E
Shtunë, 23 Prill 2011, në 16:40
Bija
Ime fort e dashur, është me gëzim që fëmijët e Mi tani gëzojnë në përkujtimin e
Ringjalljes Sime. Ky vit është i rëndësishëm sepse shënon fillimin e një Epoke
të Re të Ndriçimit që ka për të filluar në botë së shpejti.
Dhurata
Ime e madhe e Mëshirës do të sjellë lehtësim të madh tek besimtarët dhe do të
krijojë një ndjenjë të gjerë euforie midis atyre jo-besimtarëve që do të
kthehen. Kur ata të zbulojnë të Vërtetën, ata do të ndjehen me zemër të lehtë
dhe do të mbushen me dashuri për Hyjin Atin e Përjetshëm dhe për Mua,
Shpëtimtarin tuaj Hyjnor. Madje edhe jo të Krishterët do ta kuptojnë të
Vërtetën e Ekzistencës Sime. Përfundimisht kjo do të krijojë një ndjenjë të
madhe gëzimi dhe dashurie në botë.
Paralajmërimi
duhet të ndiqet më pas me lutje
Megjithatë, është e rëndësishme ta kujtoni një mësim të rëndësishëm në lidhje
me Paralajmërimin. Kjo Ngjarje e Madhe, kur të gjithë ju do të shikoni jo vetëm
mëkatet tuaja, ashtu si i shoh Unë, por edhe do ta kuptoni të Vërtetën rreth
jetës tjetër, duhet të ndiqet më pas me lutje.
Për
fat të keq, shumë do të bien më pas përsëri në mëkat. Tani është koha që të
përgatiteni për ta shmangur këtë situatë duke lutur Kurorëzën e Mëshirës SimeHyjnore çdo ditë të jetës suaj. Duke e bërë zakon lutjen e kësaj lutjeje të
fuqishme ju do të ruani nivelin e konvertimit dhe besimit, që do të përfshijë më pas botën.
Gëzohuni,
lutuni dhe më falënderoni Mua, Shpëtimtarin tuaj Hyjnor, për këtë Mëshirë të
madhe. Uluni në gjunjë dhe lavdëroni Hyjin Atë, për Dhuratën e Sakrificës Sime.
Lutja do të ndihmojë në dobësimin e efektit të persekutimit nga Aleanca Globale
e Re Botërore, që do të vijë më pas. Nëse mjaft nga ju qëndrojnë besnikë ndaj
Meje, Mësimeve të Mia dhe vazhdojnë të luten si dhe të marrin Sakramentet, ju
mund të ndryshoni rrjedhën e ngjarjeve, që do të vinin më pas.
Sa
e fuqishme është Mëshira Ime Hyjnore. Kaq shumë nga ju akoma nuk e kuptojnë
rëndësinë e saj. Shumë, për fat të keq, nuk kanë dëgjuar kurrë për të më parë.
Për
ata prej jush që janë besnikë ndaj Meje tani, Unë duhet t’ju bëj një kërkesë
shumë të veçantë. Unë nuk dua ta shikoj asnjërin nga fëmijët e Mi të
shkatërruar. Prandaj edhe Paralajmërimi po ju jepet. Kjo do t’i tregojë secilit
prej jush, përfshirë skeptikëve midis jush, se çfarë do të ndodhë në të vërtetë
gjatë Gjykimit Final. Prandaj për të më ndihmuar Mua të shpëtoj secilin shpirt,
Unë dëshiroj që ju të më premtoni dhuratën tuaj për të më ndihmuar Mua t’i fitoj
shpirtrat.
Krijoni
Grupe Lutjeje të Mëshirës Hyjnore në mbarë botën dhe përdoreni këtë Lutje për
çdo person të njohur nga ju që mund të jetë duke vdekur, sepse Unë do ta
garantoj shpëtimin e tyre nëse ju e bëni këtë. Mblidhuni tani, populli Im.
Ndiqeni Shpëtimtarin tuaj. Lutuni siç nuk jeni lutur kurrë më parë dhe atëherë
më shumë shpirtra do të shpëtohen.
Pastaj
ju të gjithë do të bëheni pjesë e Botës së Re që Unë ju premtova kur Qielli dhe
Toka të bashkohen në një. Kjo e ardhme e lavdishme është për të gjithë ju. Në
vend që t’i trembeni këtij ndryshimi të madh, hapini mendjet, zemrat dhe
shpirtrat tuaj ndaj gëzimit të madh që do të vijë. Duke u bashkuar si një grup
i madh, i fuqishëm në mbarë botën, në çdo vend, në çdo familje, në çdo kishë
dhe në çdo komunitet, ju do të bëni një ndryshim të madh.
Lutjet
tuaja do të ndihmojnë për të parandaluar shumë nga persekutimi, që do të ndodhë
ashtu siç është parathënë. Prandaj prej admirimit për Mua, Shpëtimtarit tuaj
Përherë-të Dashur, më ndiqni Mua tani.
Unë
jetoj në secilin, secilin prej jush. Unë e di se çfarë përmbahet në zemrat dhe
shpirtrat tuaj. Duke më dhënë Mua premtimin tuaj të mëshirës për vëllezërit dhe
motrat tuaja ju do të merrni hire të veçanta.
Mbreti juaj Hyjnor i
Mëshirës dhe Gjykatësi i Drejtë
Jezu Krishti