Kerko Mesazhet ketu

Friday 8 August 2014

Doktrina e krijuar nga njeriu nuk do ta ushqej shpirtin tuaj

E Dielë, 20 Korrik 2014, në 16:45

Bija Ime fort e dashur, kur bota është nën frymën e errësirës, bëhet shumë e vështirë për ata që besojnë tek Unë, Jezu Krishti, të qëndrojnë besnikë ndaj Fjalës Sime. Kur Kisha Ime të lëkundet, atëherë besimtarët do të ndjehen të zhgënjyer me gjithçka që Unë ju mësova dhe ata do të luftojnë me besimin e tyre.

Nuk është dëshira Ime që ju ta largoni vëmëndjen tuaj nga Fjala e Hyjit dhe kur ju ta bëni këtë, nuk do ta gjeni Praninë Time. Kur nuk i përmbaheni Fjalës Sime, dhe kur e lejoni veten të përfshiheni në një ndjenjë të rreme sigurie – kur mëkati të shtyhet mënjanë si të jetë pa pasoja – atëherë ju do ta keni të vështirë të qëndroni besnikë ndaj Mësimeve të Mia.

Ngrihuni, të gjithë ju, dhe dëgjojeni Zërin Tim tani kur Unë ju them këtë. Gjithçka që Unë ju mësova, duke qen
ë e Shenjtë, do të copëtohet. Shumë nga ju do të ngatërrohen kur sa shumë Mësime, të dhëna nga Unë tek Kisha Ime, së shpejti do të trajtohen sikur të mos jenë për këto kohë. 

Kohët që ju do të hasni përpara do të sjellin shumë vuajtje, sepse nuk do t’ju jepet drejtimi mbi të cilin Kisha Ime u ndërtua. Ndërtesa do të shëmbet, besimi i shërbëtorëve të Mi të shenjtë do të dobësohet, përtej aftësisë suaj për ta kuptuar, dhe e gjithë e Vërteta do të shkatërrohet. Doktina e krijuar nga njeriu nuk do ta ushqej shpirtin tuaj. Vetëm Unë, Jezu Krishti, mund t’ju ushqej me Besimin, i cili do t’ju bëj të denjë të më ndiqni Mua. Çfarëdo që t’ju thuhet, ju gjithmonë duhet të qëndroni besnikë ndaj Meje, sepse Unë do të qëndroj gjithmonë besnikë ndaj jush.

Kur ju ndaheni nga Unë, Unë do të qëndroj pranë jush vazhdimisht, duke u përpjekur për t’ju kthyer tek Unë. Dhe ndërsa ju mund të endeni larg dhe t’i përshtatni jetët tuaja sipas fallciteteve, Unë kurrë nuk do t’ju braktis. Dhe kur të jeni plotësisht të humbur, Unë do t’ju gjej dhe do t’ju kthej në Mbretërinë Time. 

Unë kurrë nuk do t’ju braktis edhe pse ju do të më braktisni Mua.

Jezusi juaj