E
Premte, 18 Mars 2011, në 00:00
Bija
Ime fort e dashur, është me Dashuri të madhe që Unë vij të komunikoj me ty këtë
mbrëmje. Sepse Unë e njoh torturën që ti po e vuan. Vuajtja, të cilën ti e ke
ofruar tani për shpirtrat, do të thotë se ata do ta ishin përballur me
mallkimin nëse ti nuk do ta kishe bërë këtë me gëzim.
Bija
Ime, këto Mesazhe janë të vërteta, por ti duhet vetëm të komunikosh me Mua
gjatë lutjes ose pas lutjes. Kjo është e rëndësishme sepse mashtruesi mundet
nganjëherë të provojë të ndërhyjë nëse ti nuk je në lutje të qetë me Mua.
Luftë Botërore
Bija
Ime, profecitë rreth të cilave Unë fola kanë për të ndodhur. Zëdhënësit Tim të
dashur nuk i ka mbetur shumë kohë në Vatikan, duke u bazuar në ngjarjet që
ndodhën në Mars. Ngjarje të tjera që do të dëshmohen tani nga njerëzimi përfshijnë
një tërmet në Evropë, i cili do të tronditë shumë. Por ky pastrim do t’i
ndihmojë njerëzit të bashkohen, që do të jetë për të mirën e secilit. Ngjarje
të tjera globale përfshirë shpërthimin vullkanik do të ndodhin tani, (*hollësirat
e vendit dhe muajit janë me vizionaren) ndërsa lufta në Lindjen e Mesme do
të përfshijë kombe të tjera. Kombet e tjera nga Perëndimi do të provokojnë një
reagim nga Rusia dhe Kina. Gjithçka do të përfundojë në një Luftë Botërore.
Lutja do ta dobësojë
shkallën e rëndesës së këtyre ngjarjeve
Lutja
do të krijojë konvertim. Konvertimi do ta zbusë, përmes lutjes, shkallën dhe
brutalitetin e këtyre ngjarjeve.
Vuajtja do të sjellë
Përulësi – Përulësia do të shpëtojë shpirtra
Bija
Ime, ndërsa bota vazhdon t’i përjetojë këto ngjarje tronditëse, ata që vuajnë
do të bëhen të përulur. Përmes përulësisë ata mund të shpëtojnë. E gjithë kjo
është e nevojshme për ta përgatitur botën për Ardhjen Time të Dytë. Kjo kohë
nuk është larg. Do të jetë, bija Ime, një ditë e lavdisë së madhe për
besimtarët. Mbajeni këtë ditë në qendër të mendjes suaj sepse çdo vuajtje të
mëparshme që ju do të keni duruar në Emrin Tim do të jetë harruar atëherë.
Të
gjitha profecitë e parathëna në Librin e Zbulesës tani po i shfaqen botës. Për
ata që e kuptojnë domethënien e këtyre ngjarjeve ju lutem, ju lutem shpjegojani
rëndësinë të tjerëve që kanë nevojë t’i kërkojnë Hyjit faljen e nevojshme për
t’i pastruar shpirtrat e tyre.
Dyshimi i Mesazheve të
Mia
Bija
Ime, gjithmonë, gjithmonë dëgjoji Mesazhet e Mia me zemrën tënde. Ti e di se
ato vijnë nga Unë, Shpëtimtari yt Hyjnor, edhe pse të tjerët nganjëherë do të
kenë bindur ty se ato nuk vijnë. Kjo më lëndon Mua aq shumë. Unë e kuptoj se
shumë nga dyshimet e tua burojnë nga preokupimi se ti do të urreje t’i gënjeje
njerëzit. Ti tani përfundimisht duhet t’i largosh të gjitha këto lloj
mendimesh.
Dorëzoje vullnetin
tënd tek Unë
Ti,
bija Ime, do të ishe më e fortë po të të ishte dhënë mbështetja shpirtërore që
të duhej nga një prift. Për fat të keq, asnjëri prej tyre nuk do ta marrë Kupën
Time siç duhet – një fakt, që Unë e shoh thellësisht fyese. Prandaj ti duhet të
besosh tani plotësisht tek Unë. Dorëzoje vullnetin tënd përfundimisht tek Unë
dhe gjithçka do të duket shumë më e qartë. Bëj lutjen e Mëshirës Sime Hyjnore,
ashtu si të kam kërkuar më parë, çdo ditë, si dhe Rruzaren e Shenjtë.
