Kerko Mesazhet ketu

Friday 17 July 2015

Përgatituni për Paralajmërimin, Ndriçimin e Ndërgjegjes

E Premte, 28 Janar 2011, në 00:15

Sonte, bija Ime e dashur, ty t’u dhanë hiret për t’u bërë më e fortë për të vazhduar me këtë Punë të shenjtë. Përmes përkushtimit të ndjekësve të Mi të dashur dhe të shtrenjtë, që janë lutur shumë për ty, ti, bija Ime, do të çash përpara për ta përfunduar Librin e së Vërtetës. Pavarësisht se sa shpërqendrohesh, ti prapë e ke të vështirë ta refuzosh detyrën tënde ndaj Meje. Kjo është e kënaqshme për Mua por ne nuk kemi shumë kohë.

Botës, bija Ime, po i jepet kjo Dhuratë e veçantë – Libri i së Vërtetës – për t’i treguar fëmijëve të Mi çfarë ata duhet të bëjnë për t’u përgatitur për Paralajmërimin, Ndriçimin e Ndërgjegjes, që po i jepet njerëzimit për t’i ndihmuar në përgatitjen e tyre të mjaftueshme për Ardhjen Time të Dytë.

Për ata që nuk besojnë tek Unë atyre prapë duhet t’iu jepet mundësia për ta lexuar të Vërtetën. Kur kjo ngjarje të ndodhë, pasi këto Mesazhe t’i jenë dhënë botës, njerëzit do ta kuptojnë vërtetësinë e Fjalëve të Mia të dhëna përmes teje, bija Ime, për ta shpëtuar njerëzimin.

Një Ngjarje Mistike do të përjetohet nga të gjithë ata mbi moshën 7 vjeçare

Mos u lëndo kur njerëzit i shpërfillin këto Mesazhe, bija Ime. Thjesht të jesh mirënjohëse që atyre po iu jepet kjo Dhuratë. Ata do ta kuptojnë të Vërtetën e kësaj profecie, pasi që kjo Ngjarje Mistike, e cila do të përjetohet nga të gjithë fëmijët e Mi mbi moshën 7 vjeç, kudo nëpër botë, të ndodhë. 

Ata që do të jetojnë pas kësaj ngjarje do të jenë më të vëmendshëm mbi përmbajtjen e këtij Libri të shenjtë. Ata do ta kenë të vështirë ta shpërfillin, madje edhe nëse besimi i tyre është i dobët; të tjerët që nuk duan t’ia dinë për të Vërtetën prapë duhet të kujtohen për përmbajtjen e kësaj Pune.

Kurrë mos u dorëzo, bija Ime, kur vjen puna për shpëtimin e shpirtrave. Të gjithë fëmijët e Mi të shtrenjtë lindën prej Dashurisë së Atit Tim të Përjetshëm. Kur ata e humbën udhën e tyre, kjo nuk kishte rëndësi. Hyji, Ati Im i Përjetshëm prapë e do secilin prej fëmijëve të Tij.

Besimi, bija Ime, mund të rindizet nga besimi i të tjerëve të bekuar me Shpirtin e Shenjtë. Fëmijët e Mi të zgjedhur, të dërguar për të përhapur Fjalën Time tani, në botë, e kanë aftësinë për të sjellë lot gëzimi në ata shpirtra të gjorë që bërtasin për drejtim në jetët e tyre të zbrazëta e të ngatërruara.

Shikojeni secilin përmes Syve të Mi

Gjithmonë t’i shikoni miqtë, familjen, fqinjët dhe kolegët e punës përmes Syve të Mi. Gjithmonë shikoni për anën e mirë. Tregoni dashuri ndaj tyre dhe ata do ta ndjejnë Praninë Time. Ata do të tërhiqen drejt jush dhe nuk do ta dinë përse.

Përmes shembullit Tim, më imitoni Mua dhe ju do të më ndihmoni Mua të kthej në besim fëmijët e Mi të humbur. Duke u lutur fort për ta ju mund t’i sillni ata më pranë Meje. Përmes sakrificës dhe pranimit të vuajtjes, në bashkim me Mua, ju mund të shpëtoni shpirtra. Kjo përfshin ata shpirtra që akoma nuk e kanë lënë këtë Tokë, si edhe ata që po presin Gjykimin në Purgator.

Më lejoni Mua që përfundimisht t’ju kujtoj, se ju keni dy zgjedhje. Besoni tek Unë duke i hapur mendjet tuaja ndaj të Vërtetës që përmbahet në Ungjill. Nëse ju e keni humbur gjithë besimin atëherë lexoni vetëm një pjesë të Mësimeve të Mia. Pastaj më kërkoni Mua t’jua tregoj të Vërtetën në zemrat tuaja. Atëherë ju do ta dini se cila udhë do t’ju çojë tek Unë në Qiell. Nga ana tjetër, ju mund t’i mbani sytë mbyllur dhe të refuzoni që të dëgjoni. Vetëm lutja, nga besimtarët mund t’ju shpëtojë atëherë. Lutja nga ndjekësit e Mi, e kombinuar me recitimin e Kurorëzës Sime Hyjnore të Dhuratës së Mëshirës Hyjnore, të dhënë Motër Faustinës në Shekullin e 20-të, mund ta shpëtojë shpirtin tuaj në orën e vdekjes.

Lusni Mëshirën Hyjnore

Lusni, lusni, lusni Mëshirën Time Hyjnore për shpirtrat tuaj dhe për ata të jo-besimtarëve, tani. Grupet e lutjes do të ndihmojnë në përhapjen e së Vërtetës, në ngjalljen e besimit tek ata që e kanë humbur gjithë kuptimin se kush janë dhe nga vijnë. Kjo do të jetë vendimtare në aktivizimin e përhapjes së ndriçimit ungjillor, që tani do të ndjehet në të gjitha pjesët e botës, ndërsa koha afron që profecitë në lidhje me Ardhjen Time të Dytë në Tokë të fillojnë të zbulohen, kur të shpalosen para një vargu ngjarjesh globale.

Qëndroni të përgatitur, fëmijë, në çdo kohë. Qëndroni në gjendjen e hirit dhe t’i mbani zemrat tuaja të hapura ndaj Mësimeve të Mia të dashurisë dhe paqes në Tokë. Nëse të gjithë fëmijët e Mi do të ndiqnin Mësimet e Mia, nuk do të kishte as luftëra, as lakmi, as urrejtje apo varfëri në botë. Ju duhet të uleni me qetësi, secili prej jush, vetëm për gjysëm ore çdo ditë.

Kalojini Psalmet, Parabolat dhe pyesni veten, “A gjen zbatim ky mësim në jetën time në botën e sotme?” Ju e dini se përgjigja është, sigurisht, po. 

Lutuni për fuqinë për t’i ndryshuar sjelljet dhe pikëpamjet tuaja mbi jetën pas vdekjes. Mbajeni mend këtë mësim të rëndësishëm. Toka është thjesht një kalim i shkurtër në kohë. E vetmja lumturi e vërtetë dhe jeta e përjetshme është me Mua në Qiell, në Parajsën – Mbretërinë e Atit Tim.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti