E Premte, 2 Gusht 2013
Bija ime, unë qëndroj para Birit tim, në këtë kohë, dhe bie përmbys tek Këmbët e Tij me hidhërim të madh. Ashtu si unë duhej të dëshmoja Mundimin e Tij tek këmba e Kryqit të Tij, gjatë Kryqëzimit të Tij të tmerrshëm, unë tani duhet të duroj Dhimbjen e Tij edhe njëherë.
Kryqëzimi i Birit tim po ndodh përsëri ndërsa Trupi i Tij, Trupi i Tij Mistik, që është Kisha e Tij mbi Tokë, duhet të duroj një fshikullim nga të vetët e Tij. Ata, armiqtë nga brënda Kishës së Tij, do ta fshikullojnë Trupin e Tij, do ta copëtojnë Atë, do ta tallin Atë mizorisht dhe do ta shkatërrojnë Atë, përpara se ta hedhin Atë tutje. Kisha e Birit tim tani do të fshikullohet, gjatë asaj që do të jetë faza e parë e Kryqëzimit të Tij mbi Tokë në këto kohë.
Ata do ta marrin Trupin e Tij – përmes Eukaristisë së Shenjtë – dhe do ta fyejnë Atë ashtu si edhe do ta poshtërojnë Atë. Shumë shenja do të shihen për këtë, pasi çdo veprim i pasjellshëm dhe djallëzor do të kryhet, me qëllim që ta fyejnë Atë. Pasi ata të kenë shkatërruar Eukaristinë e Tij Më Të Shenjtë, ata do ta hedhin Atë tutje dhe shpejt do të jetë shumë e vështirë për ta marrë Atë. Ky është vetëm një nga shumë planet e kryera për të zhdukur Praninë e Birit tim në Meshën e Shenjtë.
Shumë do t’i shikojnë këto veprime të liga dhe do ta dinë se ato e fyejnë Birin tim. Shumë do të protestojnë, por zërat e tyre nuk do të dëgjohen. Priftërinjtë e gjorë, që do të vuajnë si rezultat i këtij shkatërrimi, ju duhet të më kërkoni mua, Nënën tuaj, t’ju ndihmoj të duroni dhimbje të tillë. Ju kurrë nuk duhet të ndërhyni në Eukaristinë e Shenjtë, sepse Ai është Ushqimi juaj i vetëm i Shpëtimit. Pa Atë, ju do të vuani. Ai gjithmonë duhet t’i ofrohet secilit prej fëmijve të Hyjit. Ju kurrë nuk duhet të pranoni që ndonjë lloj tjetër buke të jetë Ushqimi i Jetës.
Së shpejti do t’ju kërkohet të ofroni një zëvendësues për Eukaristinë e Shenjtë, i cili nuk do të jetë Trupi i Birit tim. Ju duhet të qëndroni të vërtetë ndaj Dhuratës së Eukaristisë së Shenjtë madje edhe kur t’ju thuhet se Ajo nuk është më e vlefshme – nuk është më e pranueshme në fenë e re mbarë botërore.
Nëna juaj në Krishtin
Nëna e Shpëtimit
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/08/02/mother-of-salvation-soon-you-will-be-asked-to-give-out-a-substitute-for-the-holy-eucharist-which-will-not-be-the-body-of-my-son/