Gjithashtu ndiq adhurimin të paktën një herë në javë në një Kishë. Të gjitha
këto dhurata të vogla për Mua do të të sjellin më pranë Meje. Sa më e afërt
bëhesh, aq më të lehta dhe të thjeshta do të jenë detyrat e tua.
Mbrojini këto Mesazhe
Respektojeni
këtë Shkrim Më të Shenjtë. Mbrojeni atë. Pranojeni se ai do të sulmohet dhe
copëtohet, sidomos nga ata që deklarojnë të jenë ekspertë të cilët do të
kërkojnë fragmente, të cilat ata thonë se bien në kundërshtim me Mësimet e Mia.
E vetmja kontradiktë do të jetë interpretimi i tyre i gabuar i Mësimeve të Mia.
Këtu është aty ku ata e kanë shtrembëruar dhe keqinterpretuar Fjalën Time të
Shenjtë, sepse iu përshtatet atyre ta bëjnë këtë.
Rëndësia e qëndrimit
në gjendjen e hirit të Zotit
Bija
Ime, më ke munguar ti dhe komunikimet e tua të afërta me Mua nga zemra. Më
kërko Mua hiret për të të mbajtur të fortë dhe ty do të të jepen ato. Unë kam
plane për ty, bija Ime. Ato janë shumë të rëndësishme. Prandaj dhe është
thelbësore që shpirti yt të jetë i pastruar dhe që ti të mbetesh në gjendjen e
hirit në çdo kohë. Ndërsa transformimi yt përfundimtar po shkon drejt
përsosmërisë shpirtërore, ti bija Ime, do të vuash. Por Unë do të të përgatis për
këtë. Opinioni i të tjerëve nuk duhet të të merakosë. Ata, që nuk janë në
Dritë, të cilët të shqetësojnë – shpërfilli. Por lutu për ata. Megjithatë, bëj
kujdes se ata mund të të largojnë kaq larg nga Unë, pa e kuptuar ti, saqë në
kohën kur ti ta kuptosh, do ta kesh mbyllur zemrën tënde ndaj Meje.
Shën
Agustini dhe Shën Benedikti të dy janë duke punuar me ty. Kërkoje ndihmën e
tyre dhe do ta kesh gjithçka shumë më të lehtë. Të bësh Punën Time, të kryesh
ato detyra që Unë t’i kërkoj është e vështirë. Në çdo hap të udhës do të bëhen
përpjekje për të të bërë që të rrëzohesh. Zemërim, shqetësim dhe argumente do
të dalin rreth teje dhe do të intensifikohen. Të gjitha janë krijuar për ta
dobësuar vullnetin tënd nëse ti i lejon.
Ti
duhet ta bekosh shtëpinë tënde dhe të mbash Rruazat e Rruzares, një Kryq
Benedikti si dhe Ujë të Bekuar gjatë gjithë kohës tani. Ji e guximshme tani.
Beso plotësisht tek Unë. Më në fund lëri gjërat të kalojnë. Ma ofro Mua
vullnetin tënd të lirë tani dhe Unë do të hedh mbi ty të gjitha hiret që të
duhen për ta kryer Punën Time me përsosmëri.
Unë
të dua ty, bija Ime e zgjedhur. Unë do të vazhdoj të të bëj më të fortë nga sa
je. Unë do të të udhëzoj. Që kjo të ketë me të vërtetë efekt, ti duhet të më
dorëzohesh Mua në trup, mendje dhe shpirt. Por oferta duhet të vijë prej teje
dhe të Më jepet Mua si një dhuratë e çmuar. Unë thjeshtë nuk mund ta marr atë
sepse vullneti yt i lirë është një Dhuratë e veçantë nga Hyji, Ati Im i
Përjetshëm.
Shko
tani, bija Ime, në paqe. M’i dorëzo Mua shqetësimet dhe preokupimet e tua.
Çliroje mendjen, trupin dhe shpirtin tënd. Pastaj kur ti ta dorëzosh vullnetin
tënd të lirë, ti do të bashkohesh përfundimisht me Mua. Kjo dhuratë për Mua do
të sigurojë që Fjala Ime të dëgjohet më me sukses nëpër botë.
Shpëtimtari yt i
dashur i Njerëzimit
Jezu Krishti, Gjykatësi i Drejtë