Kerko Mesazhet ketu

Sunday 1 July 2018

A menduat se Unë do t’ju shpërfillja deri në Ditën e Gjykimit?

E Enjte, 2 Shkurt 2012, në 15:30

Bija ime fort e dashur, sa i gëzuar jam Unë nga përgjigja e ndjekësve të Mi ndaj Dhuratës Sime të Madhe të Indulgjencës Plenare për Heqjen e Plotë të mëkateve (Lutja e Kryqëzatës 24). Por sa i trishtuar jam Unë për ato zemra mosmirënjohëse që e refuzojnë Dhuratën Time.

Këto shpirtra nuk arrijnë ta kuptojnë se vetëm Hyji Atë mund ta miratojë këtë Dhuratë të Indulgjencës Plenare. Nëse kjo i jepet botës përmes Zëdhënësit Tim të Shenjtë apo përmes Meje, Shpëtimtarit tuaj Hyjnor, nuk është e rëndësishme.

Çfarë është e rëndësishme është se ka mbetur fare pak kohë për të shpëtuar shpirtrat e njerëzimit.

Atyre që e vënë në pyetje Fjalën Time ta dini se Unë Jam Shpëtimtari juaj Hyjnor që po ju flas nga Qielli. A nuk e pranoni ju se Unë Ekzistoj? Se Unë dëshiroj t’ju dërgoj një Mesazh në këto, kohë të fundit? A menduat se Unë do t’ju shpërfillja deri në Ditën e Gjykimit? Se Unë nuk do t’i përgatisja shpirtrat tuaj duke komunikuar me ju në këtë mënyrë?

Nëse ju besoni tek Unë, atëherë ju duhet të besoni në Ndërhyrjen Hyjnore. Dhe nëse nuk besoni, atëherë ju nuk i keni hapur zemrat tuaja. Si ta kuptoni se jam Unë?

Unë ju kërkoj që të uleni tani dhe të flisni me Mua privatisht. Më kërkoni Mua Hirin e Shpirtit të Shenjtë dhe Unë do t’ju përgjigjem menjëherë, shpirtrave të hapur dhe të pastër.

Uleni mburojën tuaj dhe më lejoni Mua t’jua jap këtë Dhuratë të veçantë. Dijeni se ju më fyeni Mua kur i refuzoni Dhuratat e Mia. A do të thotë kjo, gjithashtu, se ju do ta refuzoni edhe Mëshirën Time? Ulini kokat tuaja dhe kërkoni falje. Kur ju vini tek Unë në mirënjohje të përulët, Unë do t’ju tregoj të Vërtetën.

Kur ju t’i hapni sytë ndaj të Vërtetës, lotët tuaj të mirënjohjes do të dalin dhe ju do të më falënderoni Mua, përfundimisht, për Dhuratën Time të Madhe të shlyerjes së mëkateve.

Shpëtimtari juaj Hyjnor
Jezu Krishti