Kerko Mesazhet ketu

Sunday 1 July 2018

Misteret e fshehura për aq gjatë në arkivat e Mbretërisë Hyjnore

E Martë, 7 Shkurt 2012, në 20:00

Unë Jam Jezusi juaj i dashur, Biri i Hyjit Më të Lartit, i lindur prej Zemrës së Papërlyer të Marisë. Unë vij në emër të Trinisë së Shenjtë.

Këto janë ditët, bija Ime fort e dashur, të cilat ti do t’i ndjesh të jenë më të vështirat. Vuajtjet e tua, të dorëzuara tek Unë me gëzim dhe dorëzim në zemrën tënde, do të shpëtojnë shumë shpirtra. Ti duhet të jesh e guximshme kur ta bësh këtë dhe mos u merakos për shëndetin tënd. Sepse kjo është vetëm një tjetër sprovë, e cila nuk do të zgjasë shumë, por që do të vazhdojë gjatë të më sjellë Mua shpirtra të humbur. 

Libri Im i së Vërtetës
po jepet që kështu besimtarët ta dëshmojnë shpalljen Time të Mistereve, të fshehura për aq gjatë, në arkivat e Mbretërisë Hyjnore.

Tani që e vërteta është duke u shpalosur, njerëzimi duhet ta pranojë se kjo, Fjala Ime Më e Shenjtë, tani do të paraqitet që gjithsecili ta kapërdijë.

Kjo do të sjellë një lehtësim të ëmbël për shpirtrat tuaj por që, për ata që janë të larguar nga Unë, do të bëhet shumë e vështirë për t’u pranuar.

Hidhësia e së Vërtetës është e vështirë për t’u përtypur por, nëse pranohet, do të sjellë ngushëllim tek ata që do ta pranojnë se, me të vërtetë, jam Unë Jezusi juaj i shtrenjtë që vjen për t’ju përqafuar në këto kohë.

Unë, Qengji i Hyjit, vij tani për t’ju sjellë drejt shpëtimit tuaj.

Pa ndihmën Time kjo nuk do të ishte e mundur.

Unë ju sjell Dritën tani dhe ju duhet të ecni pas Meje ndërsa Unë ju udhëheq drejt Parajsës së Re.

Unë ju bëj thirrje të gjithëve që të jeni trima, të fortë dhe të patrembur në shkretëtirën e tmerrshme ku ju tani gjendeni.

Nuk do të jetë e lehtë por Unë ju premtoj se forca që unë do t’ju jap do ta bëjë këtë udhëtim më pak të vështirë.

Pranojeni atë çfarë ju dëshmoni në botë pasi pastrimi vazhdon me intensitet të madh. Sepse kjo është e nevojshme.

Lutuni, lutuni, lutuni për durim dhe qëndrueshmëri sepse ju duhet të ngriheni përmbi errësirën dhe të më ndihmoni Mua për ta çuar gjithë njerëzimin brenda Dritës.

Kurrë mos e humbisni shpresën. Thjesht mbajeni mend se gjithçka që ka rëndësi është bashkimi i njerëzimit. Lutjet tuaja, vuajtjet dhe dashuria juaj për Mua do të ndihmojnë ta bashkojnë familjen Time të Shenjtë dhe të çmuar në Parajsën Time të Re mbi Tokë.

Shikoni përpara fëmijë sepse kjo është jeta për të cilën jeni të destinuar kur i bindeni Vullnetit Tim të Shenjtë.

Unë ju dua dhe ju bekoj, fëmijë të dashur, për dashurinë dhe dhembshurinë tuaj për Mua, Shpëtimtarin tuaj të dashur.

Jezusi juaj