Kerko Mesazhet ketu

Friday 10 June 2016

Lutja e Kryqëzatës (14): Lutje Hyjit Atë për mbrojtje kundër luftës bërthamore

E Mërkurë, 14 Dhjetor 2011, në 19:15

Lutje e dhënë Marias së Mëshirës Hyjnore nga Jezusi që gjithsecili t’i lutet Hyjit Atë për mbrojtje kundër Luftës së mundshme Bërthamore dhe për të kërkuar Shpëtim:

O Ati i Gjithëpushtetshëm, Hyji Më i Larti, të lutem ki Mëshirë mbi të gjithë mëkatarët. Hapi zemrat e tyre që ta pranojnë Shpëtimin dhe të marrin një bollëk me Hire.

Dëgjoji lutjet e mia për familjen time dhe bëj të mundur që gjithsecili të gjejë hir në Zemrën Tënde të Dashur.

O Ati Hyjnor Qiellor, mbroji të gjithë fëmijët e Tu në Tokë nga ndonjë luftë bërthamore apo nga akte të tjera që po planifikohen për të shkatërruar fëmijët e Tu.

Na ruaj nga çdo e keqe dhe na mbro. Na ndriço që t’i hapim sytë, ta dëgjojmë dhe ta pranojmë të Vërtetën e Shpëtimit tonë, pa asnjë frikë në shpirtrat tanë. Amen.

Shkoni në Paqe. Shpëtimtari juaj i dashur Jezu Krishti