Kerko Mesazhet ketu

Thursday 3 October 2013

Recitoni këtë Kryqëzatë Lutje të veçantë për t’i përkushtuar të gjithë të afërmit tuaj që Unë t’i mbuloj ata me Gjakun Tim të Çmuar

E Mërkurë, 18 Shtator 2013, ora 23:30

Bija Ime fort e dashur, Unë kërkoj që ju të gjithë të recitoni këtë Kryqëzatë Lutje të veçantë për t’i përkushtuar të gjithë të afërmit tuaj, që Unë t’i mbuloj ata me Gjakun Tim të Çmuar.

Lutja e Kryqëzatës (122) Për Përkushtimin ndaj Gjakut të Çmuar të Jezu Krishtit

I dashur Jezus, unë të kërkoj Ty të më përkushtosh mua, familjen time, miqtë dhe kombin tim ndaj Mbrojtjes së Gjakut Tënd të Çmuar. 

Ti vdiqe për mua dhe Plagët e Tua janë plagët e mia ndërsa unë e pranoj me mirënjohje vuajtjen, të cilën do ta duroj në periudhën drejt Ardhjes Tënde të Dytë.

Unë vuaj me Ty, i dashur Jezus, ndërsa Ti përpiqesh të mbledhësh të gjithë fëmijët e Hyjit në Zemrën Tënde, që të mund të kemi Jetën e Përjetshme. Më mbulo mua dhe të gjithë ata që kanë nevojë për Mbrojtjen Tënde me Gjakun Tënd të Çmuar. Amen.

Ajo që duhet të bëni është të më besoni Mua dhe Unë do t’i mbroj ata që më thërrasin Mua për shpëtimin e tyre dhe të shpirtrave të tjerë.

Shkoni dhe pregatituni për Ditën e Gjykimit. Unë ju bekoj ju të gjithëve dhe ju dhuroj forcën për të vazhduar me përkushtimin tuaj ndaj Lutjeve t
ë Kryqëzatës Sime