Kerko Mesazhet ketu

Saturday 6 April 2013

Asnjërit prej jush nuk do t’i jepej ndonjëherë autoriteti të gjykoj një tjetër në Emrin Tim, sepse kjo nuk është e mundur

E Premte, 5 Prill 2013, ora 12:50

Bija Ime fort e dashur, sipas betimit tënd të bindjes ndaj Meje, ti kurrë nuk duhet t’i mbrosh Mesazhet e Mia. As nuk e ke autoritetin të dënosh apo të kritikosh ndonjë vizionar tjetër, apo të vetë-shpallur profetë, të vërtetë apo të rremë, në Emrin Tim.

Ata që deklarojnë se flasin në Emrin Tim dhe që i dënojnë këto Mesazhe për botën, dijeni këtë. Ju nuk e keni, as edhe nuk e keni kërkuar, lejën Time të refuzoni, publikisht, këdo që deklaron se është një shpirt i zgjedhur. Kur ju i deklaroni këto Mesazhe të jenë të pavërteta, ju po thoni se ato janë gënjeshtra. Gënjeshtrat mund të vijnë vetëm nga Satani.

Këto, Mesazhet e Mia të Shenjta për botën, ju paralajmërojnë për gënjeshtrat e tmerrshme, që ai Satani, i ushqen në shpirtrat e të gjithë fëmijve të Hyjit. Sa jeni mashtruar të më refuzoni Mua, Jezusin tuaj të dashur, I Cili derdh lotë të hidhur prej trishtimit nga mënyra me të cilën Unë Jam duke u refuzuar.

Ata që thonë se çdo njeri mund t’i shkruaj këto Mesazhe nga Qielli më fyejnë Mua. Si mundet një njeri të shkruaj Fjalët nga Buzët e Mia, kur ato vijnë nga Unë? A besoni se Fjalë të Shenjta të tilla mund të krijoheshin nga dora e njeriut mortor? A besoni se çdo njeri, i njollosur me mëkat, mund të prodhonte Fjalën Time të Shenjtë, pa asnjë ndërhyrje nga Mbretëria Ime Qiellore? Nëse besoni këto, atëherë ju i jepni besushmëri aftësisë së njeriut të krijoj një udhë për kthimin n
ë besim në këtë mënyrë. Njeriu nuk është asgjë pa Hyjin. Ju nuk jeni të denjë të flisni me autoritet kur shpallni Fjalën e Hyjit. Nëse e shpallni Fjalën e Hyjit nga buzët tuaja, pa asnjë udhëzim nga Unë, atëherë ju jeni fajtor për gabime të rënda.

Bija ime, Unë duhet të të kujtoj ty, dhe të gjithë ata shpirtrat e zgjedhur, se asnjërit nga ju nuk do t’i jepej autoriteti të gjykoj një tjetër në Emrin Tim, sepse kjo nuk është e mundur.

Unë i bëj thirrje të gjithë atyre shpirtrave të Mi të zgjedhur tani. Kujtoni Premtimin Tim për ju se Unë do të vij përsëri. Dijeni tani, se ju të gjithëve u është dhënë një mision për të pregatitur zemrat e njerëzve për Ardhjen Time të Dytë. Dijeni tani, se ky është Misioni i fundit, i diktuar nga Trinia e Shenjtë. Asnjë nga ju nuk e ka Lejën Time të dënoj këtë, apo ndonjë mision tjetër. Bëheni këtë dhe ju do të hidheni tutje nga Unë.

O si mëkatet e shpirtrave të zgjedhur më copëtojnë Mua më thellë se ato të të tjerëve. Ata që janë pranë Meje, dhe pastaj më tradhëtojnë Mua, janë ata që më lëndojnë Mua më shumë. Kur ata ngrihen kundër Meje, ata shkaktojnë përçarje të tmerrshme dhe i pengojnë shpirtrat të ndjekin udhën e shpëtimit të përjetshëm.