Thursday, 22 May 2014

Unë Jam I Pranishëm tek personi që i do të gjithë pavarësisht nga rraca, besimi, seksualiteti apo ngjyra e tyre

E Premte, 16 Maj 2014, në 16:05

Bija Ime e dashur, Unë ju kërkoj të gjithëve ju që më doni Mua t’i përkushtoni tek Zemra Ime shpirtrat e atyre që e refuzojnë Mëshirën Time. Unë ju kërkoj të më sillni Mua jo-besimtarët që nuk do ta pranojnë Egzistencën Time dhe ata që, edhe po të qëndroja para tyre si person, prapë do të më refuzonin Mua. Këta shpirtra të ngurtësuar gjejnë ngushëllim në forma të tjera të kënaqësive shpirtërore, sepse ata refuzojnë të më pranojnë Mua. Po ta pranonin të Vërtetën, ata do të gjenin paqen e madhe të brëndshme, të cilën asnjë formë tjetër e praktikave shpirtërore nuk mund ta dhuronte. Ata që nuk besojnë tek Unë, apo tek Ai I Cili më dërgoi Mua, kurrë nuk do t’i mbushin shpirtrat e tyre me paqe.

Vetëm Unë, Jezu Krishti, mund t’ju sjell paqen e vërtetë në zemrat tuaja, sepse Unë u dërgova prej Atij I Cili ju krijoi për t’ju sjellë tek Ai. Nëpërmjet Meje, ju do të gjeni Atin Tim. Dhe kur Ati të bashkohet me fëmijët që Ai krijoi, paqja do të mbretëroj. Pa Paqen e Zotit, kurrë nuk mund të ketë harmoni në Tokë. Atje ku nuk ka paqe, ju do ta dini se kjo është shkaktuar nga mungesa e shërbimit të përulët ndaj Zotit.

Ata që janë të ditur mbi Fjalën Time Më Të Shenjtë kurrë nuk duhet të harrojnë se çfarëdo njohurie ju mund të keni rreth Meje, ajo kurrë nuk duhet të përdoret kundër Meje. Me këtë Unë dua të them se ju duhet të besoni tek Unë për Atë që Unë Jam. Më pranoni Mua me një zemër të thjeshtë. Kurrë mos e lejoni arrogancën ta errëzoj besnikërinë tuaj ndaj Meje. Ai që është i butë dhe me zemër të dashur më do Mua. Unë Jam I Pranishëm në atë që i do të gjithë – pavarësisht nga rraca, besimi, seksualiteti apo ngjyra e tyre. Unë Jam tek të gjithë që e jetojnë jetën ashtu si Unë i kam mësuar. Unë Jam gjithashtu I Pranishëm tek ata që nuk më njohin Mua, por që i ndjekin Cilësitë e Mia.

Kur Unë erdha në Tokë, Unë kurrë nuk u mburra për Njohuritë e Mia – Unë thjeshtë komunikoja të Vërtetën. Unë kurrë nuk hidhja fjalë të liga; persekutoja apo të qortoja ata që nuk më ndiqnin Mua. Unë kurrë nuk fola keq për ndonjë. Unë i pranova të gjithë fëmijët e Zotit dhe çdo gabim që ata treguan drejt Meje. Unë kurrë nuk thashë se Unë do ta sakrifikoja Jetën Time për pak të zgjedhur. Jo, Unë e dhashë Veten për këdo dhe në veçanti për mëkatarët e rënduar. Unë kurrë nuk zgjodha një njeri mbi një tjetër. Unë kurrë nuk i hodha lavde njërit dhe të shaja tjetrin, sepse kjo do të kishte qënë e pamundur.

Unë kërkoja të përhapja të Vërtetën me shpresën se Fjala Ime do të dëgjohej. Unë solla paqe tek shumë shpirtra të trazuar të cilët e patën përulësinë të më dëgjonin Mua. Unë isha i prerë por i drejtë ndaj të gjithë atyre që më torturuan Mua për shkak të urrejtjes së tyre dhe të gjuhëve të liga. Unë nxorra demonë nga shpirtrat e atyre që u ngritën kundër Meje dhe ju dhashë Dhurata të mëdha atyre në vuajtje të madhe. Unë i shpërfilla ngacmimet e të ashtu-quajturve njerëzit e shenjtë të kohës, të cilët donin vetëm veten e tyre. Zoti nuk ishte kurrë një përparësi në jetën e tyre, kaq të zënë ishin duke u kujdesur pas nevojave të tyre personale. Por shpirtrat që Unë kërkoja më shumë ishin ata që nuk besonin në Zot. Ata u afruan tek Unë dhe nuk e kuptonin se përse ishin të tërhequr drejt Meje. Ata erdhën tek Unë me vullnetin e tyre të lirë, por shumë u sollën tek Unë nga ata shpirtra që më njihnin Kush Unë isha dhe Kush më dërgoi Mua. Për këtë arsye, Unë i mbulova ata me Hire të veçanta dhe ata u konvertuan menjëherë.

Sot, ndërsa Unë flas me ju para Ditës së Madhe, Unë dëshiroj që ju të më sillni Mua shpirtrat e jo-besimtarëve. Ju duhet ta bëni këtë përmes lutjes dhe duke recituar këtë Fushatë Lutje (150) Për të shpëtuar shpirtrat e jo-besimtarëve:

I dashur Jezus, unë të kërkoj Ty t’i shpëtosh të gjithë ata që, edhe pse jo prej fajit të tyre, refuzojnë të pranojnë Ty. Unë të ofroj Ty vuajtjen time për të sjellë tek Ty shpirtrat e atyre që të refuzojnë Ty dhe për Mëshirën që Ti do të hedhësh mbi mbarë botën. Të kesh Mëshirë për shpirtrat e tyre. Silli ata në Strehën Tënde Qiellore dhe falju atyre mëkatet. Amin.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht: