Këtë herë Unë kthehem si një Gjykatës i Drejtë. Ju të gjithëve tani, përmes Dashurisë Sime për ju, po ju tregohet Mëshirë nga Unë, fillimisht. Kjo Mëshirë merr formën e një Paralajmërimi paraprak për t’ju ndihmuar që t’i rregulloni jetët tuaja përpara se Unë të kthehem në Ditën e Gjykimit. Prej Dhembshurisë Sime për secilin prej jush, Unë tani ju jap mundësinë e fundit për t’i hapur zemrat tuaja dhe t’i jetoni jetët tuaja në mënyrën e duhur.
Gëzimi mbi Tokë nuk
mund të krahasohet me Gëzimin në Qiell
Kthejani
shpinën tuaj mëkatit, pendohuni dhe rikthejeni lutjen në jetën tuaj. Është prej
Mëshirës që Unë duhet t’ju paralajmëroj për të Vërtetën. Gëzimi që ju besoni se
mungon në Mesazhet e Mia është për faktin se njerëzimi ia ka kthyer shpinën
gëzimit së vërtetë. Gëzimi i ndjerë në Qiell nuk mund të krahasohet me të
ashtu-quajturin gëzim që ju përjetoni mbi Tokë. Gëzimi mbi Tokë, i cili vjen
nga dashuria e vërtetë, do të jetë i pastër. Gëzimi që vjen nga të mirat materiale
është pa kuptim.
Bijtë
e Mi, gëzimi që Unë duhet të ndjej duke ju vështruar është jetë shkurtër, për
fat të keq, për shkak të asaj që Unë dëshmoj mbi Tokë sot. Gjithçka që ju e
mbani për të shtrenjtë buron nga zotërimet materiale, apo përmes vlerësimeve
nga të tjerët që ju lavdërojnë. Fare pak kohë i përkushtohet përgatitjes suaj
për jetën tjetër.
Paralajmërimi është
një Dhuratë
Mëshira
Ime po ju sillet si një Dhuratë. Pranojeni atë. Shijojeni atë. Ejani tek Unë,
të gjithë ju. Unë Jam varka juaj e shpëtimit në një det të tërbuar që është
plot me rryma dhe shpërthime të papritura. Shpëtoni veten tani, ose do ta gjeni
veten të fundosur në një rrymë të një madhësie të tillë sa nëse vendosni, në
minutën e fundit, që të pranoni të hipni në varkën e shpëtimit, ju nuk do të
keni fuqi të ngjiteni.
Pastrimi në botë
vazhdon
Unë
Jam i lodhur, fëmijë. Pavarësisht se sa shumë Unë përpiqem të komunikoj, shumë
nga ju prapë e bëjnë një vesh shurdhër. Madje edhe priftërinjtë e Mi nuk i
kushtojnë rëndësi thirrjes Sime kur Unë dëshiroj ta shfaq Mëshirën Time. Ndërsa
Pastrimi në botë vazhdon dhe shtohet me shpejtësi, tani është koha për të
thirrur fëmijët e Mi.
Tërmete dhe fatkeqësi
të tjera globale
Kurrë
të mos keni frikë nga stuhitë, tërmetet, tsunamit, përmbytjet, vullkanet dhe
rrymat e nxehta, të cilat do të bien mbi botë për të ndihmuar në ndalimin e
antikrishtit dhe ushtrisë së tij. Ndjekësit e Mi do të jenë të sigurt duke e
ditur atë që i pret ata në Parajsën e Re, e cila do të formohet kur Qielli dhe
Toka të shkrihen si një. Këto gjëra duhet të ndodhin. Ato nuk mund të ndalohen
pasi kanë qenë parathënë. Megjithatë, bijtë e Mi, këto ngjarje do të jenë të
shkurtra.
Ju,
besimtarët e Mi, do të shpërbleheni për besimin dhe qëndrueshmërinë tuaj,
përballë kundërshtimit të madh. Atëherë, bijtë e Mi, gëzimi do të jetë i
vështirë për t’u marrë me mend. Ata që i përkasin Dritës do të mbështillen me
Lavdinë dhe Dashurinë që ju pret. Ata në errësirë nuk do të jenë në gjendje t’i
qëndrojnë Dritës. Ju mund të doni ta bëni këtë, por do t’ju lëndojë aq shumë sa
do t’ju duhet të fshiheni. Por nuk ka se ku të shkoni përveçse strofullës së
errësirës, e cila drejtohet nga vetë mbreti i errësirës – i ligu. A është kjo
çfarë ju doni?
Si Satani punon përmes
njerëzve
A e kuptoni terrorin që mashtruesi përfaqëson? A nuk e kuptoni se ai fshihet pas çdo vepre të vetme të egoizmit, lakmisë dhe vetëpëlqimit?
