Çfarë është PARALAJMËRIMI?


Fletushkë 

NDRIÇIMI I NDËRGJEGJES e parashikuar nga Zonja Jonë në Garabandal në 1961 do të ndodhi së shpejti për të shpëtuar botën.

PARALAJMËRIMI

Profeci të reja të marra nga Vizionarja Evropjane zbulojnë ngjarje globale që do të çojnë drejt Ardhjes së Dytë.

PËRSE DO TË NDODHI PARALAJMËRIMI?
  • Të vërtetoj tek të gjithë se Zoti egziston.
  • Të sjell gjithsecilin tek Jesusi dhe tek udha e të vërtetës.
  • Të dobësoj ndikimin e mëkatit dhe të ligut në botë përmes konvertimit (kthimit në besim).
  • Të ndihmoj për të na shpëtuar ne para ditës finale të gjykimit duke na dhënë mundësinë të kërkojmë falje për mëkatet që ne kemi kryer.
  • Të konvertoj jo-besimtarët të cilët nuk do të kishin asnjë mundësi shpengimi pa këtë vepër të madhe të mëshirës.
  • Të forcoj besimin e besimtarëve.

ÇFARË DO TË NDODHI GJATË PARALAJMËRIMIT

  • Çdo njeri mbi moshën 7 vjeç do të përjetoj një takim shpirtëror privat me Jesu Krishtin që do të zgjasi deri në 15 minuta.
  • Kjo është një dhuratë nga Hyji Atë për të kthyer njerëzit drejt të vërtetës. Do të jetë ashtu si do të shfaqet Dita Finale e Gjykimit, vetëm se këtë herë ju nuk do të ndëshkoheni. Në të kundërt, do t’ju jepet një mundësi për të kërkuar falje.
  • Dy kometa do të përplasen në qiell.
  • Njerëzit do të besojnë se është katastrofike më keq se një tërmet. Por nuk është ashtu – ajo është një shenjë që Jesusi ka ardhur. 
  • Qielli do të bëhet i kuq e do të duket si një zjarr dhe pastaj ju do të shikoni një kryq të madh në qiell për t’u pregatitur ju në fillim.
  • Ateistët do të thonë se ishte një iluzion global. Shkencëtarët do të kërkojnë një shpjegim llogjik, por nuk do të gjendet asnjë.
  • Ajo do të jetë spektakulare dhe nuk do të na lëndoj, sepse vjen si një vepër e Dashurisë dhe e Mëshirës nga Jesusi.
  • Mëkatet tona do të na tregohen dhe kjo do të na bëj të ndjejmë trishtim të pamasë dhe turp kur të na zbulohen. Të tjerët do të sëmuren dhe tronditen nga mënyra se si mëkatet e tyre do të zbulohen dhe do të bien në tokë të vdekur para se të kenë mundësinë të kërkojnë falje.
  • Gjithkush do ta shikoj gjëndjen e shpirtit të tij para Zotit – të mirat që ata kanë kryer në jetën e tyre, shqetësimet që u kanë shkaktuar të tjerëve dhe gjithçka që ata dështuan ta bëjnë.
  • Shumë njerëz do të bien në tokë dhe do të derdhin lotë lehtësimi. Lotë kënaqësie dhe gëzimi.
  • Sepse, më në fund, do të jetë e mundur të bëni një jetë të re më pas kur ne e dimë të vërtetën e plotë.
  • Jesusi tani i kërkon gjithseçilit të lutet për ata shpirtra që do të vdesin nga tronditja dhe që mund të jenë në mëkat mortor. Çdokush duhet të pregatitet tani. Jesusi kërkon që të gjithë të kërkojnë falje për mëkatet e tyre para Paralajmërimit.

Ju lutemi ta printoni dhe ta shpërndani tek sa më shumë njerëz. 


Për më shumë informacion vizitoni faqen elektronike: