Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 15 June 2016

Edhe mëkati i vrasjes mund të falet

E Mërkurë, 21 Dhjetor 2011, në 20:10

Bija Ime më e dashur, jam Unë. Sonte Unë vij për t’iu ofruar ngushëllim mëkatarëve që besojnë se ata nuk janë të denjë të qëndrojnë përpara Meje.

Unë ju thërras atyre prej juve, shpirtrave të gjorë, të torturuar, që besoni se mëkatet tuaja janë kaq të neveritshme sa Unë nuk mund t’ju fal. Sa gabim e keni.

A nuk e dini se nuk ka asnjë mëkat që Unë nuk mund ta fal? Përse jeni kaq të trembur?

A nuk e dini se madje edhe mëkati më i rëndë i vrasjes mund të falet? Të gjitha mëkatet mund dhe do të falen nëse tregohet pendesë e vërtetë, e ndjerë me zemër.

Unë Jam duke pritur. Hapini zemrat tuaja tek Unë. Besoni tek Unë. Unë Jam ndoshta i vetmi mik i vërtetë që ju keni, në atë që ju mund të më tregoni Mua çdo gjë dhe kjo nuk do të më tronditi Mua.

Mëkati është një fakt i jetës. Fare pak shpirtra përfshirë shpirtrat e zgjedhur mund të qëndrojnë në gjendjen e hirit për ndonjë kohë të gjatë.

Kurrë mos u ndjeni se ju nuk mund t’i rrëfeni mëkatet tuaja, pavarësisht se sa serioze mund të jenë ato.

Nëse ju keni frikë nga Unë dhe vazhdoni të më ktheni shpinën, ju do ta largoni veten nga Unë akoma më shumë.

Shumë nga fëmijët e Mi nuk ndjehen të denjë për Dashurinë Time. Por Unë e dua gjithsecilin përfshirë mëkatarët e ngurtë. Unë nuk e toleroj mëkatin. Unë kurrë nuk mund ta bëj këtë. Por Unë e dua mëkatarin.

Ishte për shkak të mëkatit që Unë u dërgova në botën tuaj si një Shpëtimtar me qëllim që ju të mund të faleshit.

Për t’u qenë falur ju duhet të kërkoni falje. Kur ju kërkoni falje së pari ju duhet të jeni të përulur. Sepse pa përulësi nuk ka aspak pendesë të vërtetë.

Unë, Shpëtimtari juaj, ju lutem të ndalni dhe të mendoni se si e jetoni jetën. Ju ose e doni Hyjin me veprat tuaja të mira dhe me dashurinë për fqinjin ose nuk e doni.

Nuk është e nevojshme që ju të më njihni Mua për të më dashur Mua, fëmijë. Me anë të veprave tuaja, dashurisë suaj për njëri tjetrin, me mirësinë dhe bujarinë që ju tregoni ndaj të tjerëve, ju e tregoni dashurinë tuaj për Mua pa e kuptuar atë.

Do të jetë gjithashtu përmes përulësisë suaj të zemrës, kur ju të tregoni pendesë të vërtetë për të gjitha keqbërjet në jetën tuaj, që ju do ta vërtetoni gjithashtu dashurinë tuaj për Mua.

Në ç’tjetër mënyrë mendoni ju se mund t’i afroheni Zemrës Sime?  

Ju kurrë nuk duhet të keni frikë për t’u afruar tek Unë. Unë kurrë nuk Jam larg.

Ejani tek Unë tani që të mund ta ushqej shpirtin tuaj dhe t’ju jap paqen që e dëshironi.

Jezusi juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/12/21/even-the-sin-of-murder-can-be-forgiven/