Ndërsa ju jetoni atë
çfarë ju besoni të jetë jeta juaj e larmishme, e ngarkuar dhe e mbushur me
kënaqësi, duke shpenzuar, duke u ushqyer, me veshjet e kota dhe në kërkim të
vazhdueshëm për argëtim të mëtejshëm, ju jeni komplet të pavetëdijshëm se çfarë
qëndron prapa veprimeve tuaja.
Ai
zë i fshehtë, që ju nuk mund ta dëgjoni, por që e ndjeni – kur ju ndjeni një
urgjencë për të vepruar, e cila ju shtyn të kërkoni, të kërkoni e të kërkoni më
tepër argëtime, aventura dhe kënaqësi, vjen nga i ligu. Nuk ka rëndësi nëse
veprimet tuaja ju bëjnë të buzëqeshni, të qeshni dhe përplasni duart me
kënaqësi. Kjo ka fare pak peshë. Këto dëshira të forta janë krijuar për t’ju
bërë që të kërkoni vetëkënaqësi të vazhdueshme. Çfarë e mire është kjo? A ju
bën të ndjeheni mirë kur ka mbaruar? Sigurisht që jo. Kur ju ndaloni dhe pyesni
veten, po sikur të mos i bëja më këto gjëra – çfarë pastaj? A do të kishte rëndësi?
Në fillim, po, ndoshta do të ishte e mërzitshme, por është vetëm kur të keni
ngelur pa asgjë që do t’ju duhet të përqendroheni vetëm në mbajtjen e vetes
gjallë.
Ushqimi
do të bëhet më i rëndësishëm se të mirat materiale argëtuese. Pastaj kur të
keni mbetur pa ushqim dhe të jeni të uritur, ju do ta kuptoni se asnjë nga ato
gjërat argëtuese të dikurshme nuk do të kenë më rëndësi. Ky është purifikimi që
tani do të ndodhë së shpejti në botë. Përmes këtij purifikimi, një formë
pastrimi, ju do të bëheni përsëri të plotë. Atëherë dhe vetëm atëherë ju do të
jeni gati ta pranoni të Vërtetën.
Si Satani ju lë të
ndjeheni bosh
Bijtë
e Mi, ju nuk e shikoni Satanin në punë. Ju nuk mund ta shikoni atë, por ai e
kalon gjithë kohën e tij duke u përpjekur për t’ju vjedhur nga Unë. Ai ju
shkakton dhimbje të tmerrshme, fëmijë. Të gjitha tundimet që ai vë përgjatë
udhës suaj përdorin joshjen materiale të parasë, bukurisë, zotërimeve dhe
talentit, të cilat gllabërohen nga ju për shkak të lakmisë dhe dëshirës. Ju
besoni se kur ju t’i keni grumbulluar të gjitha këto gjëra ju do të ndjeheni të
kompletuar. Për fat të keq, kjo nuk është e vërtetë. Kjo është gënjeshtra që
Satani përdor për t’ju vënë në kurth. Kur ata prej jush që i kanë arritur
lartësi të tilla të pasurisë, zbulojnë se për ndonjë arsye ju e keni humbur atë
të gjithë, atëherë të jeni mirënjohës. Sepse është vetëm kur ju vini të
zhveshur nga zotërimet e botës që ju me të vërtetë mund të më lejoni Mua brenda
zemrës suaj.
Mesazh për të pasurit
Për
ata prej jush me pasuri – Unë nuk ju dënoj. Për shkak se ju keni mbështetje
materiale, kjo nuk do të thotë se ju nuk po e ndiqni udhën e drejtë. Por ju
keni një përgjegjësi për të bashkë-ndarë dhe për t’u kujdesur për ata me më pak
fat se ju. Kjo është detyra juaj. Nuk është pasuria apo mirëqenia materiale që
janë të gabuara. Nuk është i gabuar gëzimi dhe qeshja që ju përjetoni kur e
shijoni jetën. Është kur ju bëhet fiksim dhe kur dëshira juaj për jetë luksoze
merr përparësi mbi besimin tuaj dhe mbi mirëqenien e të tjerëve, që e bën këtë
një fyerje në Sytë e Atit Tim. Pasuria juaj, shtëpitë, rrobat dhe zotërimet tuaja janë si
retë që kalojnë nëpër qiell.
Ato gjenden atje për një minutë dhe ikin minutën
tjetër.
Ju nuk mund t’i merrni ato me vete në jetën tjetër. Është shpirti që do të shkojë me ju. Kujdesuni për shpirtin tuaj, tregoni dashuri ndaj njëri tjetrit dhe ndaj atyre që ju shkaktojnë ankth në këtë jetë. Ndiqni Mësimet e Mia. Lypni Mëshirën Time. Vetëm atëherë ju do të bashkoheni me Mua në Tokën e Re që është Parajsa. Mos e çoni dëm trashëgiminë dhe vendin tuaj në Mbretërinë e Atit Tim.
Jezu Krishti juaj i dashur