Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 16 April 2013

Të bekuar janë ata me zemër të përulët, krenaria e të cilëve është hequr prej tyre përmes Hirit të Zotit

E Premte, 12 Prill 2013, ora 23:55

Bija Ime fort e dashur, kush mes jush, që me të vërtetë më do Mua, mund të dali p
ërpara Meje dhe të shtrihet tek Këmbët e Mia në dorëzim të plotë?

Kush mes jush, që me të vërtetë më nderon Mua dhe i ndjek Mësimet e Mia, mund ta përuli veten para Meje pa asnjë konsideratë për veten e vet? Nëse ju mund ta hidhni veten tek Mëshira Ime, në shërbim të përulët, Unë do t’ju ngre dhe do t’ju lartësoj. Por kur ju e lartësoni veten, në Emrin Tim, dhe thoni se më njihni Mua më nga afër se të tjerët, Unë do t’ju hedh në tokë poshtë Këmbëve të Mia.

Përse kaq shumë, të cilëve ju është dhënë e Vërteta, akoma e keqkuptojnë të Vërtetën e Mësimeve të Mia? Njeriu, prej njollës së mëkatit, nuk është i denjë të qëndroj p
ërpara Meje. Por ata që e kuptojnë dobësinë e shpirtit njerëzor duhet ta dinë, se ata që e marrin vetë përsipër të deklarojnë njohuritë e tyre superiore mbi çështjet shpirtërore të krijuara sipas Mësimeve të Hyjit, me anë të profetëve, duhet të kenë shumë kujdes.

Kur shpirtra të tillë deklarojnë të ashtu-quajtura njohuri të tyre, duke u mburrur për vlerësimin e tyre inteligjent të Doktrinës së Shenjtë, në vënd që të përqëndrohen mbi rëndësinë e përulësisë, ata më fyejnë Mua. Kur ata përdorin njohuritë e tyre për të shtrëmbëruar të Vërtetën për t’ju përshtatur planit të tyre, për të tërhequr shpirtrat drejt një versioni artificial të Mësimeve të Mia, Unë Jam thellësisht i fyer dhe Unë do t’i ndëshkoj shpirtrat fajtor për këtë krim kundër Hyjit.

Ata mes jush që krijojnë kulte, lëvizje fetare, të gjitha të krijuara nga ju, dijeni se kur ju manipuloni Fjalën e Hyjit, ju jeni fajtor të mëkatit të rëndë. Zërat tuaj, që shpallin Fjalën e Hyjit dhe gjithë Lavdinë e Tij, nga njëra anë, dëgjohen sepse ato përmbajnë të Vërtetën. Por kur ju i shtoni Fjalës së Hyjit, me interpretimin tuaj dhe kur e përdorni këtë për të sulmuar të tjerët në Emrin Tim të Shenjtë duke i akuzuar ata për keqbërje, ju kryeni mëkat.

Të bekuar janë ata me zemër të përulët, krenaria e të cilëve është hequr prej tyre përmes hirit të Zotit, sepse ata do të drejtojnë si mbretër në Parajsën e Re.

Të bekuar janë ata, besimi i plotë i të cilëve tek Unë, do të thotë se ata predikojnë dhe e përhapin Fjalën Time të Shenjtë pa asnjë qëllim për të kërkuar vëmëndje personale për vetë-lavdi, sepse edhe ata do të gjejnë strehim në Mbretërinë Time.

Ata që deklarojnë se janë ndjekësit e Mi të dedikuar, por që besojnë se janë të kualifikuar të gjykojnë të tjerët, të analizojnë besimet e të tjerëve, besimi në Zot i të cilëve shkakton fyerje dhe që publikisht i kritikojnë shpirtrat e shenjtë që vijnë në Emrin Tim, nuk janë pjesë e Mbretërisë Sime. Ju i përkisni të ligut, sepse ju nuk përgjigjeni tek Unë, Jezu Krishti. Unë nuk ju kam thirrur ju, as edhe nuk ju kam dhënë lejën të reklamoni çdo lloj forme të grupeve të veçanta, të ngritura për të tallur një grup tjetër.

Të gjithë ata që me krenari mburren për aftësitë e tyre intelektuale, të shoqëruara me Mësimet e Mia, me qëllim që të nënvlerësojnë një fëmij tjetër të Hyjit, sidomos shpirtrat e zgjedhur, dijeni se ditët tuaja janë të numëruara. Në të shkuarën, Durimi Im mund të më ndalonte Mua të ndërhyrja në misione të tilla të keq-udhëzuara. Tani, në këto koh
ët e fundit, Unë nuk do ta toleroj mënyrën me të cilën ju përpiqeni të bllokoni Ardhjen Time të Dytë.

Kaq pak nga ju do ta pranojnë planin Tim për t’ju pregatitur për Herën e Dytë të Ardhjes Sime – këtë herë për t’ju sjellë në Epokën e Re të Paqes. Ju tashmë e dini të Vërtetën. Ju e dini se Unë do të vij përsëri, por ashtu si ishte më parë, ju nuk do ta pranoni se jam Unë, Mbreti i të gjithëve, Ai që po ju thërret për të pregatitur shpirtrat tuaj.

Dy mijë vjet për Mua janë asgjë. Duket sikur ishte dje. Prandaj sot, Unë Jam duke ju thirrur të gjithëve ju. Ajo që më trishton Mua është se ata që thonë se më duan Mua, dhe publikisht më pranojnë Mua, me të vërtetë nuk më njohin Mua. Ata kanë pranuar zbukurimet e feve të organizuara, politikat internacionale, madhështitë e ekzagjeruara dhe ceremonitë të fshihen nga Unë.

Unë Jam i thjeshtë në mëndje, trup dhe shpirt, dhe prandaj i përqafoj të parët ata që vijnë para Meje në këtë mënyrë. Kur një baba e mirëpret në shtëpi një fëmijë, që ka qënë jashtë vëndit për pak kohë, ai nuk i vë re rrobat e tij, këpucët, bizhuteritë apo valixhen e tij. Ai shikon vetëm birin e tij, fytyrën e tij dhe dashurinë që ka ekzistuar në zemrën e tij që kur mori frymë për herë të parë kur doli nga barku i nënës. Ai nuk është i interesuar për pasurinë e tij, pikpamjet, opinionet apo thashethemet e tij për të tjerët – gjithçka që ai di është dashuria, që ai ndjen për fëmijën e tij dhe dashuria që fëmija e tij ndjen për të.

Dashuria është e thjeshtë. Ajo është pa komplikime. Ajo nuk vjen nga urrejtja. Ju nuk mund të doni dikë kur shpirti juaj është i mbushur me zemërim dhe urrejtje.

Kur ju më doni Mua, ju duhet të doni të gjithë ata që më ndjekin Mua, pavarësisht se cila është dobësia e tyre. Ju duhet të doni madje edhe ata që janë fajtorë për mëkate të tmerrshme, sepse Unë mund të fal më të keqen nga të gjitha mëkatet. Gjëja që duhet të kujtoni është se, as edhe një njeri nuk e ka të drejtën të kritikoj një tjetër në Emrin Tim. Kjo mund të vij vetëm nga Unë.

Dijeni këtë, se kur vjen për të paralajmëruar botën për mëkatarët, që janë armiqtë e Hyjit, Unë e kam këtë të drejtë. Por në çdo rast, Unë do të kërkoj lutje për shpirtrat e tyre. Do të ketë vetëm një përjashtim. Unë kurrë nuk mund t’ju kërkoj të luteni për antikrishtin, sepse ai nuk vjen nga Hyji.