Kerko Mesazhet ketu

Sunday 27 September 2015

Imoraliteti seksual do t’ju çojë në Ferr

E Martë, 19 Prill 2011, në 23:50

Bija Ime, ndërsa bota përçahet në grupe të ndryshme – ata që jetojnë jetë të thjeshta dhe të rregullta, disa në pasuri dhe paqe, ata që janë prekur nga varfëria dhe sëmundja apo ata që janë viktima të luftës, dhe ata në pushtet – të gjithë do të dëshmojnë të çuditur të njëjtat ngjarje që do të vijojnë.

Shumë do t’i shikojnë katastrofat ekologjike si Dora e Hyjit. Të tjerët do të thonë se ato janë një shenjë e kohëve të fundit; ndërsa të tjerët do të thonë se e gjitha ka të bëjë me ngrohjen globale. Por ajo çka është më e rëndësishme tani në këtë kohë, është që të kuptohet kjo. Mëkati, nëse rritet në nivele të papara, do të sjellë shkatërrim në jetët tuaja të zakonshme në një mënyrë apo në një tjetër. Por kur ai intensifikohet në nivelet e përjetuara tani dhe të dëshmuara nga të gjithë ju në botë sot, atëherë të jeni të sigurt se katastrofa të tilla do të jenë Dora e Hyjit në veprim.

Hyji Ati i Përjetshëm është përgjigjur tashmë dhe ka vepruar në këtë mënyrë. Tani, ndërsa koha po afron për ta shkatërruar Satanin dhe ndjekësit e tij, trazira të mëtejshme ekologjike do të dërgohen nga Hyji, në Mëshirën e Tij. Ai do ta bëjë këtë për ta penguar Satanin dhe të gjitha kukullat e tij njerëzore të korruptuara, të cilët jargëzojnë ndaj mund
ësive të pasurisë dhe lavdisë që ai iu premton atyre përmes fuqive të tij psikologjike.

Satani rrënjos mendime dhe veprime të liga në shpirtra që janë mjaft të dobët për ta ekspozuar veten ndaj fuqive të tij zotëruese. Njerëz të tillë ndajnë karaktere të përbashkëta. Ata janë egoistë, të fiksuar pas ambicieve dhe pasurive të botës dhe janë të dhënë pas devijimeve seksuale dhe pushtetit. Të gjithë do të përfundojnë në Ferr, nëse vazhdojnë të ndjekin adhurimin e antikrishtit, i cili është gati për t’u shfaqur në botë.

Shumë njerëz të pafajshëm nuk besojnë në Satanin, antikrishtin, apo në të vërtetë, në Hyjin Atin e Gjithëpushtetshëm. Kështu ata e bëjnë një sy qorr. Megjithatë ata pyesin veten se përse vetë shoqëria ku ata jetojnë është rrënuar. Ata nuk e kuptojnë shpejtësinë e frikshme të rrënimit të unitetit të familjes tradicionale. Ata ia vënë fajin të metave të shoqërisë moderne. Çfarë ata nuk dinë është se Satani vë në shënjestër familjen si një prioritet. Kjo është për arsyen se ai e di se nëse familja rrënohet atëherë edhe shoqëria rrënohet. Shumë e dinë këtë sepse kjo po bëhet gjithnjë e më e dukshme në botën sot.

Pastaj shikoni imoralitetin seksual. Ju habiteni se sa tmerrshëm është infektuar shoqëria me këtë imoralitet. Por prapë, ajo që ju nuk e kuptoni është se Satani është përgjegjës për çdo vepër imoraliteti të paturp në botë. Ndërsa ata prej jush, të dhënë pas një bote të shthurjes, devijimit seksual dhe abuzimit ndaj të tjerëve, do të argumentoni se këto vepra janë një burim argëtimi dhe në disa raste një formë fitimi – ju duhet ta dini se ato do të jenë pasaporta juaj për në flakët e përjetshme të Ferrit.

Për çdo vepër seksuale imorale që ju merrni pjesë, po ashtu edhe trupi juaj, edhe pse ju do të jeni në shpirt, do të digjet sikur të ishte në mish, përjetësisht. Çdo pjesë e trupit njerëzor me të cilën ju abuzoni përmes mëkatit mortor, do të pësojë dhimbjen më të madhe në flakët e Ferrit. Përse do ta donit këtë? Shumë nga ju shpirtra të gjorë, të gënjyer nuk e kuptoni se juve nuk ju është thënë kurrë e Vërteta, e Vërteta se ekziston Parajsa, Purgatori dhe Ferri.

Shumë nga shërbëtorët e Mi të shenjtë mirëdashës të Kishave nuk i kanë theksuar këto Mësime për një kohë shumë të gjatë. Turp për ta. Unë lotoj për ankthin e tyre sepse shumë prej tyre në të vërtetë nuk besojnë në Ferr për vete. Kështu si munden ata të predikojnë për tmerrin që është Ferri? Ata nuk munden, sepse shumë kanë zgjedhur përgjigjen e lehtë. “Hyji është përherë i Mëshirshëm. Ai kurrë nuk do t’ju dërgonte në Ferr. A do ta bënte Ai?”

Përgjigja është jo – Ai nuk do e bënte. Kjo është e vërtetë sepse Ai kurrë nuk do t’ia kthente shpinën e Tij fëmijëve të Tij. Por realiteti është se shumë, shumë shpirtra të bllokuar nga mëkati mortor që ata janë tunduar të kryejnë, jepen pas mëkateve të tyre herë pas here dhe vazhdimisht. Ata janë në kaq shumë errësirë – të rehatuar brenda imoralitetit të tyre – sa vazhdojnë ta zgjedhin këtë errësirë madje edhe pas vdekjes. Atëherë ata nuk mund të shpëtohen. Ata e kanë zgjedhur këtë udhë sipas vullnetit të tyre të lirë – një Dhuratë nga Hyji, me të cilën Ai nuk mund të ndërhyjë. Por Satani mundet. Dhe ai e bën.

Zgjidhni cilën jetë ju doni, udhën e jetës drejt Hyjit Atit të Përjetshëm në Parajsë, apo Satanin, mashtruesin, në flakët e Ferrit të përjetshëm. Nuk ka mënyrë më të qartë për t’jua shpjeguar përfundimin, fëmijët e Mi. Është prej Dashurisë dhe Dhembshurisë Sime, që Unë duhet t’jua mësoj të Vërtetën.

Ky Mesazh ka për qëllim t’ju frikësojë disi, sepse nëse Unë nuk ju tregoj se çfarë ju pret, Unë nuk do të isha duke jua zbuluar Dashurinë Time të Vërtetë për të gjithë ju.

Ka ardhur koha për t’u përballur me të ardhmen, jo vetëm për veten tuaj, por për ata miq, familje dhe të dashur të cilët ju i influenconi përmes vetë sjelljes suaj. Sjellja ushqen sjelljen. Në rastin e të pafajshmëve, ju pa e kuptuar mund të jeni duke i udhëzuar dhe udhëhequr ata, gjithashtu, në udhën drejt errësirës së përjetshme përmes injorancës.

Kujdesuni për shpirtin tuaj. Ai është një Dhuratë nga Hyji. Është gjithçka që ju do të merrni me vete në botën tjetër.

Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti