Kerko Mesazhet ketu

Sunday 1 July 2018

Virgjëra Mari: Kur ju e thoni Rruzaren, ju mund të ndihmoni të shpëtoni kombin tuaj

E Diel, 5 Shkurt 2012, në 13:15

Fëmija im, unë iu bëj thirrje të gjithë fëmijëve të mi që të luten për bashkim në botë në këtë kohë.

Besimi në Birin tim po zhduket dhe fëmijët e mi po lihen me shpirtra të zbrazur.

Unë jam Zemra juaj e Papërlyer dhe përmes dashurisë që unë e kam për Birin tim të çmuar, Jezu Krishtin, do të punoj ngushtësisht me Të për të shpëtuar njerëzimin.

Duke u lutur që unë të ndërmjetësoj, unë do t’i lutem Atit tim, Hyjit Më të Lartit, që ta përmbajë Dorën e Tij të Drejtësisë nga ndëshkimi i rreptë që Ai do të hedhë mbi Tokë, për të ndaluar përhapjen e ligësisë.

Unë do t’ju ndihmoj fëmijë që të afroheni më shumë tek Zemra e Birit tim. Kur ne punojmë së bashku, fëmijët e mi, ne mund të shmangim katastrofa në mbarë botën.

Kurrë mos e harroni rëndësinë e Rruzares sime Më Të Shenjtë, sepse kur ju e thoni atë çdo ditë, ju mund të ndihmoni të shpëtoni kombin tuaj. Fuqia e Satanit dobësohet kur ju e thoni Rruzaren time. Ai vrapon tutje në dhimbje të madhe dhe bëhet i pafuqishëm. Është tepër e rëndësishme, pavarësisht se çfarë besimi të Krishterë i përkisni, që ta thoni këtë të paktën një herë në ditë.

Shumë njerëz nuk më pranojnë mua, Nënën e tyre të Bekuar.

Ashtu si Biri im, unë jam e refuzuar, e përbuzur, e fyer dhe e poshtëruar. Megjithatë, duke kërkuar ndihmën time, unë mund t’i sjell shpirtrat drejt e tek Zemra e Shenjtë e Birit tim, Jezu Krishtit.

Biri Im, Jezu Krishti, është Shpëtimtari juaj, fëmijë, dhe Ai kurrë nuk do t’i refuzojë mëkatarët, pavarësisht se sa të nxirë janë shpirtrat tuaj.

Nëse ju ndjeni keqardhje që e keni fyer Atë, thjesht më thërrisni mua Nënën tuaj të dashur dhe unë do t’ju marr për dore drejt Tij.

Biri im po përgatitet që të vijë për t’i bashkuar të gjithë fëmijët e Tij që ju të gjithë të mund të bashkoheni me Të në Parajsën e Re mbi Tokë. Vetëm shpirtrat e pastër dhe të përulët mund të hyjnë.

Ju duhet t’i filloni përgatitjet tuaja tani. Filloni me recitimin e Rruzares sime të Shenjtë.

Kaq e rëndësishme është kjo Lutje saqë tani duhet të bëhet një Lutje e Kryqëzatës, më vete.

Lutja e Kryqëzatës (26) – Lusni Rruzaren për të shpëtuar kombin tuaj

Ndjeni paqen, fëmijë, kur ju meditoni mbi Rruzaren time.

Ndërsa Hiret të jenë derdhur mbi ju, pas recitimit të saj, ju do ta kuptoni atëherë se mashtruesi është larguar nga ju dhe në vend të tij, do të vijë dashuria. Dashuria vjen nga Ati im i Përjetshëm.

Kur ju të ndjeni dashuri në zemrat tuaja, ju do ta kuptoni se po e fitoni betejën për ta mundur të ligun.

Mbretëresha juaj e dashur e Engjëjve
Nëna e Shpëtimit