E
Enjte, 26 Maj 2011, në 13:00
Bija
Ime fort e dashur, është dëshira Ime që ti tani të fillosh të agjërosh, të paktën
një ditë në javë. Sepse duke e bërë këtë, ti do të më japësh Mua shumë
kënaqësi. Kjo sakrificë do ta forcojë pastërtinë e shpirtit tënd dhe do të
sjellë më pranë Zemrës Sime Më të Shenjtë.
Fëmijët
e Mi në botë hasin shumë sfida në këto kohë, sfida, me të cilat ata kurrë nuk
iu është dashur të merreshin më parë. Sfida më e madhe tani është për të
përballuar mënyrën se si paraja po pakësohet. Kjo është shumë e frikshme për
shumë që kanë nevojë për këtë, për të mbajtur shtëpitë e tyre dhe për të ushqyer
familjet e tyre. Vështirësia e dytë është mungesa e ndonjë drejtimi të qartë
shpirtëror në jetën e tyre, që, deri tani, ka qenë parë si i rëndësishëm.
Nëse i humbisni të ardhurat tuaja ju do të humbisni aspiratat tuaja për të mirat materiale
luksoze. Sepse çfarë vlere ka një makinë luksoze kur ju nuk mund ta ushqeni
familjen tuaj? Çfarë vlere ka një fustan i bukur kur ju nuk mund të rrini ngrohtë në një shtëpi që ju nuk mund të përballoni ta ngrohni siç duhet? Është
vetëm kur fëmijët e Mi e gjejnë veten pa tepricat me të cilat kishin qenë
mësuar, që ata e kuptojnë realitetin në të cilin ata tani janë zhytur.
Sot nevojat tuaja bazike duhet të jenë prioriteti juaj
Pas kësaj, ju duhet të pyesni veten: Çfarë
është e rëndësishme tani? Pasi ju të jeni ushqyer dhe veshur çfarë më pas? Të
qenit superior nuk është më e rëndësishme kur ju përpiqeni të mbijetoni me
elementet bazë. Zilia për pasurinë dhe statusin e fqinjit tuaj nuk ka më
rëndësi. Do të jetë vetëm tani që ju do të kërkoni ngushëllimin shpirtëror që
ju ka munguar për kaq kohë në jetën tuaj.
Në
përpjekjet tuaja për të gjetur ngushëllimin e mendjes, kthehuni tek Unë dhe Ati
Im i Përjetshëm, Hyji Krijuesi i të gjitha gjërave. Mos u tundoni të kërkoni
shërim nga shëruesit shpirtëror nëse ata nuk më përfaqësojnë Mua. Mos kërkoni
lehtësim artificial nga stimulues për ta lehtësuar dhimbjen dhe dëshpërimin
tuaj. E vetmja mënyrë që do t’ju çlirojë nga shqetësimi dhe ankthi është kur ju
ktheheni tek Unë, Jezu Krishti, Shpëtimtari juaj.
Unë
Jam tani duke pritur. Më kërkoni Mua që t’ju ndihmoj dhe Unë do t’ju pajis me
nevojat tuaja bazë. Unë gjithmonë do t’ju jap atë çfarë ju dëshironi. Por ju
duhet të më kërkoni Mua në fillim. Kurrë mos i mbani shqetësimet tuaja për
vete. Ndajini ato me Mua.
Mi dorëzoni Mua të gjitha shqetësimet tuaja. Unë do
të përgjigjem menjëherë; sepse kjo do të më mbushë Mua me gëzim kur ju të besoni tek Unë plotësisht.
Unë
ju dua të gjithëve.
Shpëtimtari juaj i
devotshëm
Jezu Krishti
Mbreti i Mëshirës dhe i Dhembshurisë