E
Shtunë, 23 Prill 2011, në 00:05
Bija
Ime e dashur, sot është koha për të gjithë ata të cilët besojnë në Mundimin e
Kryqit, që të ndihmojnë për ta mbajtur atë me qëllim që Fjala Ime të mund të
dëgjohet përsëri në botë. I kujtoni ata për mënyrën se si Unë vdiqa dhe përse
kjo përfaqëson shpëtimin. Tani është detyra juaj për t’i informuar ata që e
kanë humbur udhën e tyre, që t’i hapin zemrat e tyre përsëri ndaj të Vërtetës
së Mësimeve të Mia.
Ngrihuni
tani dhe mbrojini të drejtat tuaja për të qenë të Krishterë. Ndërsa Unë pres
tolerancë nga ana juaj – ku ju duhet t’i respektoni pikëpamjet e besimeve të
tjera – kurrë mos më fyeni Mua duke e hedhur mënjanë besimin tuaj të Krishterë
në vend të dytë.
Është
një doktrinë e rrezikshme kur ju e ngatërroni tolerancën si një zëvendësues për
të Vërtetën. Të jeni pa paragjykime ndaj besimeve të tjera dhe t’i trajtoni
vëllezërit dhe motrat tuaja me barazi. Megjithatë, kurrë mos u vini në presion
për të lënë mënjanë besimet tuaja apo për t’ua mohuar fëmijëve tuaj të drejtën
për një edukim të Krishterë. Shumë shkolla të drejtuara nga organizata të
Krishtera po i përkulen presioneve për ta braktisur besnikërinë e tyre ndaj
Meje. Shumë qeveri po përpiqen ta ndalojnë Krishtërimin, me përhapjen e ligjeve
të reja. Por do ta shikoni se fetë e tjera jo të Krishtera do të trajtohen me
më pak ashpërsi. Përkundrazi, çdo fe tjetër do të tolerohet me më tepër simpati
se Krishtërimi.
Luftoni
për besimin tuaj tani. Lutuni për kthimin në besim. Lutuni që ato regjime që e
shtypin të drejtën tuaj për të qenë një i Krishterë të tregojnë më shumë
tolerancë. Mos-përballimi i këtyre presioneve do të çojë në një botë të shterpë
kur më pak të Krishterë do ta praktikojnë besimin e tyre.
Merreni
Kryqin, që sot, dhe tregoni shembull për të tjerët. Kurrë mos t’ju vijë turp
për Kryqin.
Shpëtimtari juaj i
dashur
Jezu Krishti, Mbreti i Njerëzimit