Kerko Mesazhet ketu

Monday 1 April 2013

Sot, Unë sjell Hire të mëdha nëpër botë

E Dielë, 31 Mars 2013, ora 18:40

Bija Ime fort e dashur, sot Unë sjell hire të mëdha nëpër botë, kur Unë gëzoj për besimin që ekziston, pavarësisht nga sprovat dhe vështirësitë, që fëmijët e Hyjit duhet të durojnë në botë në këtë kohë.

Unë e ripërtërij pamjen e tokës sot dhe i mbush shpirtrat e atyre që besojnë tek Unë, Jezu Krishti i tyre i dashur, Shpenguesi i gjithë njerëzimit, me Shpirtin Tim të Shenjtë. Gëzohuni dhe e harroni vuajtjen, që po lëshohet nga Satani. Por, përuleni veten para Meje dhe vëreni gjithë besimin tuaj në Mëshirën Time dhe Unë do t'ju mbroj nga e keqja.

Ju duhet ta dini se e gjithë Fuqia është e Imja. I ligu dhe ata që ai ka nënshtruar nuk kanë asnjë fuqi mbi Mua. Por influenca e tyre do të shkatërroj shumë nga ata që e lënë veten të ekspozuar ndaj mashtrimit të bishës.

Mbretëria Ime ju pret, në gjithë Mrekullinë e saj të Lavdishme, dhe kjo kohë është pothuajse afër.

Përhapuni, ndjekësit e Mi, shumohuni në grupe dhe shpalleni Fjalën e Hyjit, të Vërtetën, e cila është e përmbajtur në Biblën e Shenjtë.
Ju tani duhet të ktheheni tek Ungjilli dhe t'i kujtoni njerëzit për përmbajtjen e saj, sepse atje ndodhet Fjala e Hyjit.

Shumë ligje të reja do të krijohen në kombet tuaja, ku Libri i Atit Tim do të bëhet i pamundur për t'u gjetur. Ju kurrë nuk duhet t'i pranoni këto ligje sepse ato më mohojnë Mua. Kur ju nuk keni asnjë mundësi ndaj Mësimeve të Mia, fëmijët tuaj nuk do të më njohin Mua. Kur Mësimet e Mia, Ligjet e Hyjit, do të bëhen të paligjshme, atëherë do ta dini se do të jetë sipas dorës së Satanit që qeveritë tuaja po drejtohen.

Ju nuk duhet ta lejoni veten të trajtoheni si skllevër. Ju nuk duhet të dorëzoheni ndaj ligjeve absurde, të cilat e mohojnë vullnetin tuaj të lirë. Kurrë mos harroni se keni lindur me dhuratën e vullnetit të lirë – një Dhuratë nga Hyji.

Çdo njeri që e heq vullnetin tuaj të lirë e mohon Hyjin. Çdo qeveri apo shtet, që ju mohon vullnetin e lirë të dëshmoni për Hyjin po drejtohet nga Satani. Ju, ndjekësit e Mi të dashur jeni mashtruar nga influencat satanike përmes atyre kombeve, që kontrollojnë bankat, qeveritë dhe të drejtën tuaj të ushqimit.

Koha do të vij kur ata do t'ju bëjnë të vuani madje më tepër se tani, por, papritur dhe papandehur, do të vij një ndëshkim i rëndë, i cili do t'i bëj këto qeveri dhe fuqinë e tyre të pavlefshme. Ndërhyrja e Hyjit do të jetë e shpejtë dhe ato, sektet djallëzore, do të zvarriten këmba dorazi duke ulëritur të tmerruar nga ndëshkimi, që do të bier mbi ata, për veprat e tyre djallëzore.

Ju, ndjekësit e Mi të dashur, duhet të më Besoni Mua dhe të qëndroni të fortë. Sot Unë ju bekoj me një Dhuratë të veçantë – Dhuratën e Këmbnguljes. Ju do ta kuptoni se ju është dhënë kjo Dhuratë sepse durimi juaj do të jetë i padepërtueshëm. Vendosmëria juaj për të bërë Vullnetin Tim të Shenjtë do t'ju çudisi edhe vetë juve, dhe kur të vij koha që ju ta deklaroni haptazi dëshminë tuaj për Ardhjen Time të Dytë, nuk do të keni aspak frikë. Por, dashuria për Mua do të shfaqet si një dashuri e veçantë për vëllezrit dhe motrat tuaja. Ju tani do t'i shikoni ata, ashtu si ata duken në Sytë e Atit Tim, si të vegjël. Zemra juaj do të bymehet nga dashuria dhe kjo do t'ju trondisi, sepse ju do të ndjeni dashuri në zemrat tuaja, madje edhe për ata armiq që sundojnë mbi vëndin tuaj sipas komandës së bishës.

Kjo dashuri do të kthej në besim shpirtrat e atyre me urrejtje në zemrat e tyre. Lutjet tuaja për shpirtra të tillë do t'ju dhurojnë atyre imunitet nga ndëshkimi që përndryshe do të kishin pësuar në ditën e ndëshkimit kur Unë të vij të Gjykoj.

Kjo Dhuratë e Këmbnguljes, të cilën Unë ju jap sot, do të shpëtoj shpirtra, sepse çdo Dhuratë që Unë sjell ka vetëm një qëllim, dhe ai është për të shpëtuar të gjithë shpirtrat që ne të bashkohemi si një familje e shenjtë, në Parajsën e Re në tokë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/31/today-i-bring-great-graces-upon-the-world/