Kerko Mesazhet ketu

Friday 4 October 2013

Katër mbretëri të fuqishme do të shfaqen si burimi kryesor prej të cilave luftrat do të shtohen

E Shtunë, 21 Shtator 2013, ora 12:22

Bija Ime fort e dashur, shumë do të ndodhi në botë ndërsa fuqia e profetit të rremë rritet dhe kushdo që guxon ta sfidoj atë do të shpërfillet, madje edhe në vëndet më të larta brënda Kishës Sime.

Mosmarrveshjet politike do të pasojnë në katër pjesët e Tokës. Katër mbretëri të fuqishme do të shfaqen si burimi kryesor prej të cilave luftrat do të shtohen. Ndërsa këto mbretëri fuqizohen, ato do të kontrollojnë shumë pjesë të botës, por jo të gjitha, sepse kjo nuk do të lejohej nga Ati Im.

Secila nga këto kombe do të luftojnë mes tyre, edhe pse ato do të deklarojnë se punojnë së bashku. Ndërsa 
mosbesimi shtohet, secili do të përpiqet që t’ja kaloj njëri tjetrit dhe pastaj do të filloj luftimi. Ata do të shkatërrojnë shumë pjesë të kombeve të tyre të varfra. Popujt mbi të cilët ata do të qeverisin do t’ju mbetet fare pak forcë, ku demokracia do të varet në një fije peri. 

Do të jenë këta njerëz të pafajshëm dhe të vuajtur të cilëve do t'ju jepet Mbrojtja e Hyjit nëse ata e kanë Vulën e Hyjit të Gjallë. 

Kurrë mos e nënvlerësoni këtë Dhuratë falas nga Hyji. Vula e Hyjit të Gjallë do t’ju mbroj nga vdekja fizike dhe shpirtëtore p
ërgjatë luftrave. Ju lutem ta jepni këtë tek sa më shumë njerëz të mundeni tek çdo komb. 

Egjipti dhe Siria do të përfshihen në një luftë të fuqishme, e cila do të ketë pasoja për Izraelin. Armiqtë e Hebrenjve janë të shumtë. Të gjitha luftrat që kanë në shënjestër dhe përfshijnë këto dy vënde do të çojnë në një betejë finale, që do të përfshij Izraelin dhe ata do të vuajnë genocidin më të keq të dëshmuar që nga Lufta e Dytë Botërore.

Rënia dhe ngritja e Jeruzalemit është parath
ënë dhe këto beteja duhet të ndodhin përpara se të përmbushen profecitë. 

Jezusi juaj