E
Martë, 31 Maj 2011, në 10:00
Bija
Ime fort e dashur, ky ka qenë një udhëtim shumë i jashtëzakonshëm për ty në një kohë
kaq të shkurtër. Unë e kuptoj se ti je e lodhur tani. Shpejtësia me të cilën
këto Mesazhe janë marrë nga ti dhe janë publikuar në aq shumë gjuhë, kaq
shpejt, të tregon ty urgjencën që ato përfaqësojnë. Kjo gjithashtu të tregon
drejtimin Hyjnor në veprim në formën e vet më të përkryer.
Këto
Mesazhe, ndërsa janë të mbushura me Mësimet e Mia, në të vërtetë po jepen për
të shpjeguar rëndësinë për t’u kujdesur për shpirtrat tuaj, në këtë jetë, sa e
keni mundësinë. Shumë njerëz, kur t’i lexojnë këto Mesazhe, sidomos ata me pak
besim në Hyjin Atin e Përjetshëm, do të shqetësohen prej tyre. Shumë do të
kthehen në besim. Disa do të frikësohen për të ardhmen e tyre mbi këtë Tokë dhe
të familjeve dhe miqve të tyre.
Ju lutem t’iu tregosh
atyre se unë i dua ata
Nëse i hapin mendjet e tyre së pari
ndaj faktit se Hyji me të vërtetë Ekziston, atëherë ata do të jenë gati për
fazën e dytë. Ajo është kur ata do të fillojnë të pyesin veten përse po ndodh
një komunikim i tillë – përse Jezu Krishti, Biri i vetëm i Hyjit Atit të
Përjetshëm, do të ndërmerrte hapa kaq të jashtëzakonshëm – ata do të arrijnë në
konkluzionin e qartë.
Është
për shkak se Unë e dua secilin prej jush që Unë dua t’ju shpëtoj. Unë ju dua
fort të gjithëve dhe Unë duhet të bëj të pamundurën për t’ju sjellë më pranë
Zemrës Sime.
Unë
dua t’ju prek në zemrat tuaja, me qëllim që një dritë të ndizet në shpirtin
tuaj. Nuk ka asgjë për të pasur frikë në këtë botë nëse ju do të besoni
plotësisht tek Unë. Unë kam plane të mrekullueshme për të gjithë ju që afroheni
më pranë Zemrës Sime të Shenjtë. Dhuratat më të jashtëzakonshme ju presin. Mos
kini aspak frikë nga trazirat në botë, sepse Unë do t’i mbroj të gjithë ata që
besojnë tek Unë dhe do t’jua plotësoj nevojat e trupit. Besoni tek Unë, Zoti i
Njerëzimit, i dërguar përsëri, për t’ju shpëtuar nga errësira e përjetshme.
Kthehuni
tek Unë si fëmijë të pafajshëm
Nuk
është nevoja të mësoni lutjet nëse jeni të paditur. Po, ato janë të dobishme,
por e gjitha që Unë ju kërkoj të bëni është të flisni me Mua. Në mënyrën me të
cilën ju normalisht bisedoni me një mik, qetësohuni, kini besim tek Unë. Më
kërkoni Mua për ndihmën Time. Mëshira Ime është e mbushur dhe po derdhet në
pritje për t’u vërshuar mbi ju. Vetëm po ta njihnit Dhembshurinë që Unë e kam
për secilin në Tokë. Madje dhe për mëkatarët. Fëmijët e Mi janë fëmijët e Mi
madje dhe kur mëkati i njollos shpirtrat e tyre. Unë e urrej mëkatin por e dua
mëkatarin.
Sa
shumë prej jush kanë frikë të kërkojnë falje rregullisht. Ju kurrë nuk duhet të
shqetësoheni – asnjëherë. Nëse jeni penduar me të vërtetë ju do të faleni.
Mëkati,
fëmijët e Mi, do të jetë një problem i vazhdueshëm. Madje dhe ndjekësit e Mi më
të devotshëm mëkatojnë, dhe mëkatojnë herë pas here. Ky është fakt. Me t’u
lëshuar Satani, mëkati u përhap. Shumë janë tepër të turpëruar që të kthehen
tek Unë. Ata i ulin kokat dhe e bëjnë një sy të verbër kur janë sjellë keq.
Tepër krenar dhe të turpëruar, ata vazhdojnë sikur ajo do të harrohet.
Çfarë
ata nuk kuptojnë është se errësira tërheq errësirë. Kështu që kur ju mëkatoni
një herë, është shumë më e lehtë të mëkatoni përsëri. Duke e bllokuar
ndërgjegjen tuaj, cikli atëherë vjen vërdallë e vërdallë. Kështu mëkatari do të
japë çdo justifikim për ta shpërfillur keqbërjen. Ata do të vazhdojnë të bien
gjithnjë e më poshtë në një spirale. Kjo është sepse ata nuk e dinë se si të
kërkojnë falje. Për arsyen se ata nuk e kanë kuptuar rëndësinë e përulësisë,
ata e kanë të pamundur që të kthehen tek Unë.
Dijeni se nuk është e
komplikuar të më kërkoni Mua falje. Kurrë të mos kini frikë nga Unë. Unë e pres
secilin prej jush që e ka guximin t’i dënojë mëkatet e veta. Kur ju hyni në
këtë praktikë, disa Hire të jashtëzakonshme do t’ju dhurohen. Pasi t‘i keni
rrëfyer mëkatet tuaja, ju do të jeni në një gjendje hiri. Pastaj kur ju ta
merrni Sakramentin e Eukaristisë ju do të ndjeni një energji vërshuese që do t’ju
habisë. Atëherë dhe vetëm atëherë ju do të gjeni paqen e vërtetë.
Asgjë
nuk do t’ju trazojë. Ju do të jeni të fortë, jo vetëm në shpirt, – mendja juaj
do të jetë më e qetë dhe më në kontroll. Ju do ta shikoni jetën me një
këndvështrim të ndryshëm dhe më pozitiv. Kush nuk do ta donte një jetë të
tillë?
Kthehuni,
fëmijë, tek Unë, gjatë këtyre kohëve të dëshpërimit në botë. Më lejoni Mua t’ju
tregoj gëzimin që është i juaji kur ju ktheheni tek Unë.
Mbajeni
mend se Unë dhashë Jetën Time për ju një herë. Dashuria Ime nuk njeh kufi. Unë
do t’i përgjigjem thirrjes suaj. Gjithçka që ju duhet të bëni është të kërkoni.
Shpëtimtari juaj i
shtrenjtë i dashur
Jezu Krishti