Kerko Mesazhet ketu

Saturday 4 June 2016

Lutja e Kryqëzatës (13): Lutje për të kërkuar Imunitet

Lutje e dhënë Marias së Mëshirës Hyjnore nga Hyji Atë për të kërkuar lutje për ata që e refuzojnë Mëshirën e treguar ndaj tyre nga Jezusi gjatë Paralajmërimit.

Biri Im do ta mbështjelli të gjithë njerëzimin tani dhe kur Ndriçimi i Ndërgjegjes të ketë kaluar lutjet tuaja me të vërtetë nevojiten në atë fazë. Lutjet tuaja, fëmijë, do të ndihmojnë për t’i shpëtuar ata njerëz që me mosbindje do të vazhdojnë ta refuzojnë Mëshirën që Biri Im do t’iu tregojë atyre.
Premtimi im solemn, fëmijë, për të gjithë ata prej jush që më thërrasin Mua, në emër të Birit Tim të dashur, Jezu Krishtit, për të shpëtuar vëllezërit dhe motrat tuaja, është se atyre do t’u dhurohet imunitet i menjëhershëm. Hire të veçanta do t’i jepen secilit prej jush që kryen një muaj të plotë lutjesh për shpirtrat e tyre. Këtu është çfarë Unë ju kërkoj të thoni:
“O Ati Qiellor, përmes Dashurisë së Birit Tënd të dashur, Jezu Krishtit, Vuajtja e të Cilit në Kryq na shpëtoi nga mëkati, të lutem shpëtoji të gjithë ata që akoma e refuzojnë Dorën e Tij të Mëshirës. Vërshoi shpirtrat e tyre, Atë i dashur, me shenjën Tënde të Dashurisë. Unë të lutem Ty, Ati Qiellor, dëgjoje lutjen time dhe shpëtoji këto shpirtra nga mallkimi i përjetshëm. Përmes Mëshirës Tënde lejoi ata të jenë të parët për të hyrë në Epokën e Re të Paqes në Tokë. Amen.”
Ati juaj qiellor
Hyji Më i Larti
(Sqarim: imuniteti do t’u dhurohet atyre për të cilët ju luteni.)